Si do ta ‘shkundë’ SPAKU-u politikën, përveç hetimeve do të ketë edhe sekuestrim pasurish

Fundi i vitit 2019 dhe fillimi i vitit 2020 pritet të tregojnë efektin e vërtetë të reformës në drejtësi. Deri më tani i vetmi proces që po ecën me ritme të kënaqshme është ai i vetingut, ndërsa ligjet e tjera të reformës po hasin probleme. Por ajo që do i vendosë kapak gjithçkaje do jetë Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Në tetor Prokuroria Speciale do jetë gati dhe pas saj nis ngritja e Gjykatës Speciale dhe Byroja e Hetimit.

Më pas do përzgjidhet stafi ndihmës dhe në fund të vitit plani është që të nisë puna për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por me ngritjen e SPAK nuk do jetë aq e lehtë për të korruptuarit. Deri më tani kemi parë me dhjetëra raste kur janë hetuar pushtetarët dhe prokuroria në asnjë moment nuk ka bërë verifikim pasuror.

Me ngritjen e SPAK nuk do jetë më kështu. Në kuadër të reformës në drejtësi ka ndryshuar dhe ligji Antimafia. Sipas tij, në momentin që një person është në hetim për afera korrupsioni apo dënohet më pas, ndaj tij duhet të bëhet verifikimi pasuror. Nëse shihet se pasuria është vënë nga korrupsioni, ajo do duhet të sekuestrohet, shkruan “Sot”.

Sipas ligjit, hetimi financiar do shtrihet përveç te personi i akuzuar, deri te bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat dhe bashkëjetuesi. Nëse shihen deklarimet në ILDKP të gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve, kanë pasuri që shkon në qindra apo miliona euro. Nëse ndaj tyre nis një proces hetimor, me gjasë pasuritë do sekuestrohen.

Në ligj janë treguar dhe rrugët që do ndiqen në rast se ka dyshime se një pasuri është vënë përmes drogës, trafiqeve apo korrupsionit. Prokurori fillimisht nis hetimet për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave të tyre, përfshirë dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve.

Verifikimet bëhen, në veçanti, nëse këta persona janë zotërues të lejeve, licencave, autorizimeve, koncesioneve dhe të drejtave të tjera për të ushtruar veprimtari ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe për të verifikuar nëse ata përfitojnë kontribute, financime ose kreditime të çdo lloji, të dhëna apo të përfituara nga shteti, ente a persona juridikë publikë, organizma ose institucione ndërkombëtare, si dhe për të verifikuar nëse pasuritë, veprimtaritë apo të drejtat pasurore janë të përligjura.

Kur prokurori zbulon se ka elementë që tregojnë se pasuria është vënë përmes krimit i drejtohet gjykatës për të dhënë urdhër që ajo të sekuestrohet. Kur lind nevoja për ndihmë juridike ndërkombëtare, zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe dispozitat përkatëse procedurale.

Prokurori, drejtpërdrejt ose nëpërmjet Policisë Gjyqësore, mund të kërkojë pranë çdo zyre të administratës shtetërore, enti a personi juridik publik, personave të tjerë fizikë dhe juridikë, të dhëna dhe kopje të dokumenteve, që vlerësohen si të domosdoshme për qëllime verifikimi ndaj pasurive.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Si do ta ‘shkundë’ SPAKU-u politikën, përveç hetimeve do të ketë edhe sekuestrim pasurish”

  1. Free says:

    Ju dhifsha SPAK….po nuk ishte Nano me ate ndyrsiren gjykates qe hoqen ligjn anti-mafia 20 vjet me pare. qe aty filloi pislliku nga Nano-Berisha dhe gjykata e larte.

  2. glon says:

    PO FLORIRI I VJEDHUR NGA FAMILJA KRIMINALE PRESIDENCIALE DO SEKUESTROHET…..???

  3. Pellazgu says:

    Ah kjo meme Shqiperi qe nje politikan te paster nuk e pa asnjehere si njeri ne histori! Te blere, te percare si ato cakallet e perndare lekeve u shkojne mbrapa si tradhetar! Te fshihen keto krimba dhe bashke me leket e tyre te varrosen si shkaj! Ato mund te jene cdo gje tjeter por kurr Shqipetar! Ky popull pret driten e djellit qe ti vij! Por nga kush thut ti? Illuminati qe boten po kerkon te rrenoje pa liri, tani po vjen si shpetimtar ne Shqiperi! Nje hajdut iken dhe nje tjeter do te vij, dhe populli yne prap nuk do kete liri! Vetem Jezusi ka fuqi qe te gjithe keta kriminele dhe hajdut ti coj ne sketerre me vujt! Pra Zonja e zoterinj besoni dhe lutuni tek Jezusi dhe babai une Shpirteror qe te na shpejtoj nga kthetrat dhe helmi I gjarperinjve tokesor! Got Bless in Jezus name! Amen

Lini një Përgjigje te Pellazgu Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *