Pesë ambasadat në Kosovë kërkojnë heqjen e menjëhershme të taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë

13 Gusht 2019, 15:02Rajoni TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, po kërkojnë nga Kosova heqjen e menjëhershme të taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë. Këtë e kanë bërë përmes një komunikate të përbashkët e cila është përcjellë përmes Ambasadës amerikane në Kosovë, në të cilën theksohet se këto pesë qeveri të fuqishme janë të bashkuara me qëllimin për të parë normalizimin e plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që i kontribuon stabilitetit rajonal

Në këtë komunikatë theksohet se status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe nuk është e qëndrueshme.

“Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurtë dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët. Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet në komunikatë.

Pesë shtetet e fuqishme theksojnë se janë të gatshme të forcojnë rolin e tyre në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por thonë se mund ta bëjnë një gjë të tillë vetëm kur Kosova të japë shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, theksohet në komunikatë.

Deklaratë e përbashkët e qeverive të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal. Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe thjeshtë nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurtë dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët.

Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse.

Ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës.

Ne dëshirojmë të shohim që njerëzit e Kosovës dhe të Serbisë të përfitojnë nga paqja e qëndrueshme dhe të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre

8 komente në “Pesë ambasadat në Kosovë kërkojnë heqjen e menjëhershme të taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë”

  1. O kosovare bojkotoni mallrat serbe dhe keshtu hajn m…te gjithe keta b..q….

    1. vang says:

      vendosja e takses ka vetem nje vit ndersa bisedimet ka vite qe vazhdojne me BE ndermjetsues dhe asgje nuk eshte arritur. Serbia ka dhjetra vje qe e pengon Kosoven te jete pjestare ne organizma nderkombetare dhe punon me shtete te ndryshme per heqjen e njohjes se Kosoves. Cfare kane bere deri tani BE qe i vetem nje vit i paska penguar taksa?.Apo tani presionet e Rusise dhe Serbise kane vene kusht nderrimin e teritoreve…………..Dhe qellimi nuk eshte tek serbet se ne kosove ka kudo serbe por fjala eshte te marrin ate pasuri perrallore qe eshte ne ate vend.Dhe do ta bejne,sepse Kosoves ja kane mbyllur rruget.

  2. TR says:

    PESE PUTANAT E EUROPES KERKOJNE HEQJEN E TAKSES . EUROPA SI KARAKURVE QE KA QENE DHE ESHTE , NDIHMON SERBINE .

  3. Hoti says:

    Epo mire. Le ta heqin taksen nja nje muaj e ta vene prap. Se mos do dialogojne serbt.

  4. 17nentori says:

    Ska nevoje ta heqin taksen, thjesht e pezullojme psh per 90 dite. Po ecen bisedat sic duhet edhe e heqim me vone, po nuk ecen atehere pezullimi mbaron per 90 dite.

  5. Qytetari says:

    Te nderuar komentues,secili nga ne ka opinionin dhe kendveshtrimin e tij per kete ceshtje,por,duhet te konsiderohet qe kjo eshte kerkese qe vjen nga SHBA dhe 4 shtetet me te fuqishme te BE’se ( nga keto,tre jane edhe anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit).Duhen lene menjeane retorikat nacionaliste.Keto fuqi dhane mundesine dhe krijuan shtetin e Kosoves ! Medoemos duhet vepruar,sikurse ata kerkojne ! Qytetari

  6. Ledio says:

    Bojkotoni mallrat Serbe , eshte shume e thjeshte. Kerkojuni tregetareve qe importonojne mallra nga Serbia qe te gjejne burime alternative. Beni kontrolle te ” befasishme ” tek keta tregetare derisa te marrin vesh. Bejini gjerat ne heshtje edhe pa shume zhurme . Mishi te piqet helli te mos digjet.. ?

  7. Kuq e zi says:

    Ku e lame?
    Te kufiri me malin e zi dhe pastaj hiqen vizat direkt!!!
    Taksa pengon serbine drejt europes jo kosoven sepse kosoves i duhen 30 vjet nqs gjerat ecin si duhet ndersa serbia nuk hap dot kapitullin 35
    Europa duhet te kuptoj qe rruga e serbise per ne be nuk kalon nga prishtina dhe ne kurriz te shqiptareve
    Duhet te kuptoj qe eshte pjelle e rusise dhe nuk behet europiane nqs e duan me doemos le ti japin nga xhepi i tyre shqiptaret kane paguar mjaft
    Sa per ameriken ajo e beri kosoven shtet ndersa paqen me serbine ja delegoi be-se pra lider ne pajtim eshte europa kurve jo amerika prandaj duhet ti ndajme sepse per shqiptaret nuk jane e njejta gje
    Nuk me rezulton qe europa u alarmua sepse serbia bindi 7 shtete qe te terhiqnin njohjen
    Kosova ka nje arme te cmuar ne bisedime “kohen” te ciles serbise i mungon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje