Pse i tremb Lufta Antifashiste disa nga shqiptarët e sotëm?!

Nga Ben Andoni

Lufta Antifashiste është e vetmja luftë që shqiptarët kanë marrë pjesë të organizuar dhe e kanë fituar por edhe e vetmja syresh që i kanalizoi (me jo pak vështirësi diplomatike) me Aleatët por edhe me trendin më të mirë të historisë. Prej pak javësh, Shqipëria, e zhytur  në një krizë të madhe politike, të cilës nuk i shihet dot fundi, ka shtuar edhe një element tjetër në kaosin e vet dhe ky ka lidhje me antifashizmin. Hë për hë debati është ende i panisur mirë, por një gjë duket qartë pasi fillesat e tij janë pak të shëmtuara. Më kot, zv/kryeministri, që është caktuar të drejtojë një komision për festimet, me një arrogancë që nuk i shkon, u mundua të shuajë zërat e lindur me të drejtë në këtë drejtim… Fatkeqësisht, antifashizmit,  goditjet më të mëdha ia kanë dhënë të Majtët sesa të Djathtët me politikën e tyre shtirake të rishikimit total të luftës, përmes zërit të kinse profesionistëve, që më shumë janë rrekur të nxjerrin të kundërtën.

Nuk është vendi për të treguar sesi e shikojnë PD dhe PS respektivisht luftën anti-fashiste, por për një gjë të bën habi, sesi të dy partitë në vitet e fundit janë tepër cinike me të. Kur Partia Demokratike ka qenë në fuqi, lufta dhe përballja me të ka marrë goditje të mëdha, por duket se nuk po bie më poshtë me lidërshipin e ri edhe Partia Socialiste. Kjo e fundit ka shpallur një komision zyrtar që do të merret me organizimin e përkujtimit të 75 vjetorit të çlirimit dhe vëmendjen më të madhe po e merr aktiviteti i inincuar nga ana e Akademia e Shkencave që ka planifikuar madje edhe mbajtjen e një konference, ku njohësit e mirë të historisë kanë vërejtur elementë të cilat e zbehin realisht atë. I ashtuquajturi “antifashizmi pa armë dhe pa uniformë”, koncepte ku do punojë konferenca e ardhshme,  e ka trandur realisht publikun e ndjeshëm sa i përket konceptimit të kontributit tonë në Luftën e Dytë Botërore.

 “Të përqendrohet në mënyrë të veçantë interesimi shkencor tek ajo pjesë e rezistencës antifashiste prej popullit shqiptar, që ka të bëjë me vullnetarizmin, me antifashizmin pa uniformë… Rezistenca e paarmatosur në studimet historiografike është paraqitur në formën e frazave stereotipe dhe pa shqyrtime të thelluara shkencore. Përmasat e rezistencës pa armë janë shumë më të mëdha dhe Evropa e sotme antifashiste i ka drejtuar sytë pikërisht tek antifashizmi popullor!!!!”, referohet në dokumentet e konferencës.

Përpjekja e parë lidhet me rishikimin e termave bazikë: dëshmor, martir, viktimë… etj. Ky rishikim i Luftës nuk do të kishte asnjë gjë të keqe nëse do të nisej mbi disa premisa shumë demokratike, por nga mënyra sesi po përcillet duket qartë  se po bën një rishikim gati strukturor të kësaj lufte. Qeverisja e re socialiste duket se e ka kompleks  shumë të thellë këtë luftë dhe me termat por edhe mënyrën sesi e ka qesëndisur deri më tani përpjekjen. Shembujt kulmuan me protokollin shtetëror për Mit’hat Frashërin dhe sfumimin e përpjekjes së njerëzve kryesorë të luftës dhe harresës për kontributin e njerëzve të thjeshtë ndaj saj. Me të Rama bëri paqe me një takëm, që kanë fërkuar duart për të  gjithë këto kohë me baltën që është hedhur mbi luftën dhe jo vetëm, kryesisht për rehabilitimin e tyre.

E pacipë është edhe mënyra sesi sot e shikojnë këtë luftë pinjollët e sotëm të bashkëpunëtorëve por edhe një takëm politikanësh e studiuesish që duke dashur të tregohen sa më “bashkëkohorë” duke hedhur baltë mbi luftën apo duke sajuar koncepte. Dhe shërbimi ka vlejtur sepse sot ka gjithnjë e më shumë zëra qesëndisës për luftën por edhe kontributin tonë. Se kujt i shërben kjo kuptohet: kinseve që po retushojnë më kot gjithçka.

Shqipërisë i është dashur që përballjen më të madhe me luftën të mos e kishte vetëm në betejë por edhe në Konferencën e Parisit, ku delegacioni grek u mundua ta fuste në hulli të shtrembëta të gjithë përpjekjen e Shqipërisë. Fati i madh ishte se Shqipëria me mbrojtjen e saj të mirë prej Aleatëve por edhe me dokumentacionin e provuar tregoi se jo vetëm kishte luftuar si e denjë por edhe ishte çliruar vetë. Kjo nuk i vjen për shtat sot shumë qeveritarëve, por edhe rishikimit të ri të historisë që po bën zoti Rama me shpurën e vet shtuar edhe me shembullin e shëmtuar që vjen sot me të ashtuquajturat koncepte të reja. Kjo qasje e re evropiane e antifashizmit pa armë dhe pa uniformë po mundohet ta dëmtojë një luftë që pati shumë gjak, masakra, shtëpi të tërë ta djegura dhe më shumë akoma heronj, shumë syresh gati adoleshentë.

Keqardhja më e madhe është për njerëzit që merren me këtë dhe sidomos me Institutin e Historisë që nuk ka skrupuj por edhe kurajë të përballë si duhet një problematikë që Shqipërisë realisht i ka bërë shumë nder. Kuptohet se sytë e kritikës duhet të drejtohen tek zoti Rama, njeriu që në kuadër të revizionimit të gjithçkaje po futet edhe te simbolikat, duke i transformuar në gjëra të paqenësishme dhe thjesht subjekte të një kaosi që nuk merr fund.

Dhe, ata, që janë përpjekur shumë të heshtin për bashkëpunimin me fashistët, ata që u ngritën mbi vuajtjet e shumë njerëzve, po gjejnë terren sesi të përfitojnë pa skrupuj. Me një ndihmë edhe nga institucionet që duke e zbehur realisht luftën dhe duke futur këto koncepte, këto krijesa po i gjallëron dhe po i bëjnë ta ndjejnë veten në habitatin pa moral ndaj luftës, që ka ngritur kinse pa e ditur vetë kryeministri i vendit. (Homo Albanicus)

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Pse i tremb Lufta Antifashiste disa nga shqiptarët e sotëm?!”

  1. h says:

    -Luften kundër Nazizmit e fituan Forcat e Boshtit me USA,URSS, Anglia.
    -Lufta partizane ishte luftë civile kundër nacionalistëve për pushtetin e pasluftës.
    -Dëshmorët që ranë në luftë,ishin heroj të vullnetshëm për atdheun e tyre.
    -Dëshmorët e ushtrisë së kuqe që zmbrapseshin në front,ekzekutoheshin nga komisarët e kuq.
    -Dëshmorët që shpëtuan nga lufta,u torturuan dhe pushkatuan burgjeve të komunizmit.
    -Pushtuesit komunistë u bënë aleatë me cilindo siguronte atyre pushtetin.
    .Diktatura ishte e keqja absolute për kombin,dhe e mira relative për shqiptarët.
    -Diktatori ishte krimineli i kombit,dhe ndëshkuesi i shokëve drejtues të byrosë politike.
    -Diktatura shkatërroi esencën etike dhe estetike të shpirtit dhe mendjes së shqiptarit.
    -Diktatura shkatërroi përfundimisht,çdo shpresë për një përparim të përhershëm të kombit.
    Kush thotë të kundërtën për njërën nga 10 pikat,ka qëllim të keq të paramenduar,
    interes dhe perfitim personal,apo është i sëmurë ideollogjikish dhe të vizitohet.

    1. KL says:

      @H
      Te duket vehtja I mencur por je koqe. Nga 10 pika, ne 5 prej tyre flet per diktaturen, sepse je injorant dhe nuk di te flasesh per LNC.

    2. VFLP says:

      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:
      1. Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      b.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët.
      1. Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat,
      Bushatët, Çobat, Harapët.
      d.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”. (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër tyre. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  2. Zijai says:

    Po leri fillozofirat gazetareske o Andon, cfare i ndodhi Gjermanise dhe Italise qe ne Konferencen e Parisit dolen te mundura?! Si mberritem ne fundin e shekullit ne dhe ata? Ne na drejtuan miqte e tu te Nacionalçlirimtares ata demokratet e vertete. Lufta qe thua ti ishte kryesisht civile dhe per pushtet e udhehequr nga dobiçet e Titos.

  3. Virusi says:

    Dhe ti me luften, o Beni? Ju ka ngelur koka mbrapa sepse nuk shikoni dot perpara, kur vendi ka plot halle e probleme qe presin zgjidhje si ne ekonomi, me infrastructure dhe kulture. Lufta e para nje shekulli eshte mbyllur dhe nuk ka asnje efekt tek e sotmja e le me tek e ardhmja, vec nostalgjia e disa pleqve qe s ‘bejne dot shurren. E ardhmja s’do tja dije per ate lufte fituesit e te ciles na percane dhe e perdhosen kete vend per 50 vjet. Ktheje koken para Ben, harroje luften.

  4. Korabi says:

    Amon o Beni leri prradhat se po te mos ishte Amerika qe e beri per interesat e saj strategjike Hitleri i madh do i kishte rrjepur si kecat te gjitha sorrat tione partizone me gjith urshtrine e kuqe te sdtalinit por nejse keshtu e ka kjo jete

    1. ca po thua says:

      Ne histori nuk ecet me “sikur” o RROT CARI!

  5. Olimpia says:

    Andoni ,ke shkruar shume qarte.Te gjithe popujt e qyteteruar e nderojne te kaluaren,ne disa raste i zmadhojne kontributet e tyre.Ndersa ne nje popull i vogel ,vetem dy here ne histori kemi dale fitmitare,njehere me Skenderbeun,dhe heren e dyte me LANÇ.Por edhe keto periudha historike kerkohen te minimizohen ,transformohen per hir te interesave politike te politikaneve te vecante apo per te kenaqur endrrat e pinjolleve te bashkepunetoreve te pushtuesve.Harrojne mjeranet se historia eshte bere pastaj eshte shkruar ,dhe si e tille do te mbetet e pavdekeshme ne ndergjegjen e kombit .Kushdo qe perpiqet te ule vlerat e LANÇ eshte antishqiptar ,perçues i politikave shoviniste te fqinjeve armiqesore.Per dijeni te injoranteve antishqiptare ,çeta e Pezes eshte formacioni i pare i armatosur partizan ne Europe qe filloi luften e armstosur kunder fashizmit ,mars 1940,,kur Gjemania nuk kishte pushtuar akoma Francen.Sa per,, shpikjen,, e Akademise se Shkencave ,mjafton tu hidhet nje sy botimeve per LANÇ dhe do te gjeni qe lufta e armatosur e njesive partizane u realuzua vetem ne saje te perkrahjes masive popullore te te gjithe shqiptareve ,nga Konispoli deri ne tokat shqiptare pertej kufijve.Shikoni edhe njehere filmat Lulekuqe mbi mur apo Dimri i fundit ,dy kryevepra artistike fituese te cmimeve nderkombetare ne perendim dhe do te kuptoni boshllekun idiot te diskutimeve pa vlere ,,akademike,,.

  6. Ju faleminderit, Z.Ben Andoni! Nje shkrim i shkelqyer. Kam per te folur shume, por nuk do te me mjaftonte koha dhe hapesira. LANC eshte faqja me e ndritur e Shqioerise. Por, sot, ketu te ne, per fat te keq tonin dhe te femijeve tane, nga qarqe antishqiptare, sidomos tradhetare, po hiqen nje nga nje guret e themelit te kombit shqiptar. Ne po na kthejne te poshterit ne nje komb pa identitet . Ne fakt, duhet te ishim si Izraeli, apo, me e pakta, si Maqedonia…Me falni se u zgjata pak. Respekte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *