VOA: Valdrin Pjetri e dinte se do sulmohej nga PD para se të akuzohej dhe kontaktoi autoritetet italiane që në korrik, tani rrezikon burgun

13 Gusht 2019, 19:07Politika TEMA

Kandidati socialist Valdrin Pjetri duket se nuk do ta gëzojë karrigen e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, ku ai nuk është ulur ende. Dokumentat e publikuara sot nga Partia Demokratike dëshmojnë se ai ka qenë i dënuar në Itali dhe për më tepër e ka mbajtur të fshehtë këtë dënim. Valdrin Pjetri rezulton të jetë arrestuar më 27 Janar 2003 në Firence, dhe një ditë më pas, përpara gjykatës, ka pranuar fajësinë.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Ai deklaroi më tej se “të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit. Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për: “Prodhimin shitjen dhe trafikimin e e narkotikëve” dhe “Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie as personat që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së”, siç është Italia në rastin e Valdrin Pjetrit, në lidhje me këto vepra penale. Për këtë kategori personash, sipas ligjit të dekriminalizimit (neni 4), ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat gjatë gjithë jetës”.

Zoti Pjetri ka mohuar në vijimësi akuzat se ka qenë i dënuar duke deklaruar se “jam mëse i hapur për çdo verifikim”. Ai nxorri më pas dhe dy dokumenta të lëshuara nga autoritetet italiane, me anë të të cilave pretendoi pastërtinë e të kaluarës së tij. Por certifikatat flasin për gjendjen aktuale dhe për me tepër që periudha brenda së cilës ai mund të quhej i rehabilituar ka qenë deri në vitin 2015.

Edhe sot përmes një statusi në Facebook, ai mohoi sërish akuzat, duke u shprehur se “e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e Partisë Demokratike”. Zëri i Amerikës mundi të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot nga Partia Demokratike janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane.

Zoti Pjetri duket se ka qenë në dijeni të faktit se e kaluara e fshehur mund t’i rishfaqej para syve, ndyshe nuk ka si shpjegohet se përse me 19 korrik ai ka kërkuar të marrë certifikat nga autoritetet gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit, ndërsa më 23 korrik ai mori nga kryeministri Rama dhe një tjetër shenjë besimi dhe mbështetje të fortë “për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, atë do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës”.

Zoti Rama reagoi përmes një statusi në Twitter pas zhvillimeve të sotme duke u shprehur se “kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”. Nuk është e qartë se deri ku shkon kjo ndarje dhe nëse Partia socialiste do të jetë dakort që Pjetri të marrë apo jo detyrën javën e ardhshme.

Pavarësisht distancimit që kryeministri duket se po bën, dhe deklarimit të tij se “kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS”, ky nuk është rasti i parë, dhe fakti që forca që udhëheq vendin nuk arrin dot të gjejë 61 kandidatë ku askush të mos ketë hije mbi të kaluarën është një kosto që kryeministri vetë, si personi që ka dhënë bekimin për secilin prej tyre, e ka tanimë mbi shpinë.

Zoti Valdrin Pjetri, ka një karrierë për t’u patur zili, e nsur që në kohën e qeverisë Berisha, ku sipas curriculumit të tij, rezulton se nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi). Më pas ka mbuluar disa detyra drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes deri në vitin 2018, kur u emërua drejtues i Hipotekës e më pas Prefekt i Shkodrës.

Për rastin e tij Prokuoria tha sot se ka nisur procedurat e verifikimeve, menjëherë pas denoncimit të dorëzuar pranë saj nga PD-ja, dhe se është në pritje të përgjigjeve drejtuar Interpol-it dhe Europol-it, ndërsa ende nuk ka kërkuar nga zoti Pjetri t’i marrë shenjat e gishtërinjve. Ai rrezikon të akuzohet për “Falsifikim të dokumentave zyratre dhe “Deklarim të rremë”.(VOA)

18 komente në “VOA: Valdrin Pjetri e dinte se do sulmohej nga PD para se të akuzohej dhe kontaktoi autoritetet italiane që në korrik, tani rrezikon burgun”

  1. vlonjati says:

    bastarde te tille veten ky vend prodhon.

  2. AAAAA says:

    2010-2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi)

  3. Kaculi says:

    Edi rama gaboi qe nuk kandidoi ditmir bushatin ne shkoder por vesi tij eshte i forte per te kandiduar kriminela. Me ditmirin ishte e sigurt qe keto gjera nuk do ndodhnin dhe ps mund te ngriheshe ne shkoder. Por jo ai e dinte shume mire qe do dilte kjo gje dhe demtoi ps e shkodres. Dje i quante kazan keta te pd kur e akuzonin ndersa sot ben sikur lan duart. Zoti rama jeni ne kohe ti perballeni me realitetin sepse baza e ps eshte totalisht e zhgebjyer me ju dhe po himbisni shume per shkak te kesaj qeverie arrogante dhe vendimeve si valdrini

  4. USA says:

    Po valdini qenka rekrutu nga saliu dora vete.

  5. Alba.ny says:

    Po Kaçul, ke te drejte! Mese 100% te drejte!
    Rama humbi nje shans te arte per ta ndryshuar Shkodren! Është nje nga shenjat e qarta se ai po degradon. Mgjs u betua se ishte ne gare me historine, dhe se do ta linte emrin aty si “Burre Shteti “, edhe ate e korruptoi pushteti.
    Por ketu ka nje problem: Loja e piste e Sali Berishes dhe Partise Demokratike me dosjet. Ata e vune Valdrinin ne krye te nje agjencie antimafie duke e ditur te kaluaren e tij. Dhe ai u sherbeu pa fjale. Nese do fliste, dosja ishte aty.
    Tani qe ju desh, ata ja hapen dosjen.
    Dhe mire bene.
    Por Prokuroria duhet te hetoje perse PD nuk e ka denoncuar me kohe? Perse e ka fshehur krimin? PS duhet ta akuzoje ligjerisht PD per kete fshehje, per kete loje te piste qe ajo e ka bere shume here -si rasti “Babale “.
    E mgja Edi Rama duhet te ndihet jo vetem i turperuar, por edhe te mbaje pergjegjesi per kete dem qe i beri PS dhe Shkodres.

  6. Taku says:

    Ky do futur ne te semes, dhe mos dale me. Ka mashtruar duke mbajtur gjithe ato poste te rendesishme. Te futet ne burg dhe t’i sekuestrohen te gjitha pasurite. Atehere them ka shtet.

  7. Toni says:

    Nuk ka vend per koment PD PS LSI derra me te njejten nocke. PISA ME RRENJE DHE ME DDGE TE GJITHE PA PERJASHTIM

  8. Andre says:

    Kjo eshte rruga, menyra dhe perzgjedhja qe “Rilindja” , ndryshe Edi Rama, ka bere dhe bene per caktimin e Drejtoreve me rendesi taktike dhe strategjike te interesave te Tij.
    Ky i Valdrinit eshte shembulli i fresket i ketij fakti, sepse ka edhe shembuj te tjere para ketij, qe vertetojne konkluzionin e mesiperm. Gjej rastin te permend dy nga Administratoret e Albpetrolit, Endri Puka dhe pas-Endrit, Dritan Spahiu. Te dy injorante komplet per problematiken e Naftes, por teper xhonglera per te transformuar Asetet e Albpetrolit nga shteti tek privatet (qe gjithashtu jane te perzgjedhurit e Edi Rames). I Pari, realizoi DHURIMIN e Vendburimit te Ballshit nga shteteror drejt Alban Pezes, I dyti, pas te Parit, realizoi dhurimin e plote te ketij Vendburimi teper efektiv drejt Te perzgjedhurit Alban Peza, mik teper i ngushte i KM, Edi R., duke pregatitur dhurimin e plote te Vendburimeve te mbetura ne pronesi te shtetit.
    Tashme, po dalin fakte te shumta qe vertetojne se edhe “Rilindja” me ne krye Edi Ramen po vepron sikur nje Bande, ngjashem krejt me Banden qe krijoi Sali Berisha, por me modern dhe i sofistikuar se I Pari.
    Partia Socialiste eshte ne grahmat e fundit te egzistences se Saj. Me mire keshtu, sepse Pastrimi ( Vetingu ) I Politikes eshte nje nga faktoret qe do te ndihmoje qytetaret e Shqipetrise per te jetuar me dinjitet dhe sovrane brenda territorit te Shqiperise, por edhe per te qene krenar jashte Kufijve.

  9. O Zot bej qe njerzit te shohin qeverine e vertete. says:

    Me qiri gjeni kete kategori per te drejtuar popullin- O Zot, te fut dritherimat kur mendon se kush e qeveris vendin –

  10. boston says:

    Une mendoj se ky Valdrini duhet te jete i infiltruar ne rradhet e PS , i hedhur nga PD ,PD e ka patur ne kohen e saj me detyra te larta kete, pse nuk e denancuan keta pdistat kur aky punonte per keta hora.

  11. xhemal says:

    ligji i dekriminalizimit eshte nje ligj nazist ska te beje fare me shtetin demokratik me lirite e te d rejtat e qytetareve.ky ligj i mban njerezit ne burg per gjithe jeten i diskriminon .njerezit mund te gabojne nga shume faktore por ata ndreqen hyjne ne jeten normale e mund ti japin shoqerise gjera te mira.ne shqiperi jane te paret qe duhen flakur jashte politikes e organet e shtetit presidenta,kryeministra ,ish ministra ,ministra si ne drejtesi si perrgjegjesit kryesor te zhvatjes se pasurise publike e gjendjes se sigurise publike.kane ndodhur tragjedi kolektive 94,96,97,2008,2011.2019 e ska asnje pergjegjesi individuale e pastaj te litett per dekriminalizim nga kriminelat e politikes se l’arte…..duhet manifestuar per heqjen e nje ligji nazist.

  12. boston says:

    Te mbash gjithato poste ne qeverine e PD-se dhe me vone te akuzohesh per kondrabande o e ka falin ky Valdrini o PD-ja genjen. Edi Rama nuk ka faj.

  13. lesh e li says:

    Ne demokraci opozita eshte perballe dhe nuk te le ta shkelesh ligjin. Ky rast do jete shembull per gjithe horrat qe kerkojne pushtet! Valdrin, te befte mire burgu!

  14. Maniaku says:

    Ore po si nuk kuptoni nje gje qe ne kete sistem nuk mund te gjeshe te drejten ose te hash buke po nuk ishte i denuar,hajdut,kriminel,trafikant e me vese te ndryshme dhe kundra ketij vendi e populli!Ndaj mos bani za !

  15. xhoxhi says:

    Mendoj që këta monstra që kërkojnë pushtet për punë mafioze duhet të dënohen 1+1 vite burg d.m th po qe se kodi penal thotë 5 vjet për shkeljen e logjit të tillë persona duhet të kenë edhe 5 vjet të tjera burg sepse kërkon pushtet publik….Si ka punuar ky model i mafies kaqe vite dhe u zbula tani?Kanë dal shumë figura të tilla si deputetë ,gjykatës,prokurorë.kryetarë bashkie etj etj që tregon se mund të hyjë kushdë në zyrat e shtetit edhe poqese je mafioz.Rama thotë përgjegjësia individuale por atë e propozoi P.S-ja për kryetar bashkie.Po mirë more shokë po si nuk doli një njeri i saktë dhe i pa përlyer me punë të këqia…

  16. Dauti says:

    Ekziston ndonje i paster ne Shqiperi?

  17. Vk says:

    Edhe habiten kur thon, te gjith jan njelloj. Normal te njejtet njerez jan si me pd e ps, thjesht flamuri ndryshon. Mire keta qe ja kan letrat jasht, po ketyre qe kan vjedh, trafikuar e vrare brenda, si me ja bo me letrat, se ne shqiperi seshte kapur njeri jome denuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje