Parisi i kërkon të shporret, për Neymar ka një “El Clasico” në merkato

12 Gusht 2019, 20:01Sport TEMA

I gjithë Parisi po “zien” për çështjen “Neymar”. Qëndrimi i sulmuesit brazilian në kryeqytetin francez është i pamundur dhe kjo u kuptua qartë edhe gjatë përballjes së parë të kampionatit, e fituar thellë 3-0 ndaj Nimes.

Banderola (Neymar, zhduku!) dhe kore të tifozëve kundër O’Ney (Neymar, bir kurve!), tifozët e PSG-së nuk kanë më simpatinë më të vogël për 27-vjeçarin, që me qëndrimin e tij duket se e ka mbushur kupën.

Nëse do të bëhej fjalë për një futbollist të zakonshëm, diskutimi do të ishte ndryshe, por një futbollist që ka kushtuar 222 milionë euro duhet të menaxhohet me shumë kujdes, pasi humbjet, sigurisht ato ekonomike, do të ishin të pallogaritshme.

Që Neymar nuk do të jetë më pjesë e PSG-së, kjo është më se e qartë, por cili do të jetë destinacioni i brazilianit, Barcelona apo Real?

Duket sikur jemi kthyer 6 vite pas në kohë, pikërisht në vitin 2013, kur dy gjigantët e futbollist spanjoll konkurronin fort në merkato për shërbimet e ish-talentit të Santosit.

Atëherë fitoi Barça, që gjithsesi pati kosto me pas gjyqeve të zhvilluara për shmangie të detyrimeve tatimore.

Si Barcelona, ashtu edhe Reali, nuk janë të gatshëm të paguajnë shuma marramendëse për Neymar. Katalanët janë të disponueshëm për ta huazuar ose blerë duke përfshirë edhe shkëmbimin me Coutinhon (ndoshta edhe të ndonjë elementi tjetër, si Rakitic apo Dembele).

Reali, gjithashtu ka shpenzuar shumë gjatë kësaj vere me blerjen e emrave të tillë si Hazard, Jovic, Miltao e Mendy, ndaj ofron 120 milionë euro plus kartonin e James Rodriguezit.

Parizienët do ta pranonin ofertën nëse përfshihej Isco dhe jo James, por Zidane nuk ka ndërmend të heqë dorë nga spanjolli.

Ndoshta duke shtuar edhe një nga portierët, Navas apo Courtois, atëherë kampionët e Francës mund të dorëzohen.

Deri në fillim të shtatorit, kur të mbyllet përfundimisht merkatoja, do të luhet një “El Clasico” e nxehtë në zyra për të fituar kartonin e Neymarit.

1 komente në “Parisi i kërkon të shporret, për Neymar ka një “El Clasico” në merkato”

  1. ¬ says:

    Që prej kur President Macron vizitojë Beogradin., ne dhe Turqia., u larguam nga BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje