Abuzime seksuale edhe në Opera? Tetë femra akuzojnë tenorin Placido Domingo

13 Gusht 2019, 18:03Kulturë TEMA

Tetë këngëtare dhe kërcimtare kanë akuzuar tenorin me famë botërore Placido Domingo se i ka ngacmuar seksualisht gjatë takimeve që kanë pasur me të përgjatë 30 viteve, duke filluar nga fundi i viteve 1980.

Femrat pretendojnë se ngacmimet kanë ndodhur në vende të ndryshme, përfshi edhe në zyrat e kompanive operistike ku tenori spanjoll mbante pozicione të larta drejtuese. Një prej tyre e akuzon 78-vjeçarin se i ka futur duart poshtë fundit të saj, ndërsa tri të tjera kanë thënë se i ka detyruar ta puthnin në buzë në dhomën e ndërrimit, në një dhomë hoteli dhe gjatë një takimi për drekë.

Shumica e akuzave lidhen me periudhën kur Domingo ishte drejtues i Operës së Los Anxhelosit dhe Uashingtonit. Përveç tetë femrave që e akuzojnë drejtpërdrejtë, gjashtë të tjera kanë deklaruar për Associated Press se sjellja e tij i ka bërë të mos ndihen rehat, ndërsa thuajse 20 te tjera kanë deklaruar se kanë qenë dëshmitare të sjelljes së tij të pahijshme, që nuk është ndëshkuar asnjëherë.

5 komente në “Abuzime seksuale edhe në Opera? Tetë femra akuzojnë tenorin Placido Domingo”

  1. Une dhe ti says:

    Turp te presesh vite e dakada te tera te akuzosh.Ne qofte se ndodh denoncoje menjehere mos prit.

    1. vang says:

      tani u plak dhe nuk ka pozicione te rendesishme drejtimi, por ka edhe 20 kengetare qe thone se nk u ndeshkua asnje here.Dmth eshte akuzuar por nuk i kane bere gje sepse nuk ka arritur ne perdhunim,Me keto do ishin denuar shumica e burrave.

  2. Gjoksi shperthyes cmend rrjetin dhe rrit temperaturat ne Miami kur modelja kapet mat dhe rrëfen says:

    … dhe shume mire beri. Per ca tregohet trecereku i gjoksit, nga vapa ?

  3. Roberto says:

    Po keto kurvat pse u kujtuan pas pilafit?? Ju vinte mire kur shkonin poshte e lart dhe zgerdhiheshin duke pire e duke qeshur?? Apo keni mbetur pa leke moj kurva?????

  4. Baliu says:

    Tash po dihet se kush qenka “The Phantom of the Opera”. Mbasi eshte demokrat krejt ne rregull, vetem te mos jet ndonje diktator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje