Basha: Rama është i padenjë për qytetin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërinë, duhet të iki. Ai shiti Valdrin Pjetrin

14 Gusht 2019, 13:45Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashan deklaroi se kryeministri Edi Rama e shiti kandidatin socialist Valdin Pjetri, menjëherë pasi PD zbuloi dokumente ku ai pranonte fajësinë për trafik droge.

Në një deklaratë për median Basha tha se i pari i padenjë për qytetin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërinë është vetë Rama.

 “Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke ditur shumë mirë kush ishte ai. Për Valdrinin, Rama hyri në Shkodër me forca speciale, ishte i gatshëm ta çonte Shkodrën në përplasje civile. Atij i duhej pikërisht ai në Shkodër, si kryetar Bashkie dhe si kryetar politik i grupit të Rilindjes në Shkodër.

Sot një pjesë e mirë e krye bashkiakëve janë me të kaluar kriminale, ose me lidhje kriminale. Pjerin Ndreu në Lezhë, i nxjerrë nga lista e zezë e Ambasadës Amerikane për përfshirje në rrjetet e trafikut të drogës, i përjashtuar nga qeveria e Fatos Nano, u rikthye deputet nga Edi Rama, u kap në dosjen 184.

Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim me krimin, është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj. Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të ishte Kryebashkiak në Krujë. Agim Kajmaku në Vorë, një person me të paktën dy identitete, i përfshirë në aktivitete të paligjshme në Greqi.

Dionis Ymeraj, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër. Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht për konflikt interesi, ku si deputet përfitonte miliona euro me qira e kontrata. Në krye të pushtetit lokal Edi Rama po mundohet të vendosë përfaqësuesit e krimit dhe pakicës në Shqipëri”, tha Basha. (TemA)

9 komente në “Basha: Rama është i padenjë për qytetin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërinë, duhet të iki. Ai shiti Valdrin Pjetrin”

  1. SHKELZENI says:

    O LULE JE MARE I PANDEHUR NUK KE ASNJE LLOJE LEGJITIMITETI MOS I BJERE LEGENIT KOT SE NUK TE BESONE NJERI

  2. PpsH says:

    Ke shume te drejte lul po gjoja me e mire eshte te ikni te dy se e shkatrrut shqiperine ikni sa ka njerez me te mire se ju ne shqiperi qe nuk shiten te erdogani

    1. vang says:

      Para se te iki LULI te na shpjegoje perse Rama shiti Valdrinin kur ata shpallen lufte kundra tij. Te na thote a e tradhetoi si Sala baxhanakun qe se njihte? Si e tradhetoi Rama? I tha Valdrinit nuk te dua ty se ashtu me pelqen? He Basha na shpjego ato qe vete ti nuk kupton si i thua,SI SHEJTAN BUDALLA?????? Apo si puna eS. Tahirit qe e akuzonit se po e mbron Rama?,Si V.Dakon,qe edhe ate e mbroka, Cfare paste jeni ju ,njerex apo klloun??

  3. Johani says:

    Ti lul Basha je nje zog kurve qe te vjen era flliqti,kur pjerin ndreu paska qene i denuar per trafik droge pse ti e kishe bere drejtor plot 6 vite apo ateher ishte burre i mire sepse ishte argat i yti,tash qe droga motivation fund dhe ti mbete me gishta ne goje dhe kur shqiptaret po te urrejene sepse i kishe bere te gjithe si tu,kriminel droge ti i gjete privative,ne fakt i nxore nga xhepi dhe akuzon Ramen pse e shiti,kur nuk flet e mbrone kur kerkon arrestimin e shiti,ti je je edhe me i ndyre se nje kurve.

  4. xhoxhi says:

    Ore po si nuk ke turp ti kur të gjitha të thonë ikë ti ri akoma si kryetar?Lëri njerzit e nderhsëm të ndeshen me Ramën jo ti që je më keq se ai qu zgjodh kryetar i Shkodrës më 3o qershor?Po të bëhen zgjedhje në Shkodër ta dish që nuk do fitojë P-D-ja vetëm nga ty se të ka dalë boja fare…

  5. USA says:

    Qe e shiti mire beri o lul. Sipas teje saliu beri mire qe e rekrutoj ne pune tek pastro mimi parave jeni parti e mafias luli e prano vehte po ne Shqypri nuk ka analiste as prokuror se ti perfundoje jo mire.

  6. Lul kamarieri milardieri says:

    Na bejne me vjelle çdo dite.

  7. timo says:

    Ti o lul me gërmë të vogël, je veç një ndyrësirë asgjë më shumë.

  8. jurgen says:

    Luli eshte burre , nuk i shet bashkepuntoret e tij si Rama frikacaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje