Si italian në Rinas, por veshja alla shqiptarçe i djeg ëndrrën angleze

12 Gusht 2019, 17:25Politika TEMA

Artenis Culaj 19 vjeç është nga Kopliku. Nga një ëndërrimtar për Britaninë e Madhe ai tashmë nuk mund të udhëtojë askund. Prej orësh mbahet  i paraburgosur në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranë.

Për të prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë (këtë të hënë), arrest me burg, një kërkesë që pritet të shqyrtohet ditën e martë nga një gjyqtar i gatshëm.

Vepra për të cilën ai dyshohet është falsifikim dokumentesh dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Derisa të sqarohet se cilën vepër ka kryer konkretisht teksa po tentonte të kalonte aeroportin e Rinasit i veshur shumë thjesht dhe “shqiptarçe”, me shumë gjasë stacioni i tij do të jetë paraburgimi.

Historia

Megjithatë i riu ka folur sapo është pyetur nga krimi ekonomiko-financiar. Ndërsa pas tij u kapën edhe tre të rinj të tjerë, për të cilët ka dyshime se “garantuesi” i udhëtimit drejt Europës, shtetasi Ismail Bylykbashi ju kishte siguruar pasaporta false si shtetas të huaj. Prokuroria e cila po heton për të zbuluar rrjetin që siguronte daljen nga Shqipëria përmes kësaj rruge thotë se Artenisi do të udhëtonte me linjën ajrore “ADRIA Air” drejt Lubjanës.

19 vjeçari mbante në dorë një pasaportë italiane dhe u paraqit në sportel si shtetasi Italian, Thomas Rossi. Por e ecura dhe veshjet tipike të stilit shqiptar e kanë bërë të dyshimtë, ndaj punonjësja e policisë gjatë intervistimit paraprak ka kërkuar ndihmë për një kontroll të dytë të tijën dhe bagazheve. Disa orë më vonë i riu u rrëfye.

“Kisha ëndërr të emigroja në Angli. Tre javët e fundit fillova të kryej takime. Në qytetin e Shkodrës takova Ismail Bylykbashin i cili më premtoi se do më ndihmonte. Folëm dhe ramë dakord që pagesa do të kryhej sapo të mbërrija në Angli, pra sapo të mbërrija në destinacion. Ismaili më kërkoi një fotografi, të cilën më tha se e donte që të më nxirrte një kartë identiteti italiane që siç shpjegoi më pas, do ta përdorja sapo të mbërrija në Francë. Diskutuam që nga Franca do vazhdoja në Irlandë dhe në fund destinacioni do ishte Anglia”, tregoi 19-vjeçari.

Pasi të dy kanë rënë dakord, kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe më vonë “garantuesi” e ka njoftuar që duhej të nisej drejt Rinasit. Pikërisht në aeroport i riu është ndarë nga familja dhe ka vazhduar përpara vetëm për pak metra më tej e kanë njoftuar se duhej të kryhej kontrolli. Në këtë moment, siç kujton i riu , “garantuesi i udhëtimit” ka nxjerrë nga çanta e tij një zarf dhe i ka thënë ta mbajë, një porosi të cilën ai ka pranuar ta kryejë në mirëbesim.

Por kur policia kontrolloi më vonë çantën e tij,  gjeti aty katër karta identiteti të falsifikuara në emër të disa personave të tjerë dhe për këtë shkak 19-vjeçari është njëlloj i dyshuar si Bylykbashi, edhe pse në fakt rezulton se ai nuk ka udhëtuar asnjëherë jashtë vendit. E kundërta ndodh me të dyshuarin kryesor, i cili është nga Durrësi dhe jeton në rrugën “Via Garibaldi” në komunën Panikale Itali. Ai siç tregon sistemi Tims, rezulton si udhëtar i rregullt, por ajo që e ka vendosur në vështirësi është kamera e aeroportit dhe komunikimet në telefon.

Të huajt në çantën e shqiptarit

Përveç se u prezantua si italiani Thomas Rossi, në një kohë që është lindur dhe rritur në Koplik në lagjen Culaj, Artenisi kishte në çantë edhe tre karta identiteti false. Ato ju përkasin shtetasve italianë Mattia Montecucco, Alessio Barboni dhe Chiara Brustega. Por dy “nga të huajt” u zbuluan në Rinas pak më vonë, teksa kaluan pikën e kontrollit për të udhëtuar me pasaporta me të njëjtin emër.

Mattia Montecucco rezultoi të ishte 25 vjeçari Fatmir Losha, ndërsa Alessio Barboni ishte Klodian Agolli 30 vjeç. Policia thotë se nga ekzaminimi i dokumenteve për kartat e identitetit u vërejtën më pas ndërhyrje mekanike tek fotografitë, tek të cilat ishte e dyshimtë vazhdimi i vulës mbi fotografi, ndërkohë që shkrimi është i standardit zyrtar. Nga konkluzioni i ekspertëve, është e sigurt që këto dokumente janë falsifikuar.

Ku je? Hetimi i thelluar zbulon kryesorin

Por edhe pse Bylykbashi është treguar i kujdesshëm dhe ka shpejtuar të humbasë gjurmët me dokumentet, karta identiteti të cilat ja ka dorëzuar adoleshentit, ai nuk fshin dot bisedat në whats app. Aty është gjetur fotografia e një vajze nga Shqipëria me emrin Mirjeta Frroku, fotografi që është e ngjashme me atë të kartës së identitetit me emrin e shtetases, Chiara Brustenga. Në whats app-in e Bylykbashit, një numër italian, me pamjen e Marjet Frrokut i dërgon Bylykbashit këtë mesazh:

“Si kalove, ku je ? Jam e fejuara e Edit .. Ku je? Unë jam tek uscita”. Siç thotë eksperti i kriminalistikës që ka këqyrur telefonin për efekt të hetimit që po kryen drejtoria kundër trafiqeve të paligjshme, më pas bashkëbiseduesja i dërgon një imazh që ngjason me sallat e terminaleve.

Më vonë shpjegon eksperti, një person tjetër e pyet Bylykbashin se ku ndodhej pasi “goca e tij ishte duke pritur”. I njëjti person këmbëngul duke e pyetur “Ku ndodhesh se më ngeli nusja në rrugë?”

Komunikime të ngjashme ka edhe me persona të tjerë, mes të cilave edhe se si do ndryshohej fotografia e shtetasit Italian Montecuco.

Eksperti për të sqaruar pozicionin paraprak të adoleshentit që ëndërronte Anglinë, por që mendohet se ka kryer vetëm një krim, tregon vetëm një bisedë që i sqaron të gjitha. Biseda zhvillohet mes “ëndërrimtarit” dhe trafikantit.

Adoleshenti fillimisht prezantohet në telefon, ku dhe i dërgon një mesazh në fillim të muajit gusht. “Mirëmbrëma”, thotë i riu.. “Nipi i Shpëtimit jam”. Më vonë një numër me emrin Soni i dërgon trafikantit foto të pasaportës së Artenisit që ishte origjinalja. Sërish i njëjti numër i shkruan; “Kjo është bileta 300 euro,  bileta jote dhe 300 euro bileta ime. Në orën 12.30 të jesh në Rinas”.

Dy italianët e tjerë të rremë

Së bashku me Artenisin të arrestuar janë edhe Klodjan Agolli dhe Fatmir Losha, të dy me pasaporta false italiane.

Klodiani thotë se është nisur për të udhëtuar drejt Parisit dhe se rastësisht në transit ka takuar Fatmirin. Por pasi ka kaluar transitin dhe do hipte ne avion, policia e ka shoqëruar për të kryer një verifikim. E kanë vendosur përballë një personi (Bylykbashit), të cilin ai ka tundur kokën në mënyrë mohuese dhe ka thënë që “nuk e njoh”.

“E bleva biletën në Sukth dhe nuk e kam idenë se përse fotografia ime ndodhej në një dokument tjetër, në çantën e një personi që unë nuk e njoh”, pohoi i riu.

Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe Fatmir Losha, i cili ka bërë të paditurin mbi faktin që në fotografinë e tij ishte shkruar emri i një të huaji dhe aq më tepër që një dokument ndodhej në çantën e një të panjohuri.(Gazeta Si)

15 komente në “Si italian në Rinas, por veshja alla shqiptarçe i djeg ëndrrën angleze”

  1. Elvis Shyrri says:

    Sa te zgjuar policia e Leshit, Tojoten Jaris akoma sja kane zbuluar te zotin.

    1. Tanguli says:

      E ka zbuluar Lulushi, hic mos e vrit mendjen o pallosh ? ? ?

    2. moni says:

      Ky eshte artikulli per dokumente te falsifikuara or trim Elvisi. Kur te dali Toyota Jaris komento aty. Edhe ti si Lyrezimja e leshon si lopa, vend e pavend ?

  2. Zylo says:

    Dmth po te vishen emigeantet shqiptare nuk paska mundesi me te kaluar ne Rinas se jemi shqitare vendalinj.Po gjeni ndonje tregim tjeter se eshte behar na duhet per te shtyre kohen.Djale heren tjeter vishu si anglez,amerikan italian se policat tane jane rrufjane.Nuk ia hedh????

  3. Olimpia says:

    Keta jane mjerane me te cilet mafia ben para.Mos i denoni keta njerez ,cojini ne nje shkolle te kuptojne se ne se marrin nje profesion ,murator ,hidraulik,mekanik ,motorrist,parrukier,zdruktar etj do ta kene jeten shume here me te mire edhe ne Shqiperi por edhe ne BE,ne se duan te largohen ne menyre te rregullt .95 perqind e shqiptareve qe u larguan nga vendi ,pa avantazhet e tanishme ,duke fjetur nen ura apo tek shoket,arriten te realizojne endrren e tyre ,te gjejne pune te behen puntore apo profesioniste ,te jetojne me qera apo shtepite e tyre ,te edukojne femijet njesoj si europianet .Por shumica e tyre ishin njerez te edukuar nen ,,diktature,,Ndersa shume nga te rinjte e sotem ,cudi ,te lindur dhe rritur ne demokraci duan te pasurohen menjehere ,ankohen se perse Shqiperia nuk eshte Zvicer dhe kalojne diten duke thurur endrra te parealizueshme apo te rrezikshme.

  4. Fatos says:

    Dakord. Po ata italianet qe kaluan, u pyeten perse nuk denoncuan kartat e identitetit te “vjedhura”? Sa kaqola qe jeni, vete e kane bere kontrabanden per te fituar leke, vijne bejne pushime falas dhe keta lumedhenjte futen ne burg.

  5. Kozmai Boston says:

    Italianet vishen italianche, cfare thoni ore gazetare te mbaruar se late nam ( veshje shqiptarce)
    Edhe ti gazetar ke mbaruar shkollen SHQIPTARCE

  6. geodynamo says:

    po pse mor legena, paskeni vend ne burg per nje djalosh qe perpiqet te rregulloje jeten e tij pa i bere dem askujt, por nuk keni vend per ata felliqesirat qe nga presidenti, kryepordhaci i qeverise, kryefiku i tiranes, saliu, lulushja, kokemadhja etj etj etj.

    1. Mario says:

      Thuaj shyqyr qe e kane kapur ne Rinas, se ne Ljubljane ta marrin shpirtin. Per pjesen tjeter njeriu e ka trurin per ta perdorur dhe jo ta vene perpara si dele. Fluturon, fluturon, jooo nuk fluturoka..

  7. Arber says:

    Motrat ne byth shtet legen.e mbani cunin me paraburgim.jasht te Marin te dhenat e te Len ju I mbani u vdekshin femijet e CA keni na kryeministri e deri te ju pithmotra qe punoni ne rinas qe Beni sikur punoni me njerzit e thjesht..u vdekshin njerzit me te dashur qe keni lepirsa bythesh Jeni si shtet e indivita fuck off pis off sheet.provoje prap djale

    1. Stefani says:

      Ne radhe te pare komento si qytetar dhe jo si alabak. Por fajin nuk e ke ti, por keta te gazetes qe postojne komente ordinere. Ku e ke pare ti qe jashte te marrin te dhenat e te lene te lire? Po te kapen ne aeroport, apo ne cilenddo pike kalimi kufitar, me dokumente false perfundon ne polici dhe te hapet proces gjyqesor, pervec vepres penale je dhe emigrant i paligjshem. Pse dezinformoni kot? Qe t’ju besojne ca axhamij dhe ta pesojne si ky i shkreti?

  8. SHKELZENI says:

    NUK KUPTOJE DICKA …PSE DUHET TE PARAQISTE CARTE IDENTITÉ APO PASSEPORT ITALIANE KUR MUND TA KALONTE KUFIRIN ME PASSEPORTEN E TIJE
    DERI NE FRANCE .
    DHE SI MUND TE HYSHE NE INGLETERE ME PASSEPORT FALLCO DICKA E PA MUNDUR .
    ME VJENE KEQ QE KETA TE RINJE MASHTROHEN
    DUHET QE TV TE JAPIN SA ME SHUME ÉMISSION PER KONTROLLET QE BEHEN NE FRONTIÈRE ME APARATURA TE SOFISTIKUARA SURVEJIMET ME CAMERA QE QYTETARI TE MOS BJERE PRE E KETYRE MASHTRUSEVE

  9. 17nentori says:

    Domethene…. bishti i qenit, i shtrember ngelet!
    Mire ato halete tona qe duken nga large ca jane, por kjo policia jone apo gazetat tona qe jane demek elita e kombit si eshte e mundur te shkruajne e zeza ne te bardhe qe arsyeja e ndalimit eshte si ishin veshur si shqiptarce????
    Ne perendim, polici duhet to dispozoje nje arsye pse e ndalon nje njeri… dhe po te thoje me goje apo me leter apo para gjyqit qe e ndalova se dukej i ZI dhe mund te ishte kriminel… ai polici iken fishek ne burg per racizem te paramenduar…. kurse policia dhe mediat shqipetare se kursejne fare, ah pika qe su bie!!!
    Edepsez milet… nga koka ne kembe!

  10. Nostradamus says:

    Shqiptaret e kane koken jasht qendre dhe dallohen qe 500m larg. I ka deformuar imoraliret genetik.

  11. EJ says:

    Olimbi , mos ja fut karit mgrusht tani..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje