Vranë dhe hodhën në kanal 23-vjeçarin në Fier, policia arreston dy të dyshuar

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, të dyshuar si autorë të vrasjes  me thikë të 23 vjeçarit Florjan Selimi. Trupi i pajetë i të riut nga Tropoja u gjet mëngjesin e të hënës (12 gusht)  në një kanal në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” në Fier.

Të arrestuarit janë shtetasit S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj.

“Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë” thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

23-vjeçari nga Tropoja ishte shpërngulur në Fier një muaj më parë. Në vendngjarje policia gjeti një mjet tip “Renault”, me targa AA641EN, i cili mund të jetë përdorur nga viktima.

Sipas të dhënave kofano e automjetit ishte e hapur dhe një gomë e hequr,  çka ka lindur  dyshimet  se i riu ka ndaluar për shkak të ndonjë defekti, por nuk përjashtohet as mundësia që të jetë lënë në mënyrë të qëllimtë.

Nga të dhënat e policisë, Selimi është ndaluar në vitin 2015 si i dyshuar në grabitjen dhe më pas djegien e një automjeti.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *