Video me ofendime ndaj myslimanëve, shpallen në kërkim dy persona

Policia ka shpallur në kërkim dy persona pasi ata në një video të publikuar në media bëjnë thirrje kundër myslimanëve që hyjnë në Shqipëri.

Nga policia u shpallën në kërkim A.Z 39 vjeç banues në Malësi të Madhe dhe L.M 36 vjeç banues në Lezhë.

Të dy personat nuk banojnë në Shqipëri dhe për pasojë mbeten në kërkim nga autoritetet anti terror.

Njoftimi i policisë:

Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë :

A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.

L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Kombi shqiptar mbështetet mbi vlerat e tij historike të lirisë, paqes me fqinjët dhe kombet e tjera, bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare.
Këto janë vlera qytetëruese që rrezatojnë në botë dhe kontribuojnë në të ardhmen evropiane të rajonit.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Video me ofendime ndaj myslimanëve, shpallen në kërkim dy persona”

  1. besa v. says:

    MERO,
    Pse publikon shkrime te tilla kur ketu pothuaj ne cdo koment ke nje trap qe fyen gjithe kohen myslimanet ?
    Jo se na plasi by.., nga ky trapi qe mban ti ketu po duhet te jesh koherent me ato qe shkruan.
    Eshte mesjetare te lejohen komente fyese te cdo karakteri , jo vetem fetar.
    Dhe me sa dijme ti je edhe modern perendimor..
    Rregulloji keto pune se eshte turp per ty ne rradhe te pare
    ‘Tjeta

  2. Posht idioti says:

    Po memoriali turk te liqeni nuk eshte ofendim per shqiptaret

  3. undefined says:

    Hiqini kete monumente anadollakesh se po futni popullin ne lufte civile u ka trash shume pilafi…varreza ushtaresh bithece greke….monumente turqish qe nuk kane asnje fare lidhje me kete vend e kete popull…jemi bere gazi Gadishullit….shkulini keto pislliqe keto kotesira se do te na bejn si Libani….mos na duket habi…keshtu filloj edhe atje….nje pale me Arabin nje pale me Israelin nje pale me Iranin dhe perfundimi i dihet asaj lufte te poshter fetare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *