Luigi Soreca: Reforma në drejtësi, 'perla e Shqipërisë'. Vendi duhet të jetë gati për 15 tetorin

13 Gusht 2019, 09:11Politika TEMA

Shqipëria është në “fundin e fillimit, jo fillimin e fundit” të pranimit të saj në Bashkimin Evropian, thotë Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Duke folur për Euronews, Luigi Soreca iu referua Winston Churchill kur u pyet se në cilën fazë është Shqipëria në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në BE.

Rreth 91% e popullsisë së shtetit të Ballkanit janë pro anëtarësimit në bllokun europian, por kohët e fundit francezët dhe holandezët duket se po bllokojnë bisedimet e pranimit.

Luigi Soreca: “Vendimi në tetor është i rëndësishëm për vendin, por edhe për BE-në, pasi edhe besueshmëria e procesit të zgjerimit është në pikëpyetje. Vendet e interesuara si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut kanë përmbushur mjaftueshmërisht detyrimet kundrejt Komisionit Europian, por le të them progres të mjaftueshëm për hapjen e negociatave, jo për t’u bërë anëtar i BE-së. Siç mund ta dini, Winston Churchill thoshte se ‘ky është fundi i fillimit’, jo ‘fillimi i fundit’. 

Por pikërisht sepse kanë bërë punën e kërkuar, Bashkimi Europian duhet të ketë kujdes me vendimin. Është e rëndësishme që populli shqiptar, ky 91 përqindëshi që përmenda më parë, të vazhdojë të besojë në perspektivën e Bashkimit Europian. Unë kam besoj se ata do vazhdojnë të besojnë, por Bashkimi Europian duhet të mos ua presë shpresat që kanë.”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i zhgënjyer për situatën, duke i thënë Euronews: “Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet në atë që ne bëjmë, në atë që vendet si ne bëjnë, por në situata të ose dinamika politike të brendshme në vendet anëtare “.

Si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur probleme të sundimit të ligjit që kanë pasur  ngadalësim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit.

Soreca tha se ka shumë progres, por ka fusha ku administrata shqiptare duhet të vazhdojë punën, siç janë “lufta kundër korrupsionit”, krimi i organizuar dhe reforma zgjedhore.

 Luigi Soreca: “Shqipëria duhet të fokusohet në axhendën e reformave, të mos humbasë asnjë moment, të jetë gati për 15 tetorin, dhe të ketë gati dokumentacionin që ministrat e BE-së të marrin vendimin. Raporti i majit i Komisionit Europian tregoi se është bërë një progres kuptimplotë në fusha të caktuara, i mjaftueshëm për hapjen e negociatave. Por procesi i reformave nuk ndal asnjeherë, duhet të vazhdojë. Dhe ka fusha ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën. Një shembull është lufta kundër korrupsionit që është një sfidë e përditshme, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimi i drogave po ndërron lëkurën në Shqipëri dhe ka nevojë që të ushtrohet trysni te bandat kriminale dhe të mos bëhet diferencë mes drogave të lehta dhe atyre të forta. Pastaj është reforma elektorale. 

Është e qartë se votimi i fundit në qershor tregon se sa e rëndësishme është që elektoratit shqiptar t’i jepet një ligj thellësisht tjetër për çështjet elektorale që ata të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Në fund është reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit, apo në botë. Është një moment kritik, ndaj të gjitha institucionet shqiptare duhet të mos e humbasin fokusin, duke marrë parasysh se Eurobarometri i fundit që u publikua nga Bashkimi Europian vetëm pak ditë më parë, vazhdon që ta vendosë Shqipërinë me një distancë tejet të largët në krye të rajonit me 91 për qind të popullsisë që dëshiron të bashkohet me familjen europiane.”

4 komente në “Luigi Soreca: Reforma në drejtësi, ‘perla e Shqipërisë’. Vendi duhet të jetë gati për 15 tetorin”

  1. ¬ says:

    Luigi Soreca na flet si të ishim Kosovë.

    1. 17nentori says:

      Pse sjemi si Kosove? Kur je i fundit nga fillimi (dhe jo nga fillimi i fundit) cfare ndryshimi paska nga Kosova?

  2. LORA says:

    Rezultaret e dukshme ,prekshme dhe te mezipritura prej shumices se shqiptarve te Reformimit ne Drejtesi do te jene
    qyci i hapjes se negociatave te antaresimit ne EU.
    Tung,Soreca.

  3. Shpata says:

    Ja çfare ka thene ekzakt Churchilli:

    “Now this is not the end. It is not even the beginning of the end. But it is, perhaps, the end of the beginning”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje