Eros Ramazzotti mbron ish-gruan nga thashethemet se e tradhtonte, pas divorcit të tyre

“Kam lexuar shumë gjëra të këqija në lidhje me Marikan këtë javë dhe dua t’ju them se nuk është absolutisht ashtu si mendoni.

Kjo situatë ka kohë që zvarritet dhe tani ne kemi vendosur të ndahemi”.

Kështu shprehet këngëtari i njohur Eros Ramazzotti, me një video në profilin e tij në Instagram, për ndarjen me gruan e tij, Marica Pellegrinelli.

Kjo deklaratë vjen vetëm një javë pas njoftimit të vendimit për ndarje dhe thashethemeve të ndryshme që qarkullojnë për të.

“Ajo që lexoj nuk është realitet. Marika është një nënë shumë e mirë. Ajo është një grua fantastike dhe nuk është ngatërrestare siç e ka quajtur dikush.

Gjëja më e mirë është të dëgjoni muzikën time, kushdo që dëshiron, kurse pjesës tjetër le t’u lëmë thashethemet e nivelit të ulët”, shprehet këngëtari në video.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *