Edhe Italia me “probleme shqiptare”: 2 në 3 struktura turistike rezultojnë me parregullsi

Dy struktura me qira në tre kanë rezultuar të parregullta. Biznesi i shtëpive të pushimit në të zezë apo i punësimit të parregullt  rikthehet të lulëzojë verës.

Guardia di Finanza në Itali po zbaton një plan të jashtëzakonshëm kontrollesh verore të fokusuar në zonat bregdetare të vendit.

E në sektorin imobiliar, nga 404 kontrolle të realizuara, 256 prej tyre kanë rezultuar të parregullta.

Kontrollet janë përqendruar në zonat turistike të vendit Sardenja, Pulja, Toskana, Emilia Romagna dhe Lazio.

“Spiunët” e evazionit për qiratë në të zezë kanë evoluar e shpesh gjenden në internet në faqe si Booking dhe Airbnb ku reklamohen strukturat akomoduese. E nga kjo analizë nisë edhe kontrolli për evazion fiskal.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *