Analisti i njohur amerikan: Ngritja e memorialit turk në Tiranë, akt i pazakontë. Turqia po komprometon sovranitetin e Shqipërisë

Analisti amerikan David Phillips thotë se memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nuk kishte vend në Tiranë dhe se autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e ngritjes së tij. Profesori i Kolumbias i tha Zërit të Amerikës se e sheh ngritjen e memorialit në vazhdën e afërsisë së kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Recep Tayyp Erdogan. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me profesorin Phillips:

Zëri i Amerikës: Prof. Phillips, së fundmi në Shqipëri po zhvillohet një debat, pasi muajin e kaluar u ngrit një memorial por qytetarët turq që humbën jetën në grushtin e shtetit të dështuar para tre vjetësh në Turqi. Debati ka të bëjë me disa arsye, përfshirë faktin që Bashkia nuk po pranon të flasë për rolin e saj në ngritjen e memorialit, për të cilin nuk thuhet asgjë në faqen e saj të internetit dhe për vetë faktin që ngrihet një memorial për qytetarë të huaj në Parkun e Tiranës. Cilat janë komentet tuaja?

David Phillips: Viktima e vërtetë e të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi, është populli turk. 100 mijë vetë u hoqën nga puna, 50 mijë janë vendosur në ndalim administrativ, 151 gazetarë janë arrestuar – Turqia ka më shumë gazetarë në burgje sesa çdo vend tjetër – dhe ka disa pikëpyetje të vërteta lidhur me faktin nëse kishte vërtet një grusht shteti. Disa thonë se ishte një grusht shteti i kontrolluar, që e menaxhoi (presidenti) Erdogan dhe që u përdor për të justifikuar shtypjen kundër shoqërisë, duke e kthyer Turqinë në një gulag gjigant. Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent.

Zëri i Amerikës: 251 personat që humbën jetën janë cilësuar gjerësisht si kryesisht viktima të pafajshme. Po ashtu megjithëse ju thoni që grushti i shtetit mund të ketë qenë orkestruar nga zoti Erdogan, por kjo nuk është provuar. Megjithatë ajo që po diskutojmë sot është nëse duhej ngritur një memorial i tillë në një vend tjetër që nuk është Turqia, pse dhe pse mënyra e fshehtë e procesit në Shqipëri?

David Phillips: Nuk duhej bërë fshehtas, duhet të ketë transparencë për vendimin dhe pse ngrihet memoriali në Shqipëri? Nëse Turqia do që të ketë memoriale për qytetarët e vet, le ta bëjë në Marmaros ose në ndonjë vend tjetër në Turqi, ku do të kishte më shumë kuptim. Ç’mund të themi për sovranitetin e Shqipërisë? A është bërë koloni e Turqisë, kur Turqia kontrollon politikën dhe ekonominë? Kjo është një deklaratë flagrante e tiranisë së Turqisë, jo vetëm ndaj qytetarëve të vet, por edhe tek fqinjët, në rajon. Populli shqiptar nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Zëri i Amerikës pyeti Bashkinë për komente nga drejtuesit e saj lidhur me vendim-marrjen dhe ata e drejtuan Zërin e Amerikës tek Ministria e Jashtme, e cila tha se nuk kishte të bënte fare me të. Pse mendoni ju ata nuk sqarojnë se cili ishte procesi?

David Phillips: Duket se Bashkia nuk ka informacion. Ministria e Jashtme nuk do që të flasë lidhur me këtë. Duket që kjo të ketë qenë një marrëveshje direkte mes Erdoganit dhe Edi Ramës. Në fotografite mes Erdoganit dhe Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë duket si një qenush i bindur para Erdoganit. Në radhë të parë pse ishte aty? A ishte për t’i shërbyer popullit? Kush pagoi për memorialin? Të gjitha këto investime që po bën Turqia në ekonominë shqiptare, a janë transparente? Ku shkojnë paratë? A janë marrë dhe korruptuar nga zyrtarët? I gjithë ky incident për memorialin ngre shumë pyetje për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Turqinë. Duhet të ketë shumë më tepër informacione publike dhe diskutime për atë marrëdhënie, në mënyrë që Shqipëria të mbrojë sovranitetin e vet dhe të mos manipulohet nga Turqia për qëllime të marrëdhënieve publike dhe propagandë.

Zëri i Amerikës: Ju thoni se ndoshta Bashkia nuk ka informacion por në fakt nënkryetari i Bashkisë ishte i pranishëm në ceremoni. Pra kjo duket më shumë si një rast kur ata nuk duan të flasin hapur dhe publikisht sesa mosdije. Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, në përgjigje të pyetjeve e shmangu plotësisht thelbin e problemit pa folur për procesin e vendim-marrjes, duke thënë pak a shumë vetëm “le të respektojmë të vdekurit”. Cili është mendimi juaj?

David Phillips: Ai nuk di gjë për procesin e vendim-marrjes. Ndoshta ai mori udhëzime që të lejojë ndërtimin e memorialit, për të marrë pjesë (nënkryetari) në ceremoni, pra ne me të vërtetë nuk e dimë historinë e vërtetë për gjithë këtë ngjarje. Ku e pati zanafillën projekti? A ishte një marrëveshje mes krerëve të qeverive? A ishte Bashkia e përfshirë? Jo më kot po i përgjigjem pyetjeve me pyetje sepse ka aq shumë që ne nuk dime. Në një shoqëri të hapur ku ka liri dhe demokraci, duhet të ketë njoftim publik dhe një seancë publike në mënyrë që qytetarët e Tiranës, të kenë mundësinë të shprehin mendimet e tyre. Asgjë nga këto nuk ndodhi dhe vërtet nuk e dimë se si u arrit në këtë pikë. Duhet të ketë transparencë dhe informim në mënyrë që ata që morën vendimin të mbahen para përgjegjësisë.

Zëri i Amerikës: Sipas mendimit tuaj, sa e pazakontë është që të ngrihen memoriale për qytetarë të hyuaj në një vend tjetër?

David Phillips: Nuk di që të ketë memoriale të ngjashme në Shqipëri për një vend tjetër. As nuk di të ketë vende të tjera që ngrenë memorial për qytetarë të një vendi tjetër. Është jashtëzakonisht e pazakontë. Dhe ndodh paralelisht me një përpjekje të qeverisë turke për të bërë edhe më shumë presion ndaj organizatës Gulen dhe për të mbyllur shkollat e tyre. Prandaj mendoj se është pjesë e një fushate më të gjerë për të komprometuar sovranitetin e Shqipërisë dhe për ta bërë qeverinë e Shqipërisë të veprojë për interes të Erdoganit. Nuk është aspak në interesin e popullit shqiptar, që kryeministri i tij të bëhet qenush i bindur i Erdoganit. Zoti Rama duhet të mbrojë interesat e popullit të vet, në vend që të bëjë ç’të dojë Turqia.

Zëri i Amerikës: A duhet të kishte pasur hezitim për marrjen e vendimit edhe duke pasur parasysh shqetësimet lidhur me masat shtypëse të Erdoganit, pas grushtit të dështuar të shtetit dhe kritikat e ashpra ndaj tij nga perëndimi për këto masa?

David Phillips: Sigurisht që duhet të ishte shqyrtuar në kontekstin më të gjerë të ngjarjeve në Turqi. Turqia është kthyer në një gulag gjigant. Kjo gjithashtu i dërgon një sinjal shumë negativ edhe Perëndimit dhe Bashkimit Evropian kur kandidatura e Shqipërisë analizohet në Bruksel. Të jeni të sigurt që Komisioni Evropian do ta shohë ngritjen e memorialit dhe do të shtrojë pyetjen nëse Shqipëria aspiron për një identitet evropian apo preferon besnikëri ndaj Turqisë.

Zëri i Amerikës: Ju thatë se mendoni se zyrtarët e Bashkisë nuk dinë shumë hollësi për procesin dhe se po marrin urdhra. Ku e mbështesni këtë?

David Phillips: Askush, përfshirë mua nuk e di se çfarë ndodhi. Unë thjesht po ndjek rrjedhën e ngjarjeve dhe po nxjerr përfundime nga përvoja e kaluar në situata të krahasueshme dhe po bëj hamendje për financimin e memorialit dhe si u mor vendimi. Duhet të mbahen seanca në Parlament. Duhet të ketë transparencë. Njerëzit duhet të kërkojë transparence. I duhet shkuar deri në fund dhe nëse është bërë diçka pas shpine në dëm të publikut, personat e përfshirë duhet të vendosen para përgjegjësisë.

Zëri i Amerikës: Cili është mendimi juaj për faktin që Kryeministri Rama vetëm pak ditë pas ngritjes së memorialit, ishte në Turqi si mik I zotit Erdogan?

David Phillips: Shqipëria dhe Turqia kanë një afërsi të tepruar dhe Rama dhe Erdogan kanë një marrëdhënie tepër miqësore. Marrëdhëniet dypalëshe duhen mbështetur në interesat kombëtare, jo ato personale. Edi Rama duhet të mbrojë interesat e popullit shqiptar. Interesat kombëtare të Turqisë dhe marrëdhënia e tij personale, duhet të kenë shumë më pak rëndësi. Por kur Rama shkon në dasmën e vajzës së Erdoganit, kjo ngre pyetje për sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarosinë e Ramës. Duhet të hetohen të gjitha këto ngjarje. Parlamenti duhet të ngrejë një komision për të hetuar investimet e Turqisë në Shqipëri. Dhe nëse ka keqbërje dhe korrupsion duhet të ekspozohet.

Zëri i Amerikës: Qeveria ka thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë qëllim të mbrapshtë dhe për t’u druajtur nga marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe zotit Erdogan dhe mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ajo thotë se është një nga marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë. Vetë zoti Rama ka shprehur pakënaqësinë lidhur me komentet tuaja të mëparshme. Cili do të ishte komenti juaj?

David Phillips: Unë dhe ai kemi folur për mosmarrëveshjet tona të mëparshme. Jo, unë nuk kam ndryshuar qëndrim. Do të isha I lumtur të pija kafe me kryeministrin dhe ta diskutoja. Por si dikush që e do Shqipërinë dhe popullin shqiptar, dua ta shoh vendin të shkojë në drejtimin e duhur dhe një bashkëpunim më i afërt dhe nënshtrim i Shqipërisë ndaj Turqisë nuk është në interesin kombëtar të Shqipërisë. Do të doja të shihja që Shqiëria adhe SHBA të punojnë më ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe që Shqipëria të bëhet një kandidate e denjë e anëtarësimit në BE. Aty qëndron e ardhmja e Shqipërisë. Dhe Shtetet e Bashkuara, çdo gjë që mund të bëjë për ta inkurajuar këtë proces, duhet ta bëjë. Ambasadorja e re amerikane do të shkojë së shpejti në Tiranë dhe ajo dhe qeveria amerikane janë të angazhuara ndaj demokracisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimit më të ngushtë, Tani është koha për veprime, jo për fjalë. Këto veprime duhet të jenë hapa konkrete që qeveria merr për t’u integruar në institucionet Euro-Atlantike dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. E ardhmja e saj nuk është në Azi me Turqinë. Është në perëndim dhe duhet të bëjmë gjithçka për të inkurajuar një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Dhe së fundmi, në kontekstin më të gjerë Turqia ka bërë përpjekje për t’u afruar edhe me vende të tjera të Ballkanit. A është shqetësuese kjo për ju dhe si i shihni veprimet e saj?

David Phillips: Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë për shitje. Besnikëria e tyre nuk mund të blihet. Politikanët duhet t’i shërbejnë publikut dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve të tyre. Dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë të qartë se presin që këto vende të veprojnë në përputhje me praktikat më të mira të demokracisë. Në këtë mënyrë forcohen partneritetet dhe integrohen këto vende në strukturat euro-atlantike. Ne nuk duam të shohim Shqipërinë apo vende të tjera të Ballkanit Perëndimor të blihen dhe të shiten dhe të afrohen edhe më shumë në orbitën e Turqisë. Duam që ato vende të kenë demokraci të fortë dhe tregje të lira. Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më pro-aktive për ta afruar më shumë Shqipërinë dhe për të punuar më shumë në partneritet me të, në mënyrë që t’u shërbehet më mirë interesave të popullit shqiptar.

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Analisti i njohur amerikan: Ngritja e memorialit turk në Tiranë, akt i pazakontë. Turqia po komprometon sovranitetin e Shqipërisë”

  1. Lani says:

    shume e vertet jemi lole e botes

    1. ben says:

      Ne kohen e perandorise osmane ne 1 province nga ngritja e taksave shpertheu kryengritje. Sulltani qe te perballonte shpenzimet e luftes ngriti taksat.
      Nga ngritja e taksave shpertheu kryengritje edhe ne provinca te tjera. Sulltani I ngriti prape taksat dhe provinca te tjera ngriten krye. Vetem 1 province nuk ngriti krye. Sullatani I cuditur nisi te besuarin e tij te mblidhte popullin dhe ti pyeste. Mbasi I mblodhi njerezine dhe I pyeti per disa ore ne shkonin mire apo kishin ndonje ankese me ne fund me I guximshmi u ngrit e tha: ne kemi vetem 1 ankese, te dielen qe shkojme ne pazar te ura eshte 1 jenicer qe mbledh edhe taksat. Problemi eshte vazhdoi trimi se ky jeniceri jua ben edhe burave edhe grave. Te lutem thuaji sulltanit te shtoje ushtaret se behemi vone per pazar.

  2. Doni me per Belulin.. says:

    Ku jeni o rilindas? Si i paska shpetuar Udheheqesit tuaj Suprem kjo lajthitje?
    Po Valdrin Pjetrin (e Tom Doshit) do ta mbani per kryebashkiak ne Shkoder?
    Desh harrova qe keni dhe ate komikun e Portokallise ne Bashkine e Kolonjes.
    Po Zerin e Amerikes do ta degjoni? Po gazetat gjermane do ti besoni?
    Po Televizionin Italian? Apo keni Carlo Bollinon qe ju a mbeshtet?
    Keni dhe Elizen e Spiropalit, po po keni edhe Taulant Ballen e per dite te keqe, kolosin Erion Brace!
    Shtrengoni fort edhe per ca kohe Mero Bazen, se po e ktheu pllaken dhe ai, vaj hallit!

  3. Doni me per Belulin.. says:

    Ku jeni o rilindas? Si i paska shpetuar Udheheqesit tuaj Suprem kjo lajthitje?
    Po Valdrin Pjetrin (e Tom Doshit) do ta mbani per kryebashkiak ne Shkoder?
    Desh harrova qe keni dhe ate komikun e Portokallise ne Bashkine e Kolonjes.
    Po Zerin e Amerikes do ta degjoni? Po gazetat gjermane do ti besoni?
    Po Televizionin Italian? Apo keni Carlo Bollinon qe ju a mbeshtet?
    Keni dhe Elizen e Spiropalit, po po keni edhe Taulant Ballen e per dite te keqe, kolosin Erion Brace..
    Shtrengoni fort edhe per ca kohe Mero Bazen, se po e ktheu pllaken dhe ai, vaj hallit!

  4. skenderbeu says:

    Edhe une jam kunder atij memoriali , por ky nuk mund te zmadhohet me shume se kaq. Ky zoteria thjesht percolli interesat dhe konfliktin midis Erdoganit e Amerikes ne ligjerimin e tij. Ishte nivel shume i ulet dhe perdori nje fjalor ordiner kur tha Klysh qeni, turp per zerin e amerikes qe e ul nivelin keshtu. Ky zoteria foli si nje zedhenes i Gylenit, normal Gyleni ka shume para. Edhe nje here e perseris jam kunder ketij memoriali por arsyeja dhe zmadhimi i rastit eshte krejtesisht fake. Nese sovraniteti i Shqiperise e preku nje memorial i qytetareve turq qe rane per te mbrojtur shtetin dhe demokracine ne vendin e tyre, po nderhyrja juaj profesor , kur na thoni se cfare duhet te bejme ne shqiptaret, a nuk e prek sovranitetin? Do te kisha me shume respekt per ju nese do te flisnit kunder emertimeve krejtesisht banale, antikopmbetare dhe antiperendimore sic eshte rasti i vendosjes se rruges ne mes te Tiranes emrin e kriminelit pronazist Xhevat Deva. Gyleni eshte nje njeri sherbimesh , vemje antidemokratike, dhe pucist ndersa ju e strehoni thjesht per ti bere karshillek Turqise. Kjo eshte demokracia juaj??? Tung profesor.

  5. ¬ says:

    Është memorial 11 shtator 2001. Një aziatike kemi ambasadore nga SHBA në Tiranë., përse jo dhe një shenjë bashkpunimi.

  6. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    turqit e memorialit jane mes birazeresh turkoshqipfoles[vet DASH deklron se sunitet dhe shiitet ne ALB.jane 90%] kshq keto qe thua ti amerikono jane pordhe me rigone……….gezuar bajrom kurbonin!

  7. JKB says:

    Ka plotësisht të drejtë. Atë Arbjan Maznikun që përfaqësoi Bashkinë e Tiranës në atë aktivitet të turpshëm, pse nuk e dërgoni të bëhet imam në Çanakala?

  8. Pse kemi pas ndonje here sovranitet ne,gjithmone kemi qene varur nga dikush…
    Edhe sot na kap dikush nga veshi dhe na fut ne parlament,pastaj i lutemi te huajve na zgjidh problemet,pastaj i shajme e i nxjerim armiq.
    Ketu ka vetem beqira turcelinj qe nuk dine te bejn shtet

  9. Duam sqarrime ! says:

    RAMA TË NA SQAROJË, PËRSE E BËRI KËTË ?

    1. abc says:

      Thjesht eshte i shitur tek Turku (tek i forti i lagjes), kjo u duk qarte qe kur filloj provokimet e pa besa me Greqin.

  10. Nacionalist says:

    Hani kur, qeras Rama!
    Ku është ky turkofagos?

  11. Kuq e zi says:

    Pse nuk del kush ta thyej?
    Keta shkerdhata skane ngritur nje memorial me emra e mbiemra per viktimat e andarteve greke, do nderojne keta turqit
    Nqs ky eshte nderi per air albania le te mbyllet do pranoj cmimet e sotme pa konkurence

    1. Flm says:

      O KoqeZi nuk del ta thyej njeri sepse Turku te heq koken per simbole, Muhamedra, nacionalizma dhe shovinizma Otomane.
      Eshte shtet mafjoz dhe kriminal.
      Nuk eshte Greqi dhe Europ, qe mun te shkatrosh te djegesh simbole dhe te mos te ngacmojne.
      ###
      Prandaj derrat fodull Turk-Arnaut nuk ngren kryet ndaj Turkut, por bejne cubin dhe fodullin trim me Greqi dhe Europ.
      ###
      Thjesht vertetohet edhe nje here se sa te peshtyr jeni.

  12. Agron says:

    Pa Ameriken jemi te mbaruar si komb!

    1. Bureto says:

      Ashtu vërtet! Sidomos për kontributin në çlirimin e Kosovës, mirënjohje për jetë Amerikës. Por një analist, një opinionist, qoftë dhe një agjensi lajmesh, nuk janë kurrë (nuk përfaqësojnë) ShBA-të.
      Profesori vëren me të drejtë se për problemin e memorialit duhej të kishte më shumë transparencë, por nuk ka të drejtë që, në analizën
      e tij,0 shkon deri aty sa të thotë se me këtë veprim (fare periferik), Shqipëria po kthehet në një koloni të Turqisë! Pra po humb sovranitetin. Po të nisesh nga këto premisa dhe sikur VOA të pyeste analistin tonë Lubonja për ndonjë problem të ngjajshëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën, ai do thoshte (i ka thënë) të njëjtën gjë, në mos më shumë. Mjafton të kujtojmë ‘sovranistët’ e Tiranës, si ai më sipër e të tjerë, për histerinë gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi, të udhëhequr nga Amerika, të kuptojmë më shumë. Sikur qeveritë apo shteti që ato përfaqësojnë t’u merrte dorën për vendimet e tij, opinionistëve apo analistëve atëhere….? Analistët këtë detyrë kanë të bëjnë analiza, por jo të japin verdikte. Për këto në demokraci vendosin organet e zgjedhura nga populli. Nëse gabojnë kostot janë të tyre. Kur shkelin ligjin personat përgjegjës shkojnë në dyert e drejtësisë, kur ato kanë impakt politik, vendos vota në zgjedhjet e rradhës. Kështu funksionon kudo në demokraci, në rradhë të parë në atë më të madhen në Amerikë.
      Sa i përket Intervistës të kërkuar nga VOA, kam përshtypjen, (nisur jo vetm nga ky rast), sikur lajmet apo intervistat e saj këto kohët e fundit, janë pak tendecioze apo të porositura. Se ja psh, gazetarja me të drejtë e pyet prof. sesi ka mundësi që në atë ceremoni merrte pjesë A.Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës (dmth qeveria), por pse nuk e pyeti dhe për pjesmarrjen e Çollakut, (bile ky mbajti atje dhe një fjalim), si përfaqësues i lartë i PD? Ose sikur ta pyeste Berishën nga Uashingtoni se ç’mendim kishte ai për këtë veprim të Edvin Kristaq Ramës? Dhe këtë jo për gjë, por kur dihet se në marrëdhëniet me Erdoganin, Rama vetëm se ka pasuar (kopjuar) marrëdhëniet e Berishës me të. Por edhe pa këtë pyetje retorike, Berisha që nuk lë banalitet të Tiranës, i vërtetë apo fake qoftë pa marrë nëpër gojë, për këtë rast ka heshtur?! Ja pse them, pa u solidarizuar vetë si qytetar me memorialin, intervista dhe ato çka shpreh analisti nuk mbartin paanësi, çka do të ishte si rregull (kod) në nderin dhe dinjitetin e tyre, por dhe të agjensive që i japin.

  13. sulo Permeti says:

    EDi Rama po pregatitet te “fshihet” ne TURQINE E ERDOGANIT,sepse spaku i organizuar nga amerikanet ja ka bere dosjen mal.Prandaj ai po shet sovranitetin e SHQIPERISE duke u strehuar ne TURQI.
    Memorjalin e Erdoganit po te doje le ta mbaje ne bahcen e Surelit.
    Saliu nuk le njeri pa i komentuar,deri ne 4 breza,madje edhe per gjera me banale,-kete rradhe qytetari dixhital,ne lidhje me memorjalin s’foli asnje fjale….ndoshta spaku,do e coje edhe salen ne oborin e Erdoganit.

  14. boston says:

    O SHBA juve ju ka pushtuar Kina ne cdo shtetet te Amerikes ,Kina ka zaptuar Ameriken duke ngritur qytetin e sa kines .

  15. Glauk says:

    Hahahahahahahaha sa kam qesh kur lexova intervisten e ketij cifutit.

    Gjeja qe me beri me shume me qesh eshte qe ky interesohet ” per mireqneine dhe interesat e popullit shqiptar” dhe per ” demokracine ‘ ne Shqiperi.

    tipike shporehje cifutesh, qe perdorin keto lloj termash qe ti hapen dyert Amerikes dhe cifuterise nderkombetare qe drejton Ameriken ne emer ” te se mires se perbashket” dhe rezultati eshte pare ne Shqiperi me kete rremuje pa fund keto 30 vite…. dhe me miliona te vrare ne lindje te mesme dhe shkaterrime pa fund dhe miliona refugjate ne europe qe po zevendeosjne popullaten vendase.

    Sa shume ju djeg ketyre cifuteve per Erdoganin, qe kur ua shtypi frushtin e shtetit ne 2016….

    Nejse me shqiptaret cifutet e kane te lehte,…. shqiptaret jane teper te dobet dhe te paorgabizaur dhe vdesin per degjenrimin perendimor dhe nuk krijojne dot alternative per veten e tyre

  16. Saras says:

    Me kete gafe qe ka bere Edi Rama,coi uje ne mullirin e opozites (flas sikur te ishte vertete opozite).
    Edi u vetlargua nga kryeminister.

  17. arti says:

    Jepi nje pergjigje kryeminister Ramadani.

  18. demokrati says:

    Zoterinj te “zerit te Amerikes” jeni bere si “zeri i Moskes” ne vitet 70 ku nuk e degjonte me njeri!Ndaj lerini recetat e dala boje se nuk pine me uje!Njelloj jini si Erdogani ndyshon vetem gjuha!Kuplara nuk e beri Erdogani Shqiperine !David Phillipsi te shikoje qenushin e Putinit e pasketaj te jape receta per ne!Jam kunder pllakes memoriale te ayre qe rane per interesa te nu e di kujt,mos ndoshta edhe per interesa te ketij Dalidit a Davideve pertej oqeanit e qe Rama ka qene i detyruar ti ndegjoje per te vendosur nje pllake memoriale,ku ne fund te fundit ata te rene ishin kunder Erdoganit!Problemi ketu qendron se perse Shqiperia perdoret akoma duke u bere mish per top nga te tjeret!Sa per Edi Ramen ,ai eshte kryeminister i nje vendi e nuk eshte analist si ky David Koperfildi qe si qenush i “zerit te Amerikes” do te ndikoje duke i dhene receta nje vendi te pavarur e sovran!Sa per memorialin kushtuar te reneve ne ate grusht shteti nuk jam aspak dakort per vendosjen e saj ne truallin shqipetar sepse jam i bindur qe qofte Bashkia qe eshte pronare e ketij trualli e qofte qeveria sikur te kete ndikuar ne kete paçavure ,nuk ka perse te behen e te bien pre e lojrave te felliqura te Erdoganeve ne Azi apo Amerike qofshin!Boll me me keto skrifica te kota ,pasi Saliu shiti,voshi,fali kete vend per te tilla interesa e popilli i ketij vendi i paguan e jo Salinjte e radhes!Fondamentalizmin islamik nuk e mbollem ne, i nderuar Davit por na i sollet Ju per interesat tuaja!

  19. american16al says:

    Shqipetaret respektojne vendimet e popullit Turk ne zhvillimin e vendit tyre por kjo qe beri qeveria me memorialin eshte absurd dhe pakuptimt !!!
    Lidhjet e ngushta miqesore respektojne rregullat e sejcili vend pa nderhyre ne punet e brendeshme intime.

  20. bardhyl says:

    Ngritja e memorialit turk në Tiranë është një eveniment i pakuptimtë dhe pa lidhje.Ky veprim më shumë turpëron turqit se sa qeverinë shqiptare.Por ky budallallëk shqiptar duhet të shqetësojë kundërshtarët e zgjerimit në BE.Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e ngushtë nuk ka vende bosh.Edi Rama nuk i ka mundësitë e Enver Hoxhës për të bërë politikë të pavarur.O njëra o tjetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *