Donald Trump anulon filmin “Gjuetia”: Akuzon Hollivudin për racizëm

“Hollivudi është vërtetë i tmerrshëm. Ju flisni për racizëm. Hollivudi është racist. Ajo që po bëjnë me disa lloje filmash që po nxjerrin, është shumë e rrezikshme për vendin tonë. Ajo që Hollivudi po bën është një keqtrajtim i tmerrshëm i vendit tonë”.

Kjo deklaratë e presidentit Donald Trump i referohej filmit “Hunt” (Gjuetia) të Universal Studios, që pritej të dilte në fund të shtatorit në kinematë amerikane.

Realizimi i gjinisë aksion, horror sjell historinë e 12-të njerëzve, të cilët zgjohen papritur dhe zbulojnë se janë preja e gjuetisë së një grupi të pasurish.

Pas sulmeve nga shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe masakrave me 31 viktima në El Paso dhe Dejton, Universal Studios vendosi të tërheqë filmin pa dhënë detaje për këtë vendim, por duke thënë se kjo nuk është koha e duhur për të publikuar këtë film.

Donald Trump akuzoi Hollivudin se po trajton padrejtësisht republikanët konservatorë në krahasim me të tjerët. Por anulimi i filmit ngjalli edhe mjaft reagime kundër. Shumë kritikë akuzuan Presidentin se po ndërhyn edhe në kinematografi.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Donald Trump anulon filmin “Gjuetia”: Akuzon Hollivudin për racizëm”

  1. Qivan Qiqiriqi says:

    Pse,edhe n amerik qenka ai ligji komunist enverist i diktaturs s proletarjatit qe quhej neni 55 “agjitacjon e propogand armiqsore” dhe qe rraste mren kedo qe hapte gojen pa tollon !?!
    Se tashi s po morrim vesht ku osht lirija e shprehjes !!
    Apo,si n komunizem :”shprehu lirshem,por si du un ama,se ndryshe ta drodha zverkun”
    Kshtu mendonte Dull Kamunizmi.
    Kshtu po na del edhe Trump Dull Demokracija..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *