Një Çernobil i dytë? Shtohen paqartësitë për shpërthimin në Rusi

13 Gusht 2019, 22:05Bota TEMA

Agjensia e monitorimit të motit në Rusi njoftoi për një rritje të ndjeshme në nivelet e rrezatimit pranë objektit të provave detare në Arhangelsk, ku një shpërthim i shoqëruar me zjarr javën e kaluar shkaktoi vdekjen e të paktën pesë njerëzve.

Njoftimi i sotëm i agjencisë është një dëshmi e re se nga provat në poligonin Nyonoksa të Detit të Bardhë pati jo vetëm rrjedhje të karburantit toksik që përdoret për raketa, por edhe të materialit radioaktiv.

Incidenti i 8 gushtit vazhdon të shoqërohet nga konfuzioni dhe keqinformimi nga ana e zyrtarëve, si për numrin e saktë të vdekjeve, ashtu edhe për objektin që ishte duke u testuar.

Të martën Kremlini dha deklaratën e tij të parë për incidentin, megjithëse zëdhënësi Dmitry Peskov dha pak informacione të reja nëse shpërthimi ishte rezultat i një provë të një rakete të re me energji bërthamore, siç kanë thënë disa analistë amerikanë.

Analistët e SHBA thonë se ngjarja mund të ketë lidhje me një raketë kruz me energji bërthamore që ishte duke u testuar, për të cilën presidenti Vladimir Putin vitin e kaluar njoftoi se ishte në zhvillim e sipër.

Evakuohet fshati

Autoritetet ruse do të evakuojnë një fshat duke filluar nga mëngjesi i së mërkurës i cili ndodhet shumë pranë bazës ushtarake ku ndodhi disa ditë më parë një shpërthim, për shkak të nivelit të rrezatimit që ka arritur në nivele 16 herë më të larta nga normat e lejuara.

5 punonjës të agjencisë bërthamore të Kremlinit humbën jetën të enjten e kaluar nga shpërthimi i motorit të një rakete në një bazë ushtarake në veri të vendit shumë pranë fshatit Nyonoksa.

Ditën e martë, Shërbimit Meteorologjik rus bëri me dije se niveli i rrezatimit ka qenë 16 herë më i lartë pranë qytetit Severodvinsk edhe pse zyrtarët më parë kishin deklaruar se shpërthimi nuk lëshoi substanca të rrezikshme.

Nga mëngjesi i së mërkurës një tren do të evakuojë 500 banorë të Nyonksa, përpara se autoritetet të fillojnë me aktivitetin e nevojshëm ushtarak në rastet e rrezatimit.

Bëhet me dije se ditën e martë janë paraqitur në spital për kontrolle urgjente dhe 10 mjekë që iu ofruan ndihmën e parë të plagosurve nga shpërthimi në bazën ushtarake.

Mjekët e linjës së parë janë shqetësuar jashtë mase për motivet se pse nuk janë lajmëruar se me çfarë do të përballeshin në këtë bazë, pasi nuk iu është njoftuar se iu nevojitej një veshje speciale kundër rrezatimit.

2 komente në “Një Çernobil i dytë? Shtohen paqartësitë për shpërthimin në Rusi”

  1. ¬ says:

    Cili shtet e ka rradhën pas Irakut që të demokratizohet?.

  2. anda says:

    populli bageti qe e vertisin politikanet si ju do qejfi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje