"Maradona" i Ballkanit: Me Neymar, Reali fiton Champions-in. Më i forti është Messi

13 Gusht 2019, 17:32Sport TEMA

George Hagi beson se blerja e Neymar është garancia më e mirë që Real Madridi të kthehet te sukseset e mëdha. Ndër të tjera, qenia e yllit brazilian midis Realit dhe Barcelonës është një ndjenjë, që legjenda rumune e futbollit e njeh mjaft mirë. “Maradona i Karpateve” i ka veshur të dyja fanellat e gjigantëve të Spanjës, prandaj ka qenë i preferuari i gazetës “AS” për një intervistë të gjatë.

NEYMAR – “Nëse Real Madridi nënshkruan me Neymar, tani ka edhe Hazard, do ta fitojë përsëri Ligën e Kampionëve. Askush si Zidane nuk di si të gjejë një vend taktik për të. Braziliani është një lojtar shumë i mirë, pavarësisht se po kalon momente jo fort pozitive tani. Vlerat e tij mbeten të pandryshuara. Neymar do të bënte mirë në të gjitha skuadrat e botës”.

MESSI – “CR7 është një profesionist i jashtëzakonshëm, por Messi ka më shumë talent si futbollist. Dua të them se Leo është dhuratë e Zotit në kohët e futbollit modern. Do të doja të isha trajneri i tij, e preferoj atë para Cristiano Ronaldos. Nuk bëj krahasime, por e bëj këtë vetëm për shkak të dobësisë sime. Messi është një majtosh. Unë nuk mund të zgjedh një tjetër, është stili im”.

MARADONA – “Nuk pranoj ta krahasoj me Messin. Nuk ka kuptim. Askush në futbollin e sotëm nuk arrin ta tërheqë i vetëm ekipin drejt suksesit. Vetëm Maradona pati sukses, por ishte ndryshe. Ai kishte një ekip që punonte dhe vraponte vetëm për atë. Diego mund ta zgjidhte i vetëm ndeshjen. Futbolli i sotëm ka ndryshuar. Numrat “10” janë fanarë të ekipeve, por nuk fitojnë vetvetiu, edhe pse e pranoj që Maradona ishte diçka e pashembullt. Ajo që pashë të bënte ishte e mrekullueshme. Kjo është arsyeja pse pseudonimi im nuk më shqetësoi kurrë”.

1 komente në ““Maradona” i Ballkanit: Me Neymar, Reali fiton Champions-in. Më i forti është Messi”

  1. maradona says:

    Fute Messin me nje ekip tjeter , perfshire Argjentinen.. dhe do i shohesh vleren ..
    Mos fol kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje