Betohet kryebashkiaku i ri i Tropojës, militantët e PD e ish-punonjësit e bashkisë protestojnë. Një 'Shotë' në krye të këshillit bashkiak

13 Gusht 2019, 19:35Politika TEMA
Betohet kryebashkiaku i ri i Tropojës, militantët e PD e

Pas shumë vitesh nën drejtimin e Partisë Demokratike, nga sot bashkia e Tropojës do të drejtohet nga një socialist. Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i Tropojës ndërkohë që u betua edhe kryebashkiaku i ri Rexh Byberaj.

Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Shotë Basha ndërsa nënkryetarë Agustin Pepkolaj dhe Arbër Çakraj.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e prefekturës. Të pranishëm ishin deputeti socialist Ilir Beqja, zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe përfaqësues të tjerë të partive politike.

Në të njëjtën kohë përpara ambienteve të bashkisë disa përfaqësues të Partisë Demokratike bashkë me ish-punonjës të bashkisë kanë zhvilluar një protestë .

2 komente në “Betohet kryebashkiaku i ri i Tropojës, militantët e PD e ish-punonjësit e bashkisë protestojnë. Një ‘Shotë’ në krye të këshillit bashkiak”

  1. USA says:

    Kunata e Haklajt I Takon. Respekte.

  2. Tutu says:

    Katindari ngelet katundar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje