Sistem i ri sigurie për burgun e më të “fortëve” në Shqipëri

Burgu i Peqinit pritet të ketë një sistem sigurie të ri. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, i cili do të qëndrojë i hapur deri në 23 gusht.

Rreth 3 milionë lekë do të investohen në sistemin e sigurisë, që përfshin sistemin e kamerave, monitorimin virtual, sistemin kompjuterik, e jo vetëm.

Ky sistem i ri pritet të vendoset në funksion brenda 20 ditësh që nga nënshkrimi i kontratës me kandidatin fitues të tenderit, raporton Scan.

Burgu i Peqinit është një nga burgjet më të përmendura në media.

Kjo e fundit ama, jo për ‘popullaritet’ pozitiv, pasi protagonizmi ka qenë për shkak të skandaleve, konflikteve, sherreve, ‘call center-it’ brenda burgut, arrestimeve të gardianëve të përfshirë në skandale apo dhunës së ushtruar ndaj tyre.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Sistem i ri sigurie për burgun e më të “fortëve” në Shqipëri”

  1. Zambi says:

    Normalisht kompania fiton tenederi, porosit mallin, e merr nga dogana, e dergon ne institucion dhe ben te gjitha instalime e konfigurime.

    20 dite per ngritjen e sistemit?! Firma eshte paracaktuar dhe i kane blere paisjet.

  2. xhoxhi says:

    Ore ju jeni ftohur në tajare.Hidhni pae kot më kot.I dlnuari është në qeli brenda hekurave dhe nuk mund te dalë gjallë po të jetë policia në rregull.Polici fut drogë,fut celularë.fut thika armë dhe është kjo që duhet të mare fund dhe jo kamerat.Përse duhen kamerat kur policia bën detyrn sic duhet?Kamera dhe çdo gjë mund të ketë dhe ata do ikin poqese polici fle gjumë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *