Jari bën skenarin e zgjedhjeve të reja në Shkodër

Pas ngrirjes së Valdrinit në Shkodër, Jari vendosi të bëjë disa skenarë, se si mund ta menaxhojë Luli çështjen e Bashkisë në Shkodër:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Pas ngrirjes së Valdrinit në Shkodër, Luli gjendet para disa dilemave, të cilat duhet t’i kapërcejmë me guxim.

Ashtu siç e kisha parashikuar që dje, problem është se ikja e Valdrinit na vendos para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje në Shkodër.

Kjo është sfida e re e Lulit, për të cilën ai është në siklet.

Ky është i vetmi rast që ai nuk i gëzohet dot ikjes së Valdrinit, pasi e vë në vështirësi para popullit, ngaqë është betuar që nuk do hyjë kurrë në zgjedhje.

Ndaj në këto kushte mendoj se duhet vepruar me zgjuarsi.

Së pari, Luli duhet t’i kërkojë Ramës të emërojë kryebashkiake Voltanën deri në zgjedhjet e reja.

Kjo na jep qetësinë që së paku një Bashki e mbrojtëm nga 60 të tjerat, që na i mori Rama.

Së dyti, të detyrojmë Ramën të hyjë në zgjedhje më 13 tetor, kur e ka vendosur Ilir Meta.

Kjo do të na zgjidhte shumë probleme, pasi edhe Metën e respektojmë, edhe vetë nuk kandidojmë.

Ne kandidojmë Voltanën nga LSI në Shkodër, kurse Rama një të vetin.

Aty e shikojmë se si LSI mund të mundë Ramën në Shkodër.

Ky do jetë një sukses historik.

Së treti, nëse Rama kërkon zgjedhje të pjesshme vetëm në Shkodër, Ilir Meta të mos dekretojë ditë zgjedhjesh, derisa të jetë president, dhe kështu mund të rrijë Voltana katër vjet pa zgjedhje.

E katërta, nëse nuk bëhet asnjë nga këto skenare, duhet parë çështja e një Komisioni Ndërkombëtar për Shkodrën, ku të ketë një përfaqësues nga Austria për jezuitët, një nga Vatikani për katolikët, dhe një nga Stambolli për myslimanët.

Kjo do ta bënte Shkodrën qytet ndërkombëtar.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari bën skenarin e zgjedhjeve të reja në Shkodër”

  1. Zgalem says:

    Me bukur nuk ka . T’u lumte dora , Mero . Je I pa perseritshem . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *