"Vjen era myk, lagështirë, ajo është godinë e kalbur", Rama citon studiuesin: Pse duhet teatër i ri

12 Gusht 2019, 16:56Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e studiuesit dhe kritikut të artit, Josif Papagjoni,  i cili shprehet se duhet një godinë e re teatrore.

Mesazhi i Ramës:

Studiuesi e kritiku i artit, profesori, Josif Papagjoni, ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, një sërë dramash dhe plot artikuj e studime mbi teatrin dhe personalitetet e skenës. Ai ka një opinion shumë të qartë për çështjen e godinës së teatrit.

JOSIF PAPAGJONI:

Aty duhet të bëhet një godinë e re teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje? Kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri.

Nëse ai projekt është i vërtetë, atëherë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm për aktorët, teatri është publiku.

Duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet. Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistik.

Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, era e lagështirës nuk hiqet; ajo është godinë e kalbur.

Pyetja që duhet të shtrojmë është: A mund ta ftojmë këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë një festival europian në këto kushte? Një produkt të Mbretit Lir apo Hamletit? Pra, jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër i ri. (TemA)

13 komente në ““Vjen era myk, lagështirë, ajo është godinë e kalbur”, Rama citon studiuesin: Pse duhet teatër i ri”

  1. tani says:

    O kryeminister I nderuar.Ato qe nuk duan teater te ri,kulla te larta ete tjera ndertesa modern duan ndertesa me qerpiq,ere muk e minj gjithandej.Ky lloj soji me Kapexhiun ne kry(kryetari I haxhiqamilve dibran) ishin tek memoriali I “ushtarve turq” si patriot te tyre.Vazhdo punen qe ke nisur,populli asht me ty.

    1. Thonjpapreri says:

      @tani Memorialin e ngriti Katoliku Edvin Hamza Rama. Informohu pak.
      Kur i thua “vazhdo punen” e ke fjalen per punen e turqve qe iu vune flaken Shqiperise?!

  2. Kozmos says:

    TEATRI I RI DUHET BERE SA ME PARE , PA DHENE ASNJE SQARIM PER IDIOTET QE FLASIN PERCARE DUKE KUNDERSHTUAR TE RENE ,TE BUKUREN . MODERENEN . PA PUKE TURPI BEJNE KRAHASIME ME TEATROT E BOTES .HAHAHA , KY TEATER NUK ESHTE I STANDARTEVE KLASIKE QE KA PATUR BOTA , POR ESHTE ME TALLASH , SA ME KALUAR RADHEN , TE SHKOJ SA TE SHKOJ . TURP TI JAPESH VLERA ASAJ GODINE , SIKUR TE JETE NDONJE ARQITEKTUR BAROK .

  3. Vlora1912 says:

    Nuk mund ti lexoj dot lajme te tilla!

    Gjithsesi,

    Ketij Cifes, Josifit dmth, mund ti them dicka me Siguri Absolute:
    .
    Jocif, sido qe te behet Godina e Teatrit, me Kullat fusha, pa kullat fusha, aty apo diku tjeter Ju, te gjith Bashk, Kuurrrr nuk mund te vini ne skene drama me ate cilesi qe i vune Te medhenjet*.
    .
    Keshtu o Cife, bashke me tyryryne qe po ben Sekserin e firmes pastruse fusha, e lini ate godine Ashtu si eshte,
    Se ashtu si eshte, edhe i mykur edhe me lageshtir, percjell nje mesazh Historik dhe Kulturor 1 mij here me te fuqishem se cdo lloj Dramme qe mund te vini ju ne ate skene.
    ……..
    Cife,
    e kuptoj Tyryryn KM kur ben Sekserin e nje firme pastrimi si fusha, se ka per te pastruar shum gjera* tek kullat;,
    Por ju *Artistave te tjere nuk e kuptoj se per cfar dreqin ju hyn ne pune Kullat e Fushes, cfar do pastroni ju??!!!!

    1. Tirana says:

      Ti gjoja, Vlora 1912 e paske trurin te mykur. Me pupulit kazermash aktoret kane punuar me mish edhe shpirt ne kohen e diktatures dhe kane shkelqyer. Sot aktoret e partive vetem aktor nuk jane. TEATER I RI DHE MODERN KONKURUES ME SHTETET NE RAJON.

  4. Taraboshi says:

    Respekte per Z.KM i cili me durimin e tij po e lodh jo vevem veten e tij por edhe ne qe po lexojme cdo dite nga nje artist qe kerkon teater te ri..Deri tani kishte perfunduar nje pjese e teatrit te ri.Ti je i mencur vete dhe zot shtepie. populli ka votuar per ty. dhe se fundi ec me shprehjen popullore Pyet 7 apo 8 dhe ne fund bej si te dish vete.Se ne fund te fundit.si per mire apo per keq ti do te diskutohet.Asnje nga ne .apo nga artistet
    qe te shkruajne letra nuk do te diskutohen.Pershendetje.

    1. Laik says:

      Or tarabosh, zot shtepie aty osh poplli e lo Rama e Berisha. A nuk thot KM se nun e fus une Berishen ne burg per krimet qi ka ba, por osh ligji? Atere pse per teatrin mund te marri vendim km kurse per te korruptuarit jo???

  5. gomari says:

    SA PER TE QESHUR ESHTE KUR SHIKON CA SHOKET E MI QE MBROJNE ATE S T A LL E DERRASH….

  6. lesh e li says:

    Akoma me teatrin? Nje kioske, qe u ndertua per kafshet, me 1940. Si ato ne Tiranen e viteve ’90. Futi shkrepsen!

  7. Syri kalter says:

    Keta bejne sikur jane te „trashe e injorante“, megjithate ketu ka qellime, se ndryshe nuk do te beheshe kaq „teater“, per nje teater.
    Ka gje me te thjeshte, nese nuk ka vertet qellime te kqia.
    Lereni te vjeterin ashtu si eshte, dhe le ta mendoje brezi tjeter çdo te beje me te. Njekohesish, ndertoni jo vetem nje, por sa te doni teatro te rinj. Ja zgjidhja, qe si duket, po vazhduat keshtu, ne fund te 100 vjeçarit do ta arrini.
    Se ja fut kot une, se „gjaku i korrupsionit“ krijon presione te „larta „, dhe fap, e gjeni menjehere zgjidhjen.
    Se ne raste te veçanta, dhe kur ju duhet, pyesni „popullin“ ju. A kemi mesuar keshtu: „ ç‘thote partia, ben populli, dhe ç‘thote populli, ben partia“.
    Hajde pra „djemte nenes Shqiperi“, ketu rrezikohet „interesi i partise „. Dhe sigurisht, „populli eshte dakort“. Nuk ja prish ai „partise, qe e çon nga fitoria ne fitore „. Se deri tani, me thene te drejten, i keni sjelle „mjaft fitore“.

    Te ngjallin neveri, keto gjera te peshtira qe i vini njerezve mbi supe. Mjere ata qe jane nen sundimin tuaj te pa meshirshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje