Pas Frrokajt, një tjetër kryebashkiak i PD liron zyrën në paqe: Jemi miq e kolegë

Ish- kryebashkiaku i PD në Mallakastër, Agron Kapllanaj, ka liruar sot zyrën paqësisht.

Në një prononcim për median, Kapllanaj, në një reagim të ngjashëm me Fran Frrokajn e Lezhës, u shpreh se nuk do ta priste në zyrë pasardhësin e tij pasi sipas tij, ai është i jashtëligjshëm.

Por ai tha se të gjithë ‘jemi miq dhe kolegë’.

Gjatë takimit të fundit me administratën, Kapllanaj u shpreh se ndihet krenar për ta.

“Në ditën e fundit të madatit tim, mbaroj detyrën. Do e prisja pasardhësin tim nëse do ishte i tillë, por është i jashtëligjshëm, pasi doli nga votime e jo zgjedhje.

Jemi miq e kolege, por ky është një emërim politik qe i ka ditët e shkurtra. 

Pas pak muajsh kemi zgjedhjet e reja dhe do të kemi zgjedhje të vërteta në vend.

Jam në politike dhe do të jem”, është shprehur Kapllanaj. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Pas Frrokajt, një tjetër kryebashkiak i PD liron zyrën në paqe: Jemi miq e kolegë”

  1. andrea says:

    po Valdrinit tja liroje voltana o mero

  2. lulashi says:

    Pirdh o Kapllan pirdh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *