Maqedonia e Veriut ndalon importin e mishit nga Serbia, ja arsyeja

13 Gusht 2019, 10:08Rajoni TEMA

Agjencia maqedonase për Ushqimin dhe Veterinarinë (AUV) ndaloi sot importin e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga Serbia si edhe importin dhe tranzitin e derrave të butë dhe të egër nga i njëjti vend, pas njoftimeve se atje ishte shfaqur murtaja afrikane.

Drejtori i AUV-it, Zoran Atanasovski deklaroi se në Serbi ka rënë murtaja afrikane e derrit në rrethinat e Beogradit, Mlladenovacit dhe krahinës së Semedervës.

Paraprakisht, në një konferencë shtypi për antraksin, Atanasov tha se Republikën e Maqedonisë së Veriut, murtajë afrikane të derrit nuk ka.

”Situata po përcillet me vëmendje, ndërsa masat parandaluese janë ngritur në nivelin maksimal”, tha ai.

Alarmi për murtajën afrikane të derrave u dha pas informacioneve se në Bullgari numri i këtyre vatrave është rritur.

1 komente në “Maqedonia e Veriut ndalon importin e mishit nga Serbia, ja arsyeja”

  1. Xboom says:

    Tash do bjerë çmimi dhe do i hanë vetë e do te plasin si thiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje