Nga Bale te James, Pogba dhe Neymar; Zidane vendos pikat mbi “I”

12 Gusht 2019, 10:35Sport TEMA

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, insiston se Gareth Bale dhe James Rodriguez kanë 100 përqind të mbështetjes së tij, por nuk pranoi të përjashtojë shitjet e tyre përpara fundit të merkatos së verës.

Të dy futbollistët kanë qenë të lidhur fort me një largim nga të bardhët, por deri më tani, klubi nuk ka qenë në gjendje t’i “skarcojë” ato.

Për James ka qenë i interesuar Napoli dhe Atletico Madrid, pas kthimit të tij dy vite mbas huazimit te Bayern Munich, ndërsa Bale gati u bashkua me skuadrën kineze Jiangsu Suning, muajin e kaluar.

Kolumbiani nuk ka luajtur qoftë edhe një herë të vetme në përgatitjet parasezonale me Real Madridin, ndërsa Bale humbi tri ndeshjet e mëparshme, para se të aktivizohej si zëvendësues ndaj Romës, ku humbi edhe penalltinë.

Kjo ndeshje përfundoi 2-2, pas 90 minutave.

Nga pika e bardhë dolën fitues romakët. Zidane është këmbëngulës që të dy lojtarët mund ta konsiderojnë veten pjesë e skuadrës, megjithëse bëri pak për të sqaruar të ardhmen e secilit

“James dhe Bale janë lojtarët e skuadrës sonë. Ata të dy janë të federuar e regjistruar, por gjithçka mund të ndodhë.

Si trajner i Real Madrid, duhet t’i besoj ata. Unë bazohem 100 për qind në to. James nuk është thirrur në skuadër së fundi, por kjo gjë mund të ndryshojë. Edhe para fundit të merkatos, gjithçka mund të ndodhë”.

Edhe pse sezoni i ri fillon fundjavën e ardhshme në Spanjë, merkatoja do të mbetet e hapur deri më 2 shtator, duke i dhënë Real Madridit mjaft kohë për t’i sistemuar disa çështje të tilla. sjellë shtesa të mëtejshme.

Neymar dhe Paul Pogba janë dy lojtarë të lidhur me klubin madrilen, por Zidane nuk ishte në gjendje t’i ushqente spekulimet: 

“Ne kemi ato lojtarë që kemi, mendojmë vetëm për këtë. Mendja jonë po mendon vetëm për ditën e shtunë, ndeshjen e parë të La Liga-s”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje