“Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ata nuk durojnë, do të luftojnë”

13 Gusht 2019, 11:34Rajoni TEMA

Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ata nuk durojnë, do të luftojnë”.

Kështu mësohet t’i ketë thënë presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov, në 1999-ën, ish-komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark.

Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe tregoi një bisedë me presidentin Gligorov.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë.

Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark.

Po ashtu, ai ka thënë se si ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviçin.

Më lidhi me telefon me Millosheviçin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’.

Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’.

Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, tha Clark.

9 komente në ““Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ata nuk durojnë, do të luftojnë””

  1. Vl says:

    Mos i ka then, ata luftojn mes vetes jome me shkaun

  2. operacioni zjarri says:

    Gligorov ishte nje politikan i nivelit te larte. Per fat te keq ne nuk patem nje te tille qe te na udhehiqte ne rrugen e veshtire te tranzicionit

  3. Virusi says:

    Te lumte, gjeneral! Nuk harroet vepra jote. E mbyte ne raketa ate burracak (Milloshevicin) dhe si nderpreve, derisa e detyrove te pranoje humbjen dhe shkeputjen e Kosoves.

  4. Timi says:

    Më përpara shqiptarëve jepu armë dhe do nisnin luftë edhe me Kinën. Por tash kanë shijuar luksin nuk duan luftë vetëm po u erdhi tek dera. Tash shqipot duan lekë, makinë dhe dhip pa fund.

  5. Shqiptari says:

    Shihet qarte qe shqiptaret pervec gjuhes nuk i bashkon gje tjeter. Duket qarte qe nuk jemi e njejta rrace. Nderkohe qe shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise marrin armet per te luftuar me nje armik shume here me te fuqishem se vete ata. Shqiptaret e Shqiperise marrin armet ne 97 duke vrare njeri tjetrin. Ose sot me bisht ndershale marrin rrugen e emigracionit te trembur nga qeveritare qe i fusin ne burg per hic gje.Sic eshte mospagimi i energjise elektrike. Ose mospasja ose mos dhenia e kuponit tatimor.

    1. Baliu says:

      Edhe n`tu Kosov* shum ish-ushtare te UQK-se ma par kan varur veten nga skamja, sesa ti luftojne “komandantat” e Rognerit qe i kan sjelle ne at gjendje. Pra ngjashmeria nuk eshte shum e vogel.

    2. shqipo says:

      Qe ti nuk ke nje race me shqiptaret, kjo eshte e dukshme, por qe je edhe kokrra e budalles edhe kjo eshte akoma me e dukshme ?

  6. QYTETARI says:

    dhe ne si shperblim po lidhemi me Erdoganin e me rusin

  7. Lani says:

    shqiptaret jane dhjetsit me te medhej te ballkanit. ..ne na kan marr gjith tokat .se jemi luftetar hajde pall hajde????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje