Kush po e fiton betejën mediatike verore Rama-Meta

Nga Dritan Hila

Pak shqiptarë do të kenë dëgjuar për Hose Mujikën. Është presidenti i 40 i Uruguait, në periudhën 2010-2015. Ish-guerilas i ekstremit të majtë të Tupacamaros, i burgosur dhe torturuar, u bë më vonë i famshëm për veshjen e tij me pantallona mbi syrin e këmbës dhe sandale; banimin në kasollen e tij në periferi të kryeqytetit ku kultivonte krizantema në kohën e lirë; faljen e rrogës presidenciale për të varfrit dhe përdorimin e një Ëolksvagen Bentley të shkundur nga llamarinat.

Në historiografi politike mbahet mend si njeriu që mori një vend të telendisur nga diktaturat dhe luftërat, por e dorëzoi me një ekonomi që e kanë zili edhe fqinjët. Por nuk është kjo që e bëri të famshëm në botë por marrëdhënia me publikun duke nisur nga veshja e deri te komunikimi.

Ndërkohë në Shqipëri temperatura 40 gradë nuk ka mjaftuar të çojë politikën me pushime qoftë edhe nëpërmjet marrëdhënieve me publikun ku mbetet në plan të parë Rama-Meta.

Rama ende vazhdon të mbajë primatin. Ashtu si Mujica pret gazetarin e Euroneës me pantallona të shkurtra dhe shapka, por kujdeset që në sfond të jetë godina hijerëndë qeveritare pasi shqiptarët nuk e duan fukaranë dhe adhurojnë pushtetin; nuk mërzitet kur gazetarit i prishet telefoni dhe i tregon për aventurën e tij. Edi Rama nuk e fal rrogën e tij, vishet firmato, qarkullon me benz 600 mijë eurosh dhe nuk ka një të kaluar guerili. Por shfrytëzon detajin çka e bën të admirueshëm në sytë e të huajve. E ndërkohë pushon në Dhërmi, në Mekën e rinisë shqiptare, çka i jep edhe një tis trendi.

Ndërkohë Meta ka shkuar në një krahinë të humbur mes maleve që pak shqiptarë e dinë ku bie (kush dreqin ia këshillon); me baritjet e tij nëpër shkrepa nuk ngjall simpati as për fëmijët e atyre që kanë lindur aty pasi duan të vijnë në Tiranë dhe pushimet t’i bëjnë në Dhërmi; ku nuk merr guximin të shkojë asnjë gazetar vendas, pale i huaj; nga ku transmeton ecje zbathur nëpër përrenj që në vend të njeriut të fortë të krijojnë idenë e eremitit që ndëshkon veten për mëkatet që ka bërë dhe urimet i jep për Bajram duke pirë kafe.

Dhe pyetja e parë që i lind në mendje një profesionisti është: ku dreqin i ka gjetur këta këshilltarë gdhe?! Vërtet në epokën e imazhit dhe rrjeteve sociale, kështu do ta mundë Ramën?! (dritare.net)

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Kush po e fiton betejën mediatike verore Rama-Meta”

  1. koki says:

    TANI JE GJIGAND…. URIME…
    SA PER DYSHEN QE PERSHKRUAN MENDOJ KETU DALLOHET QYTETARI NGA SHPELLARI…
    META NGA KOKA DOKET SI COBAN ME DHI……
    NDOSHTA MERR MALET SE NUK DURON DOT MONIKEN QE ESHTE BERE SI ZARBE RRUGESH.

  2. Zgalem says:

    Nuk mund t’i shmangesh psikollogjise se rinise . Meta ka kulture turkoshake , qe eshte me ire se te mos keshe fare . Zgalem

  3. MONTEVIDEO says:

    Shkrim qe flet qarte dhe me plot elegance . Te le shijen e gazetarise first class. Dritani eshte mjeshteri i fjales , njohes i shkelqyer i shijeve te publikut dhe i temave te nxehta qe kane nevoje ti qasen atij.

  4. mik says:

    Si mund te quash intelektual dike qe ban kesisoj shkrimesh ?!
    Edhe nje femij e di se nje Kryeminister apo nje President shteti, vlersohen ne baze te aftesise drejtuese ne zhvillimin e shtetit qe i perkasin ( si Hose Mujika qe e moret si shembull pozitiv ) por jo se njeri asht ” trendi ” e tjetri asht ” malok “.
    A me te vertete kujton se ky popull ka nevoje per keto lloj shkrimesh ?!
    Cfar pyke !!

  5. Rako says:

    Meta do te kaloje ditet e mandatit , duke lagur kembet ne perrenjte e maleve te Shqiperise e gerxheve te Kalabrise!Por ai eshte bere si ai ushtari qe ke treguar edhe ti i madhi Tançe, ku donte kalonte “ushtrine duke bere tere diten shuren”!

  6. deda says:

    Helbete o Dritn ,ata e drejton Qim Peka duke i mbushur mendjen se po te shkoje neper ato bjeshke ka me u burerue e populli ka me e adhurue si prijs!Thone qe e kan çue tek Mit Sokoli me e pyet se si e ka fitu ate trimeri!Ndaj lere mjeanin se ka frik se po ti sjelle femijet ne Tirane ne keto kohe te trazuara mos edhe nuk ia lene me te kalojne kufirin nga Rinasi e per pasoj nga ato shtigje edhe sikur te kete ndonje urdhen ia qit Qim Peka me do miqt te tij ne rruge dhish pertej kufinit shqiptare!Ndaj edhe ai s’don me ardhun ma ne Tirane!

  7. TOMAS says:

    GJE PA BUKE O KOMUNIST.NUK KA BARAZI SOCIALE TANI .UNE VE NE DYSHIM INTELEGJECEN TENDE(NUK E DI C’FARE GRADE SHKOLLIMI KE).PRA TI REKOMANDON NJE REVOLUCION?KETE E KA THENE BERISHA PREJ KOHESH.NUK NA THE NDONJE GJE TE RE.STUDIO ME SHUME FILOZOFINE E RE ,SHKECAT EKONOMIKE TE KOHES SEPSE GJERAT NUK JANE SIC KA THENE M-L.

  8. Don says:

    Eh, Dritan, sikur politkia të ishte kaq e thjeshtë dhe fitoret të vareshin vetëm nga PR! Por është më e komplikiar, biles aq e komplikiar sa edhe ky shkrim i yti të jetë i kërkuar nga Endri…

    1. pompisti says:

      Zotin Rama e solli vet zoti, dhe do te largohet vetem kur ta urdheroj po zoti.

      1. o pompisto ! amon te ka bo pompa ty qe flet per ramen si per zotin ! ai eshte nje plehre nje djall ne toke ! turp e ka futur vendin ne borxh dhe femijet qe nuk kane lindur akoma jane ne borxh ! pompisto keq per ty se je pompu edhe ne tru !

  9. BRSS says:

    KETE KOKE BYTHEN E SKRAPARIT NUK E QAS NE SHTEPI AJO BUÇJA SE TANI PO JA FUSIN NJERI TJETRIT SADO QE TE MUNDOHEN APO TE ZVARRIN PUNET DO VIJ NJE DITE QE DO SHKOJN NE GOP TE ASAJ QE IKA BER PLERAT

  10. alphade says:

    Z. Dritan nuk kam shkruar asnjehere per JU ! Ju respektoj mbase vetem per nje aresye shume te thjeshte: Je i paanshem,shume objektiv dhe direkt. Jeni nje gazetar me karakter …. Ne gjirin ga-zetaresk sot per sot jane te paket ata gazetare qe gezojne keto ci-lesi te vyera…. Respekte..,,!!!

  11. ana says:

    Shkrim pa kuptim, i kote dhe bajat. Temperaturat e larta te veres paskan bere punen e tyre dhe tek ky individ.

  12. Shkembi says:

    Sakt Dritan.Likes,sovrani ja ndryshoi llagepin nga META ne Floriri.Por aman dhe Likja nuk u tut ; I quajti “koke pa lare”.
    ” Dhe aktualisht ,ndersa Rama e pret VETINGUN ne trojet e te parve,Likja ka mare malet! Nuk e di ne se lidhet kjo me mallkim popullor: Marsh malet?

  13. KËRKOHET NJË AMSHOR PËR PD-në. says:

    DRITAN ! LIKJA KA MARRË FUND. BASHA, PO ASHTU .
    DUHET TË MBARSET PD-ja, ME KË ???, SE DI .
    DUHET NJË PJELLË E RE ,E SHËNDETSHME , SE NA MORI LUMI !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *