Aleatët e Lulzim Bashës, të zhytur në kredi: Vangjel Dule merr 10 mijë euro për të studiuar, Dash Shehi i vetmi që s'ka nevojë për ndihmë

14 Gusht 2019, 09:34Politika TEMA

Aleatët e Lulzim Bashës janë të zhytur në kredi për shtëpitë dhe arsimim. Fatmir Mediu, kryetari i PR, gjatë 2018 ka arritur të mbledhë rreth 26 mijë euro.

Sipas formularit të deklarimit të pasurive, të ardhurat e tij vijnë nga interesat bankare, paga si deputet, si dhe shitja e një automjeti me vlerën 7 mijë eurove.

Mediu ka paguar gjatë vitit të shkuar 2400 euro për kredinë, ndërsa i ka mbetur për të shlyer edhe 18 mijë euro.

Ndërsa aletati tjetër i opozitës së bashkuar, Nard Ndoka, ka arritur të mbyllë kredinë e marrë në 2016 me vlerë 16 500 euro, por ka edhe një hua të marrë në të njëjtin vit prej 35 mijë eurosh që duhet ta shlyejë.

Por edhe pse në disa nga llogaritë e kreut të PDK-së gjatë 2018 kanë patur rënie me vlerë 2600 euro, të ardhurat vjetore të tij janë pothuajse dyfish më të larta se të Fatmir Mediut.

Paga si deputet dhe interesat bankare kanë çuar në portofolin e Vangjel Dules 26 mijë euro, por ka shpenzuar për të paguar edhe këstet e kredisë, për të cilën me këto ritme i duhen ende kohë për ta mbyllur pasi rezulton në vlerën e 10 500 eurove.

Edhe për të studiuar, aleati i Bashës ka marrë një kredi studimi nga një OJF britanike me vlerë 10 mijë euro.

I vetmi nga opozita e bashkuar që nuk i duhet të mendojë për këstet bankare është Dashamir Shehu, raporton Ora News.

Falë pronave, punës si deputet dhe mësidhënies, kreu i LZHK-së nuk e ka patur të nevojshme të marrë kredi për të mbyllur nevojat familjare. Gjatë 2018 ai ka arritur të mbledhë në buxhetin e tij 32 mijë euro.

Të ardhurat e aleatëve në euro

Fatmir Mediu 26 000

Vangjel Dule 26 300

Dashamir Shehi 32 000

Nard Ndoka 47 600

Vangjel Dule në 2018

Të ardhura- 26 300 euro

Detyrime

Kredi- 10 509 euro

Kredi studimi- 10 000 euro

Nard Ndoka në 2018

Të ardhura- 47 600 euro

Hua- 35 000 euro

Fatmir Mediu në 2018

Të ardhura- 26 000 euro

Kredi për të shlyer- 18 000 euro

11 komente në “Aleatët e Lulzim Bashës, të zhytur në kredi: Vangjel Dule merr 10 mijë euro për të studiuar, Dash Shehi i vetmi që s’ka nevojë për ndihmë”

  1. Tarasi says:

    hahaha ka gallate…..hajdutet miliardiere kane mare kredi…..kush i ha keto more pleraxhinj……e keni shkaterruar shqiperine vetem e vetem per te vjedhur…..

    1. Theatrical says:

      hahahaha…ça fytyrash si parodistet e Vlores

  2. Qorri Gazhines says:

    Suprize ! Jep mesim Dashi !? Si ka mundesi ? Çfare jep ? Ekonomi shtepiake ? Mos ka ndonje shkolle guzhine ? Realisht nuk ja di rezultatet e arsimimit te tij,por ndoshta dikush mund te na i gjeje……..Lum si ato qe “kon” Dashin “profesor” !? Qorri Gazhines

    1. tapalli says:

      Dash shehit mos ja qaj hallin o qorri guzhines , se kur ishte zevendeskryeminister makina e tij ulerinte dhe cante malet e kufijte me droge te paster jo thjeshte kanabis.Ka para dhe per nja dy shekuj,dhe i ka ne valute te forte

  3. Agel says:

    Po un duhet te jem i lumtur qe jam me i pasur se kreret e opozites,nuk kam kredi e nuk kam borxhe.po shikojini pronat dhe shtepit ku jetojne.dhe orendite we kane.se keto qe thone nuk i besojne as ato vete.tespekte per TEMA

  4. Shkodrani says:

    Per cfare i shkruani kto idiotsira dihet ato kredi jane per mbuluar gjoja se kta jane te paster i lini kto komedi se as femija 2 vjec nuk genjehet si puna e krye k … qe ka bo sht me paret e emigracionit apo te pikturave te gjithe kta qe qeverisin shqipen jane vecse mashtruesa e legena por edhe kllouna kujtojne se me pare do bohen sheiket e rrinj te botes por zoti i ka rregulluar punet edhe per kta nuk munden te gezojn kto pare edhe shume kohe hajde tung o gazetar i ktyre pisave komunistat jane edhe pak kohe ne pushtet nga saliu nano ruci meta rama basha fundin e kane sh te zi zoti do i ndeshkoj ne max

  5. dash plonci says:

    Gjynah per dash ploncin,ai vetem raki pi me gjiz dhe si duhet kredia.

  6. Vidi says:

    Kredia u.sherben per.te fshehur KORUPSIONIN !VIDI

  7. gimi says:

    Jepuni kredi te mbarojne arsimin e mesem , edhe ndonje kredi me rregullu banjot se do te ndrrojne pllakat se nuk jane ma ne mode se po mos t’ju jepni ju kredi nuk i lene grate e tyre te kthehen ne shtepi .

  8. Glauk says:

    Dule jevgjiti cfare studion?

    Si parardhesit e tij gabel vlleh u bene ”neo grek” 100 vite me pare?

  9. Dino says:

    Po Dashi i Havasè ku bèhet ???? Aleanca e QELBÈSIRAVE dhe Burrave PROSTITUTA janè bèrè bashkè ???!!!!! O Nène O Nène çfarè bèhet kèshtu me KOPENÈ e HAJDUTÈVE dhe DOBIÇAVE , qè pèr 5 LEK QYL SHKÈRDHEJNÈ edhe MOTRAT e tyre !!!!!! Po ai Agron HAJDUT Duka ku èshtè ????!!! Me atë PULARINÈ E KRRIMIT nè DURRÈS , qè po Pastron PARATË dhe NUK PAGUAN ASNJÈ TAKSÈ SHTETIT SHQIPTAR , por PO VJEDH SHTETIN me EVAZION FISKAL !!!!!!! Edhe PULAT e KRRIMIT i Deklaron sikur bèjnè nga 7 VEZÈ nè Ditè , por PULAT E KRRIMIT tè Agron Dukèn , mezi bèjnè nga NJÈ VEZÈ nè JAVÈ !!!!! PULAT e KRRIMIT dhe VEZÈT e KRRIMIT tè KLANIT tè ZENUMIT !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje