Paraja, Liria, Morali… Çfarë mund të mësojmë nga Karl Marksi sot?

Kritikat e Marksit ndaj shfrytëzimit ekonomik dhe padrejtësisë janë më aktuale se kurrë?

Kështu thotë Prof. Andreas Arndt në këtë intervistë.

Ai jep mësim në Departamentin e Filozofisë në Universitetin Humboldt në Berlin.

Èshtë kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare Hegel dhe punon pranë Qendrës Kërkimore Schleiermacher të Akademisë së Shkencave të Berlin-Brandenburgut 

Deri disa vjet më parë mendohej se ideja marksiste kishte vdekur, por në fakt duket se kritika e tij ndaj shfrytëzimit ekonomik dhe padrejtësisë janë në kuadër të krizës financiare më aktuale se kurrë. Çfarë mund të mësojmë ne sot ende nga Karl Marksi?

Andreas Arndt: Aktualiteti i Marksit nuk lidhet me atë që besohej për një kohë të gjatë – pra që ai na ofron një libër me receta se si ta ndryshojmë shoqërinë, por me metodën e tij, me analizën kritike.

Marksi nuk analizon ndonjë pjesë çfarëdo biznesit të ekonomisë dhe të biznesit, por shqyrton një mënyrë prodhimi e cila që nga fillimi i saj është globale.  Duke zgjeruar diapazonin e vështrimit të problemeve ai ka në fokus të analizës marrëdhënie, të cilat zakonisht nuk janë parë në atë mënyrë.

Një projekt i madh në veprën e Marksit është përgjigja për pyetjen “se si mund të stabilizohet sistemi? Dhe nëse ai mund të stabilizohet ndonjëherë?” Dhe ai arrin në përfundimin se në një perspektivë afatgjatë gjërat nuk mund të funksionojnë ashtu si janë.

Dhe ajo që po shohim në tregjet financiare sot është sigurisht një pjesë e zhvillimeve sikurse i kishte vrojtuar Marks. Ajo që ai vuri re qe që nevoja për kapital është vazhdimisht në rritje, pra që duhet të ketë në dispozicion gjithnjë e më shumë kapital për të kompensuar pabarazitë mes të sektorëve të prodhimit dhe për ta mbajtur të gjithën në veprim.

Por ky kapital nuk investohet në prodhim, por krijohet në një masë të madhe në mënyrë spekulative.

Fuqia e Marksit është analiza shkencore, por a është ai analist i pastër? Çfarë roli luan morali?

Morali luan rol, sepse ai pyet për kushtet e realizimit të lirisë. Unë mendoj se ai për këtë bën për vete konceptin e Hegelit të historisë së lirisë.

Ai dëshiron që njerëzit të jetojnë dhe të punojnënë të kushte të përshtatshme, pa qenë në pozicione vartësie. Kjo nuk duhet bazuar në një kuptim individual të moralit, por më tepër tek një koncept për të cilin Hegeli – mësuesi i Marksit – ka përdorur termin “frymë  morale e bashkësisë”.

Në kohën kur Marksi shkruante teoritë e tij nuk kishte fanella e këmisha të prodhuara në vendet në zhvillim… Që në Manifestin e tij komunist Marksi bashkë me Friedrich Engelsin, kanë përshkruar tendencat drejt globalizimit.

Dhe ai ka treguar në shumë studime të veçanta që kapitali shkon aty ku  forca punëtore është më e lirë – dhe që përpiqet ta ulë sa më tepër nivelin e pagave. Pra transferimi i prodhimeve në vendet me paga të ulëta mund të kuptohet mjaft mirë me Marksin. Ka shumë që e konsiderojnë Marksin si një fetishist të prodhimit.

Por ai nuk e kishte fjalën vetëm tek prodhimi. Rritja e vazhdueshme e prodhimit ka pasoja për burimet që dikur u vjen fundi, këtë marrëdhënie Marksi e ka parë shumë qartë. Në këtë drejtim ai ka kontribuar edhe për disa çështje diskutimi nga pikëpamja ekologjike.

Marksi është së bashku me Engelsin një prej teoricienëve më me ndikim të socializmit dhe të komunizmit. Sa lidhje ka ajo që është bërë në praktikë nga teoritë e tij (për shembull, nga Stalini) me atë që donte vetë Marksi?

Kjo është një pyetje e vështirë, sepse natyrisht nuk mund të thuash se ato nuk kanë të bëjë fare me njëra-tjetrën.

Disa gjëra janë marrë vërtet gabim, sepse tek Marksi paraqiten në një kontekst krejt të ndryshëm. Unë do të thosha se deficiti i madh i teorisë së Marksit është se nuk ka lënë pas ndonjë teori të politikës dhe të shtetit.

Po ne nuk mund ta fajësojmë për këtë për shkak se një gjë e tillë qe planifikuar – por ai nuk arriti ta realizonte. Në këtë teori do të ishte trajtuar  dhe sqaruar në detaje edhe çështja e rëndësishme e të kuptuarit të së drejtës. Nëse i lexon me kujdes shkrimet e tij, do të vësh re se ai diskuton çështje ligjore – por jo në një kontekst sistematik. Ka shumë që mendojnë se Marksi ishte një nihilist i ligjit.

Ky është sigurisht një pikë ku u mbështet stalinizmi.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Paraja, Liria, Morali… Çfarë mund të mësojmë nga Karl Marksi sot?”

  1. h says:

    Idealizmi me çdo kusht dhe miop i Hegelit, u hodh poshtë nga forca e Shopenhaurit
    dhe nga çfarë ndodhi gjatë 1900-1945.
    Marksi mësoi nga një filozof qe nuk zgjati shumë ,dhe shkroi teorinë e tij duke patur
    parasysh fenomenet dhe dinamikat e shoqërive perëndimore por u imirua dhe u zbatua
    si teori sociollogjike në evropën lindore që nuk kishte asnjë të përbashkët me të.
    Studioni Shopenhaurin dhe Niçen të kuptoni mizorinë e shpirtit njerëzor.

    1. Arzt says:

      Njeriu lind “tabula rasa”, kjo “mizori e pretenduar e shpirtit njerezor eshte produkt i konjukturave shoqerore qe nxitin konkurrencen, nullifikojne solidaritetin dhe nxitin deshiren dhe makuterine per pasuri. Kjo nuk do te thote qe kjo eshte natyra e vertete e njeriut, eshte thjesht menyra si reagon njeriu ne nje kontekst te caktuar, eshte çeshtje mbijetese. Nese do e vendosnim njeriun ne nje ambient pa para, pa pasuri, pra pa nevojen per te akumuluar pasuri, atehere njerezit do shpalosnin te tjera aspekte te shpirtit te tyre. Gjithsesi, thelbi i kesaj interviste s’kishte te bente me natyren e njeriut se sa e natyren e kapitalizmit. Duhet thene, dhe per kete s’ka pike dyshimi, se kapitalizmi eshte i paperputhshem me fjalen ekonomi (qe presupozon perdorimin me nikoqirllek te burimeve natyrore) dhe me nje planet me burime natyrore te kufizuara siç eshte Toka.

    2. Lee lee says:

      Hegeli eshte gjenial. Shopenjauri gjigand. Po verteta eshte diku mes.Varet nga kendveshtrimi .Idet e Shopenhaurit te sollen fashizmin.Te Hegelit komunizmin privitiv……ndoshta jo perkthimi i ideve ishte gabim.

  2. arjan says:

    KJO PARA DO TA NDERTOJE PLANETIN DHE KJO PARA DO TA SHKATERROJE ATE.

  3. Miri says:

    Sic tregohet ne librat e shenjte barazia shoqerore eshte shpikur dhe praktikuar mijera vite perpara Marksit por ka funksionuar vetem teorikisht sepse njeriu nuk arrin ti zbatoje dot keto ligje.
    Pergjigjen me te sakte ja ka dhene Skrapi: Une bos,ti bos po lopen kush do e kullos?

  4. TOMAS says:

    ASGJE,MENYREN SI FITOHEN PARATE.THANK YOU KARL MARX.!PERGJIGJE E PYETJES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *