FOTOT e rralla nga "Shkëmbi i Kavajës" në 1970: Të gjithë plazhistët “elegantë”

13 Gusht 2019, 11:20Dossier TEMA
FOTOT e rralla nga "Shkëmbi i Kavajës" në 1970: Të

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar në faqen e saj zyrtare disa foto të rralla nga “Shkëmbi i Kavajës” në vitin 1970. 

“Gushti është, përgjithësisht, muaji i pushimeve, plazhit, detit. Mirëpo, disa prej nesh, që ende duhet të ndodhen në punë, ëndërrojnë për pushime, shfletojnë mes fotografive të Fototekës së Arkivit Qendror Shtetëror, dhe risjellin në kujtesë imazhe nga pushimet e dikurshme.  

Në foto: plazh, Shkëmbi i Kavajës, Durrës, 1970.”- shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave teksa poston fotot. (TemA) 

27 komente në “FOTOT e rralla nga “Shkëmbi i Kavajës” në 1970: Të gjithë plazhistët “elegantë””

  1. Feliks says:

    Kur Historia artikulohet apo tregohet gabim dhe nga ata qe punojne a drejtojne Arkivin e Shtetit????? Aty nje foto nga 5 muuuuund te jete Shkembi Kavajes. Te gjitha fotot jane te Plazhit famoz te Shkozetit/Durres…Apollonia..Hekurudha..mbase edhe Iliria. Jo per gje por kur nuk ka saktesi edhe sot per diçka qe ska shume kohe qe ka ekzistuar lere me pastaj se ça zallamhure behet per me pare…

    1. BLLOKMENI says:

      Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave mbase me personelin e rinovuar nuk e ka idene se si ka qene plazhi te Shkembi i kavajes. Mbase nuk kane njohur as plazhin e durresit. Tek shkembi i Kavajes mund te gjeje tek tuk ndonje çift te rinjsh per te bere dashuri. E benim me vrap cdo dite nga kampi i te rinjve golem deri tek Iliria (tek blloku kalonim nga rruga). Ishte rreth 30 minuta me vrap. Nuk shikoje kemb njeriu.

    2. Edkari says:

      Nuk ka ndonje nga Durresi ke redaksia TEMA-s qe ti tregoj
      fshatarit Tepelenes se fotot nuk kane lidhje me “Shkembin e Kavajes”?

  2. Kapterri says:

    Tek “Shkomi i Kavajës” nuk kishte plazh masiv. Vendi i fundit ishte kovaleshenca e ministrisë së mbrojtjes e cila ndahej nga plazhi tek pishat e Shkomit të Kavajës nga një përrua i vogël. I gjithë plazhi bëhej nga Teuta deri tek Iliria. Pastaj vinte Blloku, më pas kovaleshenca e ministrisë të brendshme, kampi i pionerëve dhe siç e thashë më lart, kovaleshenca e ministrisë së mbrojtjes. Përballë hyrjes tek kampi i pionerëve ishte stacioni i fundit i autobuzit që vinte nga Durrësi dhe quhej “Tek Plepat” Një nga fotografitë nuk ka lidhje fare me plazhin e Durrësit.

  3. albatros says:

    Po pishat qe jane zhdukur, JANE ZHVILLIM APO BARBARI?

  4. xyz says:

    Asnjera nga fotot nuk eshte tek Shkëmbi i Kavajës. Janë tek Breshka, Hekurudha, Iliria dhe Currilat

    1. Tur durrsaku says:

      BRAVO.CURRILA.BRESHKA DHE HEKURUDHA…KY ADOLOSHENTI QE QUHET GAZETAR.NUK E DINTE QE DURRSAKET TE SHKONIN TEK SHKEMBI KAVAJES.I DUHESHIN 1 DITE PER TSHKU ATY.KY KUJTON SE HAJS PI MAR MAKINEN DHE PO SHKOJ KE GJIRI I LALZIT…FUTJA KOT

  5. epo kjo pune says:

    eshte Iliria ne Durrres, edhe Vlora me tunelin

  6. the 5 of November says:

    Ore ju te Temes do mblidhni mendjen ju apo jo.Asnje nga fotot nuk eshte shkrepur tek Shkembi i Kavajes…ndoshta e para po ndoshta se me shume duket si te plazhi Iliria.Tek shkembi i kavajes nuk ka pasur piste o te pjerdhur.Bile njera nga fotot eshte ose ne Vlore ose ne Dhermi.Ju pjerdhsha ju bashke me arkivistin e AQSH

  7. Flutura says:

    O kerrme e gazetarise, na gjej nje plazh italian ne vitin 70 dhe na e thuaj si ishte andej.
    Pra plazhe nudo atehere nuk kishte.
    Plazhi behej normal e njerzit ishin te kenaqur.
    Se si do te jete plazhi pas 50 vjetesh nuk e di, po njerzit si sot, do te tallen ne ty. Cfare gazetari idiot para 50 vjetesh – do te thone.

  8. Kaonia says:

    Jo mo nuk dinin dikur,tani nje bidon uje i vogel 2 mij leke.

  9. operacioni zjarri says:

    Nuk besoj se eshte Shkembi i Kavajes. Ne ate kohe aty nuk ka patur kembe njeriu. Duken ne sfond ca ndertesa qe tek Shkembi nuk kane egzistuar

  10. "BOHOTINA" says:

    Po fjalen elegant pse e ve ne thonjeza?

  11. Olimpia says:

    Foto 1 dhe 2. …pas hotel Adriatikut,tek ,,hekurudha…restoranti i famshem qe futej ne rere….foto 3. ..tek ,,Iliria,, pista e famsheme ku ne fund te viteve 50..dhe fillim te 60…turistet polake,gjermanolindore dhe ceke ,bashke edhe me shqiotare filluan te kercenin twist again..ose dai dai Carolina dai..foto 4 tek shkembi ne Vlore ..foto 5 ..femije qe lozin me rere ,ashtu sic bejne edhe sot .Te gjitha keto per saktesi pasi na mbyti diletantizmi dhe injoranca.Asgje nuk thuhet per periudhen 45…90..vetem teorite e Butkes,bunkartet e Rames dhe cmendurite e Berishes.Dhe rinia e sotme ka mbire nga koha ,,zero,,Populli qe mohon vetvehten eshte nje popull humbes .Shqiperia mohon shkencetaret ,inxhinieret e famshem ,projektuesit e talentuar ,drejtuesit e jashtzakoneshem te nderrmarrjeve me mijra punetore ,agronomet dhe biologet qe krijuan prodhimet shqiptare,profesoret universitare qe e filluan vertet nga zeroja ,mjeket qe ngriten nje shendetesi masive dhe cilesore falas,ushtaraket qe mbajten mbi supe barren e mbrojtjes ne kushte te veshtira …Duket sikur ne Shqiperi vetem kendohej apo jepeshin shfaqje artistike .Asnje nderim nuk ka nga shoqeria per te kaluaren,eshte krijuar ideja mashtruese dhe antishqiptare qe ne vitet 44…,90..kishte vetem ,,lufte klase.Natyrisht e gjithe kjo psikoze shoqerore eshte thjesht nje ,,lufte klase,,e re por me qellime shume te rrezikeshme ,denatyrimin dhe mohimin e asaj qe arriten shqiptaret ,pavaresisht sistemit .E njejta gje behet edhe sot nga banda Berisha ,Meta ,Basha.

  12. 19 says:

    O tema postoj te gjitha komentet e mija se na cat veshet.

  13. Billy says:

    Keto foto duhet te jene mare ne France. Ku ka patur plazhe dhe njerez aq te lumtur ne Shqiperi para 1990? Po te shkoje me plazh ashtu laskuriq, te internonin si familje.
    Shqiperia ka patur vetem burgje. Ku e gjetet kete foto ju?
    Se po te jete e vertete, ju po beni propogande se Shqiperia nuk paska qene aq e keqe.

  14. FLUTURA says:

    Kudo qe te jete shkrepur fotoja nuk e ndryshon faktin, qe duket si kampet e nazizmit….

    1. mos u grric kot says:

      po pse tuli e dhjami e tregojne mireqenien? NJerezit sot po paguajne qimet e kokes per te mbyllur stomakun ose per ushqime natyrale qe atehere I hanim (aq sa kishim) dhe nuk ua dinim vleren. KOherat nuk krahasohen…kishin te mirat e te keqijat e veta!

  15. MH says:

    Pavarsisht nivelit te jeteses.Plazhet cfrytezoheshin deri ne rrenje per popullin.
    Per plazhin tek shkembi i kavajes e ka muhabetin qe te gjithe jane elegant.
    Jo te shtate pamjet jane te plazhit te golemit.

  16. Samiu says:

    RRESPEKTE Olimpia : nuk ja vlen te komentosh me shum jeni vertet realist , por fatkeqsisht si ju jan shum pak ne kte vend , na esht shpifur me prapagand antishqiptare 30 vjeçare , ishim brezi qe kemi punuar me shum ne kte vend ato 50 vjet , qe nga koha andertalve , sot behen vetem pallate me para droge e prostitucioni , dhe kemi 30 vjet qe bejm vetem rrug se vjedhim pa fund neper tendera , dhe e fundit thjesht ka 30 vjet qe shkaterrojn punen ton dhe hedhin balt mi sakrificat tona nuk behet azgje tjeter ne kte vend , zhvillimin me te madh kto 30 vjet e ka mar ashashi kokaina heroina dhe prostiticioni , dhe kta bashk me politikanet antishqiptar te ktyre 30 viteve qe vetem kan baltosur punen ton heroike dhe e shkaterruan SHQIPERIN e çuan ne vitin zero , dhe sot bejn vetem prapagand kunder ndertimit te kti vendi , se nuk kan me çte krahasohet se po ti tregosh brezave sot qe per 30 vjet u be elkektrifikimi i gjith vendit nga konispoli ne vermosh , se kur mbaroj lufta te ter ndriçoheshin me pish kur dilnin ne mengjes te ter gjith bloz nga fytyra , u ndertuan hekurrudha pa fund industria e rend dhe e leht bujqesia arsimi kultura mjeksia njohen nje zhvillim te pa par , kto qe shikoni si kan ber kta rrugaçet e politikes jo , kta antishqiptaret por brezi jon heroik , rrespekte ati brezi qe ka 30 vjet qe baltoset nga antishqiptaret dhe rrugaçet sot , brezi me heroik i te ter kohrave ne kte tok , rrespekte te ter puntorve dhe intelektualve qe punuan me pasion per ndertimin e shqiperis , turpi i mbuloft politikanet e ktyre 30 vjetve qe vetem shkaterruan xhdo gje qe u ndertua per 50 vjet dhe vodhen te ter pasurit e kti vendi , dhe sot shesin pordh me vila nga 5 milion euro pa i then kerkush puna mbar . Turpi i mbuloft bashk me kta gazetar injorant sit sherbetore te politikes ktyre rrugaçve dhe alabakve.

  17. Eleganti says:

    Po ashtu ishin elegante, shikoj fotot e prinderve te mi dhe brezit te tyre te gjithe asnje gram dhjame.. sot ne brezi i ri jemi si thes me mut.. me e keqja eshte se do na behen edhe kalamaqte me mut se vetja..

    1. Stefi says:

      Elegante pasi nuk kish makina private,hecej me shume,hanim ushqim bio ,etj etj

  18. Mendimi jo profesionist says:

    Nuk ka rendesi se ku jane marre fotot,rendesi ka qe punonjesit e arkivit qe i kane publikuar tregojne nostalgji per shendetin e njerezve.Te gjithe te pa deformuar e te fuqishem.Le te gjejme shkaqet e ketyre ndryshimeve per keq ne shendet megjithese ushqehemi me mire ne pergjithesi.

  19. Miku nga Jugu says:

    Ja se mu kujtua nje fakt nga ajo kohe plazhi: Shkoje ne plazh ne durres , fjala vjen tek Iliria dhe, rrobat e trupit meqe nuk kishe ndonje te njohur qe pushonte ne kabina, i vendosja ne fund te murrit ndares rere dhe objektet . Si une benin dhe shume te tjere dhe ktheheshe per t`u veshur edhe pas disa oreve. veshjet e mbledhura ” grusht” nuk t`i prekte njeri, mund te lije dhe leke, dhe nje ore dore dhe i gjeje. More po pse ndodhte kjo, pyes akoma veten dhe veshtire t`i jap p[ergjigje me c`ndodh sot?!

    i

  20. Miku nga Jugu says:

    Ja se mu kujtua nje fakt nga ajo kohe plazhi: Shkoje ne plazh ne durres , fjala vjen tek Iliria dhe, rrobat e trupit meqe nuk kishe ndonje te njohur qe pushonte ne kabina, i vendosja ne fund te murrit ndares rere dhe objektet . Si une benin dhe shume te tjere dhe ktheheshe per t`u veshur edhe pas disa oreve. veshjet e mbledhura ” grusht” nuk t`i prekte njeri, mund te lije dhe leke, dhe nje ore dore dhe i gjeje. More po pse ndodhte kjo, pyes akoma veten dhe veshtire t`i jap p[ergjigje me c`ndodh sot?!

    i

  21. USA says:

    Jane te iliria dhe hekurudha dhe elegante pa thojza jane tani i mbyti diabeti dhe adipoziteti.

  22. Adrian says:

    Te gjitha jane ne plazhin e Durresit. Ne 1970 nuk shikonje te rritur tek shkembi Kavajes, jo me femije….le godina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje