Tallja dhe dëshpërimi i Ilir Metës, me PD dhe negociatat

12 Gusht 2019, 20:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta duket që është i dëshpëruar nga Partia Demokratike. Edhe pse ai e di fare mirë që problemi i shkuarjes në zgjedhjet e 13 tetorit nga opozita, nuk është legjitimiteti i munguar i dekretit të tij, por vënia në diskutim e legjitimitetit të Lulzim Bashës, përsëri ngulmon. Dhe është një këmbëngulje e pakuptimtë, t’i kërkosh Lulzim Bashës të bëjë më 13 tetor, atë që nuk bëri më 30 qershor, duke ndryshuar vetëm moti.

Lulzim Bashën nuk e pengon muaji qershor apo pranvera si stinë, dhe nuk është se vjeshta ja kthen mendjen.

Lulzim Bashën e pengon fakti që dështoi me lëvizjet e tij radikale për djegie mandatesh e bojkot zgjedhjesh dhe nuk mund të bëjë hapa pas, pa një garanci nga Berisha, që nuk do të preket.

Dhe siç e shikojnë të gjithë, Berisha po sillet sikur nuk e ka mendjen, as tek Basha, as tek Meta, por merret me “qytetarin digital”.

Por ajo që është më komike tek thirrja e Metës drejtuar opozitës, d.m.th PD-së, për 13 tetorin, është se u kujton atyre 18 tetorin, kur Shqipëria mund të mos hapë negociatat.

Kjo është një tallje dyfish. PD është e sigurtë se negociatat nuk do të hapen, me gjithë atë krizë që PD ka krijuar. Tanimë po bëhet e qartë për qeverinë, se nëse dështojnë negociatat, ato do të dështojnë nga kriza e brendshme politike që ka prodhuar opozita.

Tani ky është i vetmi trofe i luftës politike që ka arritur Lulzim Basha. Vërtet ka dalë nga Parlamenti, vërtet ka dalë nga Bashkitë, por ama Shqipërinë e ka nxjerrë nga shanset për negociatat.

Tani ti lutesh Lulzim Bashës të hyjë në zgjedhje me 13 tetor, se kështu mund të hapen negociatat më 18 tetor, është sikur ti lutesh të mos hyjë kurrë në zgjedhje.

Edhe sikur zgjedhjet e 13 tetorit të ishin legjitime, edhe sikur aty të merrnin pjesë gjithë palët, edhe sikur kryeministër të mos ishte Edi Rama, Lulzim Basha do t’i bojkotonte ato zgjedhje, vetëm që të mos hapeshin negociatat.

Ka tre vjet që bën përditë këtë betejë dhe ka një farë suksesi. Nuk mund ta shesë kaq lirë.

Ndaj Ilir Meta, duhet të na e kursejë këtë arsyen përse duhet të hyjë PD në zgjedhje më 13 tetor, duke na përmendur negociatat. Ato janë arsye për të mos hyrë kurrë në asnjë palë zgjedhje PD.

Është më mire t’iu lutet me sinqeritet të regjistrohen që të mos duket sikur presidentin se pyet asnjeri, veç Tit Vasilit. Kjo është dhe më e ndershme, mbi të gjitha se është hall real.

Kurse halli i negociatave, nuk është as i ilir Metës, as i Lulzim Bashës. Të dy së bashku kanë punuar që ajo ditë të vihet në dyshim.

Tani të paktën të mos zihen kush ka më shumë merita.

16 komente në “Tallja dhe dëshpërimi i Ilir Metës, me PD dhe negociatat”

  1. Bledi says:

    Ja dhe Mero, e gjeti pretekstin për moshapjen e negociatave. Mero, po të ishte ashtu si thua ti, Europa nuk do e njihte 30 Qershorin se do t’i jepte të drejtë PD, por ajo ishte gati t’a quante organizatë të dhunshme PD. Vetëm për leksion të PD ajo duhet t’i hapte negociata. Por negociatat nuk hapen për inate por për meritë . Dhe meritën duhet t’a kishte vetem Qeveria meqë ka pushtetin ‘tepsine’ e vetme. Ajo dhe vetëm ajo është fajtore për mos hapjen e negociatave. Kot bën derr derr se as vetë nuk i beson ato që thua por sidoqoftë diversioni nuk te shkon. Shqiptarët s’janë budallenj. Në rastin më të keq shiten për ca para nga varfëria dhe kjo është merita e atij shkopgjatit. Ti merru me statistikat : pse largohen çdo ditë shqiptarët nga atdheu dhe pse kanë rënë lindjet sa u detyrua qeveria t’a bëjë 900€ shpërblimin për lindjen e bebeve. Këto analizo ti dhe mjaft i re opozitës që është në ditë të hallit. Të kemi dhe ne mundësinë një ditë të kthehemi në vendin tonë se nuk jetohet gjithë jeta në dhe të huaj.

    1. Ilirida says:

      A mos ja ke matur shkopin shkopgjatit?

    2. Titi says:

      Negociatat nuk varen nga qeveria apo opozita por vetem nga SPAK. Ne shtator ngrihet SPAK ne tetor hapen negociatat! Likja, Saliu, Basha dhe Rama jane si qente qe i lehin makinave!

  2. Keno shkembi says:

    Bukur ke shkruar, por shume e rende akuza !!!
    Duhet uluritur Mero, duhet te ndalohet kjo politike kunder interesave te Shqiptareve!
    Perpiquni te organizoni shoqerine civile per te ndaluar kete maskarade. Keshtu nuk mund the vazhdohet!!??

    1. Bureto says:

      Unë kam shpresë që do çelen negociatat. Këtë e mbështes në dy rekomandimet pa kushte të Këshillit të Europës në dy qershorët që shkuan, 2018 dhe 2019, pra që Shqipëria, por dhe Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet e vëna ndaj tyre. Kësisoj politika dhe qeveria shqiptare deri këtu nuk bëhet dot përgjegjëse, pavarësisht se si trajtohet kjo nga politika e brendshme. Nëse negociatat nuk do çelen, gjasat mund të jenë dhe kështu, kjo do jetë për interesa e pengesa të tjera të vendeve të caktuara brenda BE, pikërisht ato që penguan edhe mos çeljen në qershor të këtij viti. BE, nuk është vetë gati për zgjerim të mëtejshëm, kjo të paktën deri sa të rrafshojë problemet e veta.
      Në këtë kuadër, për të prishur punë, përveçse si alibi, Berisha, Meta dhe Basha, kanë rol zero, aq sa ishte dhe roli i tyre në antarësimin në NATO, pavarësisht se si u shit e po shitet për konsum të brendshëm. Jemi faktor shumë i vockël në hallet e mëdha të Europës e më gjerë, në atë skakierë që quhet gjeostrategji e gjeopolitikë e tyre.

  3. Koço says:

    Ky Meta , ky biçim me nder president nuk është e përfaqëson tashmë as Mazhorancën në pushtet P Socialiste , as ish Partinë e Berishës e bandën e tij të Tritolit , Kallashëve të 97 ,98 , Gërdecit , 21 janarit , as protestat e zjar vënjes e molotovëve me skenar e dirigjim direkt prej Berishës , Metës , Lulit me objektiv të qarte kriminal për të destabilizuar e rrëzuar qeverinë e dalë nga Vota e popullit nga zgjedhjet në vitet 2013 , 2017 e këto të 2019 , si mënyrë e vetme per të shpëtuar nga Derjtësia që shumë shpejt do të shpartallojë e burgosë e konfiskojë , këto banda të këtyre Feudaleve pjellë e nderimit të pushtetit në vitin 90 e këthimin mbrapësh në Feudalizëm më Bajraktarë e bandat e cubave të dale e mbirë prej skutave e shpellave të Përbindeshit , anti Shtetit të ish Agjenturës së U D B të urdhëruar e zbatuar nga Berisha e bashibozuket që e mbështetën dhe po sundojnë edhe për pak kohe këtë vënd e ketë popull , pjesë e të cilëve është dhe ky Biçim President Nderi i L S I , Kryetares Monikë ,Nen Kryeratit Vasili e aleatëve të “Medhenj ” Mediut .Dukës të cilët me “siguri ” përbejnë e do përbëjnë mbi 90% të elekotatit të këtij vëndi në zgjedhjet e 13 Tetorir ?! Ky Sharlatan , ky President monstër , në mënyrën me idjoteske , guxon të bëje arkitekiin , kontribuesin , dhe heroin e çeljes së negociatave nga B Ë më 18 Tetor apo faturimin e dështimit të hapjes se tyrë kësaj Maxhorance Qeverisëse të Suksesëshme dhe Kryeministërit të nderuar zotit Edi Rama .! Turp e paç faqen e zezë o Presidenti Monstër i vëndit tim . Deri kur më ?

  4. tabaku says:

    Nuk i duam negociatat me nje
    Palo president si Ilir Meta dhe nje trap ne krye te PD si Basha.

  5. LORA says:

    Fati i hapjes se negociatave varet vetem nga produkti qe kerkojne shqiptaret prej reformimit qilizme ne drejtesi.
    Ta varesh fatin e hapjes se negociatave te procesit antaresues ne EU tek kurvlliqet babalokrate dhe ato
    lesh-e- liste eshte nje teknike ( per mua e rendomte) e thurjes se nje alibie dy dimensionale ; nga njera ane si “sukses ” te lul-it dhe rrugaces me nje cizme kunder Shqiperise ,,,dhe nga ana tjeter si shfajsim te Qeverise ,te cilen e pengokan “sukseset” e lul-it.

  6. 1962 says:

    Po mire o Mero, po ty kush ta tha qe nuk do hapen negociatat, Iliri apo Monika?

  7. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Mero, ma ban nji artikull per aftesite e mia si hajn.
    Faleminers.

  8. met selita says:

    Je i sigurt per ato qe shkruan Mero. E bejme prove,le te largohet Rama si kryeminister,le te futen te gjitha palet ne zgjedhje,dhr shikoje a hyn edhe Lulzim Basha apo jo ne zgjedhje, dhe pas kesaj marreveshje, hapen apo jo negociatat???

  9. G.Karagjozi says:

    Zt Baze je ritur bashke me politiken Shqiptare dhe e njeh e analizon ate mencur,sakte, me Humor dhe bindshem. Shqiperia, Shqipetaret dhe per rjedhoje Politikanet Shqipetare kane nivel e mentalitet Anadolli, prandaj ky mentalitet eshte cdo dite prezent e i prekshem ne Shqiperi,ne Politike, Ekonomi, Kulture dhe per fat te keqe ne shoqerine tone…Prandaj Shqiperia dhe Populli yne do vuaj jo nga emrat e Politikaneve , por nga Mentaliteti qe ata kane te brumosur. Te ndryshosh Mentalitetin nga ai i Anadollit ne ate Europian duhen disa gjenerata… Prandaj Populli yne duhet te prese me durim e te percjelle me rralle Berishen; Meten , Bashen e natyrisht edhe Ramen dhe shume te tjere pas tyre. Ne fillim Korriku isha misafir ne Danimarke. .Mbremjen e fundit pashe nje film realizuar nga 2 Danez ne Shqiperi … Midis te tjerave tregoi nje ambient me permasa te medha me plehra ku kullosnin Dosa e dhjetra gica etj .etj; po atu njeres hallexhinj , qe kerkonin mbeturina per te mbijetuar. U merzita dhe reagova: Thashe kjo nuk eshte Shqiperia. Une shkoj dendur ne Shqiperi dhe nuk jam ndeshur kurre me pamje te tilla… Sot pashe nje Foto ne nje fushe qe dukej si beteja e Vaterlose me mbetjet e Kurban Bajramit. Ishte shqetesuse por e vertete nje Realitet Shqiptar; Mentalitet e Kultura jone. Duhen breza e natyrisht ligje qe te gllendet ky Popull. Duhet te presim……

  10. Opinionisti i paanshëm. says:

    Është shumë e rëndë, për të mos thënë kriminale gjuha e urrejtjes dhe akuzat shumë të rënda ndaj Shqipërisë dhe një pjese të shoqërisë ( nënkupto partisë )….. akuza që e çuan imazhin e vëndit në “kufijtë” e absurdit” dhe për çfarë?! Për “pak” pushtet.. ish pusht_ tetarët që bënë gjithçka për vehte dhe asgjë për Shqiptarët …. ata ” SOJËZINJ ” që duan me çdo kusht të drejtojnë përsëri….po ato njerëz “sojëzi” që e duan të këtë Shqipëri veç për pasuri……. janë pjesa më e “rëndësishme” e papërgjegjshmërisë deri në urrejtje të vendit..
    ata “sojëzi_ j” nuk ndalen e skanë kufi për të sharë e nxirë çdo gjë e këdo…ata sojëzi….që i bënë Shqipërisë e shqiptarëve atë që nuk ja bëri dot asnjë pushtues?!….. ata janë turpi i shqipërisë…turpi i shoqërisë….janē.. organizatë kriminale shpresoj dhe besoj se HISTORIA DHE DREJTËSIA QO TI JAPË VENDIN QË MERITOJNË KËTYRE MJERANËVE….

  11. Drejtesi says:

    Naiv ky shkrim, ose per naivet me shume. Po as Meta vet nuk i do as zgjedhjet e as negociatat, aq me pak europen. Keta njerez sillen si feudale, apo skllavopronare, keshtu qe dita e hapjes se negociatave eshte pretenca e tyre e denimit per sistemin qe kane ngritur e ushqejne, “me vdekje”.

  12. Ethem Lalaj says:

    Z.Mero te lumte per analizen.Dhe une si Mallakastriot 100 karat te pershendes forte.
    -Po te shkruaj pasi disa komentues anonim ju kritikojne juve se per shume arsye fain e ka qevrria e jo opozita.Kjo sidomos per hapjen e negocistave me BE.
    -Une si qytetar i paanshem nxjerr konkluzionin se opoziten nuk e ben vetem Saliu e Luli por dhe kta tipa qe shkruajne si Saliu e Luli,duke harruar vjedhjet e krimet e bera be 30 vite.
    -Nese nuk hapen negociat fai do jere 100 % i opozites,e cila qellimisht ka 6 muaj qe ben protesta te dhuneshme tipike te nje bande te ISIS qe nuk le gure pa levizur per ta bere qimen-tra duke shpifur ne Europe e Bote.
    -Edhe thirrja e perditeshme e Presidentit per zgjedhje ne 13 tetor per te mos penguare negociatat eshte hipokrite. Se:
    1-IM e di mire se zgjedhje ne 13 tetor nuk ka,pasi 30 qershori vulosi deshtimin e Saliut,Likes,Lulit dhe Mones…perderisa u dha OK nga SHBA+BE.
    2-Se negocitat nese nuk hapen do te duket se çqendim do te mbai Franca,Hollanda..por deri diku edhe Gjermania,pasi disa miq te Lulit sidomos te GAZETARIT TE BILD po ja bejne me sy Se do pengojne realizimin e hapjes.
    -Ne Mallakastriotet themi..” po vjen verdalla si kali be leme..” Kte po bene dhe Presidenti yne dejure,pasi defakto eshte k/opozitar,i cili çdo dite duke justifikuare buken e shtetit qyl ne resortin turistik Kosovar..del dhe e jep mesazhe “paqtimi” duke fajsuare edhe ps & Edi Ranen,ne vend qe ti thot Saliut qe te heq dore nga teiria “Rama ik” dhe te ulet per DIALOG pa kushte,te hartojne kodin zgjedhor sipas OSBE/ODHIR,te filloi reformimi i opozites pa Salin,Lulin,Mulerine,Salianerine ,Vasilicine,Monerine..dhe te presin gj.kushtetuese per ti dhen OK Edi Rames,SHBA+BE per 30 qershorin..dhe kjo i vulos te gjitha hamendesimet opozitare.

  13. lilsjeni says:

    Njeriu ne jete dy alternativa ka,pr tu bere i famshem. Njera duke patur suksese ne ate qe ti jep per shoqerine dhe tjetra duke treguar budallalleqe per te treguar qe je budalla, por prap i famshem. Ky presidenti jone zgjidhi kete te dyten, dhe populli e njeh, jo vetem si hajdut e shantazhues porvdhe si budalla, me pasuri te madhe. Gjithesesi ky shtyri dynjallikun ne mes te lluksit duke u bere ne pasuri si baronet e droges, e shoqja po ashtu, si vejusha e zeze ne memorjen e Shqiptareve, dhe sot,me kurajo dalin e bejne urime per evente te ndryshme, nje turp nje hipokrizi nje tallje. Paçin faqen e zeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje