Turqia prezanton prototipin e automjetit fluturues

12 Gusht 2019, 12:18Hi-Tech TEMA

Shefi i kompanisë teknologjike turke ”Bayraktar”, prodhuesit turk të dronëve, mjeteve fluturuese pa pilot, shpalosi prototipin e një automjeti fluturues që, nëse materializohet, do të ishte i pari i këtij lloji në vend.

”Kompania ka punuar në vizatimin teknik, dizajnimin, testimin, detajimin dhe prodhimin e këtij prototipi për tetë muaj”, njoftoi Selçuk Bayraktar në rrjetet sociale.

Automjeti fluturues i quajtur “Cezeri” pritet të kompletohet këtë shtator dhe mund të shfaqet në Teknofest, festivalin më të madh në Turqi të hapësirës ajrore dhe teknologjisë.

Automjeti ka marrë emrin e inxhinierit të famshëm mysliman Al Jazari, i cili jetoi mes viteve 1136 dhe 1206.

Bayraktar gjithashtu nisi një anketë për të zgjedhur njërën prej katër ngjyrave për prototipin.

Kompania ”Bayraktar”, e themeluar në vitin 1984, prodhon dronë të armatosur dhe të paarmatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme për avionë.

10 komente në “Turqia prezanton prototipin e automjetit fluturues”

  1. lleshi says:

    Turqit nuk prodhojne ende nje makine qe ecen ne toke e jo me ne ajer.hahaha aman me keto lajm :d

    1. Pellasgos says:

      Greqia kete e ka prodhurra me kohe ahah

      1. Greqia prodhon vetem borxhe dhe asgje tjeter hahahahahaha

  2. Aj.vlora says:

    Po pse Bayraktar e paskemi trshegim nga Turku.

    1. Baliu says:

      Per me shum shikoje fjalorin e Mikel Ndreces: Fjalor fjalesh e shprehjesh te huaja

  3. Iliri says:

    Ndonje lajm tjeter per Turqine keni!!!??? Ju ka ngelur ora ne Stamboll me sulltanin:(. Paguan mire Turqia gazetat sot.

  4. nord.al says:

    Turkia se shpejti do te prezantoje nje tip te ri mulliri kafeje.

  5. Stelt says:

    E ke ngaterruar me ameriken japonine rusine o gazetar leshi se lat name duket qe ju paguan mire tuqia dhe katari per ket gje jan te zot se sa per shkence vari teneqen

  6. Baliu says:

    Turqia ka prodhuar moti drona (tepiha fluturues), po ky modeli i ri nuk po funkcionojka as ne grafike kompjuterike. Edhe nje “lajm” nga Anadolu Agency.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje