VIDEO: Trafik armësh nga Serbia në Shqipëri, arrestohet kosovari me 19 pistoleta e tritol

Një shtetas kosovar është arrestuar në Elbasan, i cili trafikonte armë dhe municione nga Serbia në drejtim të Shqipërisë.

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, të cilit i janë sekuestruar 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.

Sipas policisë, shtetasi nga Kosova u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë. Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë , Shqipëri e vende të tjera.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO: Trafik armësh nga Serbia në Shqipëri, arrestohet kosovari me 19 pistoleta e tritol”

  1. Olimpia says:

    Zberthejeni mire kete trafikant ,armet qe duken nuk jane thjesht per trafik fitimi,jane arme qe perdoren nga sherbimet sekrete dhe terroristet.Duket si absurde ,Shqiperia plot me arme ,,blen,,arme..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *