Dështimi i Valdrin Pjetrit është një (tjetër) dështim i partitokracisë

14 Gusht 2019, 08:45Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Hyjnë në politikë nga dera e pasme, çatia, gardhi apo bodrumi, e veçse kur i sheh të krekosen në rreshtin e parë pa u mbushur viti. Parashutohen në jetën politike e institucionale vetëm për shkak të trafikut të interesave, tarafeve, njohjeve e izmave gjithfarësh dhe bëjnë karriera të rrufeshme që të lenë me gojë hapur.

Një rast i tillë u zbulua se është edhe ai i Valdrin Pjetrit, kreut ende të pabetuar të Bashkisë së Shkodrës, i cili si një dyzinë krerësh të tjerë lokalë, deputetë e zyrtarë gjithfarësh pak kohë më parë, ka rënë në grackën e ligjit të dekriminalizimit. Ndodhemi sërish para faktit të shëmtuar, që një person për shumëkënd krejt i panjohur, kap titujt e mediave kombëtare jo për punët e mira që bën sot, po për aventurat e shëmtuara që ka lënë pas, dhjetë apo njëzet vjet të shkuara në emigracion.

Fati personal i Valdrin Pjetrit ka shumë pak rëndësi në këtë mes. Është një emër më tepër në listën tashmë jo të shkurtër të politikanëve që kanë tentuar të fyejnë inteligjencën e zgjedhësve, shefave të tyre politikë dhe të të gjithë shqiptarëve, duke kërkuar të hiqen ata që s’janë. Pas kaq e kaq viktimave që ka lënë pas ligji në fjalë, të pretendosh të marrësh bashkinë e dytë në vend pasi akuzohesh se ke pranuar dënimin për trafik narkotikësh në Itali, është kryekëput një “marri”, siç thonë në Shkodër.

Por siç thamë, fati i Pjetrit tashmë është drejt harresës. Emra të tillë shkojnë e vijnë pa lënë gjurmë në kujtesën kolektive. Fenomeni që shqetëson dhe shokon këto orë, është ai i lehtësisë me të cilën vijojnë të penetrojnë emra dhe fytyra të “pakontrolluara” në kokat e listave elektorale, por edhe në forumet drejtuese e instancat politike qëndrore apo lokale. U bënë vite e vite që procesi i rekrutimit dhe promovimit të lidershipit politik, i cili më tej shndërrohet edhe në lidership institucional, ndodh në rrethana më së paku të dyshimta. Sa herë afrohen zgjedhjet për shembull, ndodh rituali i shëmtuar i hermetizimit të listave, të cilat kalojnë pragun e KQZ vetëm pak minuta para se të mbarojë afati kushtetues i paraqitjes së kandidatëve. Dhe që kanë marrë formën dhe përmbajtjen që ka preferuar kryetari, duke konsultuar në rastin më të mirë vetëm formalisht dhe në mënyrë të fiktive institucionet e partisë, bazën, krerët e niveleve të ndryshme etjetj.

Në anë tjetër, asnjëra nga partitë nuk procedon me garë të brendshme për postet politike, vendet në forumet e larta drejtuese apo kandidatët për parlamentin, pushtetin vendor etj. Aktualisht për presidentin e SHBA po konkurojnë vetëm brenda Partisë Demokrate 27 kandidatë, të cilët garojnë ashpër dhe në mënyrë transparente. Asgjë sadopak të ngjashme s’kemi parë këto vite brenda partive shqiptare, ku forumet partiake kanë ardhur duke u mpakur, zbehur dhe relativizuar, për shkak të mbipushtetit që kanë marrë kryetarët.

Është diçka shumë e mirë që Edi Rama reagoi shpejt dhe qartë ndaj rastit Pjetri. Por është momenti që kryeministri dhe kryetari i PS të rikujtojë me veten e tij faktin që ky person, që sot është njeriu më i braktisur në Shqipëri, ka qenë funksionar i lartë në qeveritë shqiptare, në kohën e Berishës (që bën sikur s’e njeh) dhe të Ramës, por ka qenë edhe prefekt i Shkodrës. Pra, ka shkelur në shumë zyra dhe ka mbajtur shumë spaleta, disa prej të cilave i janë vënë me dorën e vetë kryeministrit aktual.

Është rasti që Rama dhe bashkë me të edhe krerët e tjerë të partive kryesore në Shqipëri, të kuptojnë se relativizimi dhe përçudnimi i procedurave institucionale brenda partive politike, mbytja e mendimeve ndryshe brenda forcave politike, i vetingut të brendshëm, matjes reale të kontributeve, përvojës dhe filtrave të natyrshëm përmes të cilëve duhet të kalojë një politikan apo drejtues i shtetit, janë kushti primar që të evitohen skena të pakëndshme si kjo me kryetarin e bashkisë së Shkodrës.

Valdrin Pjetri nuk shënon vetëm dështimin e një rasti unik që PS të drejtonte një bashki si Shkodra. Ai shënon më së pari rënien e zhurmshme të rradhës, të kinse-demokracisë partiake në Shqipëri. Një dështim therës për ata që kujtojnë se mund të bësh stan me lepujt që vijnë nga hiçi, e shkojnë drejt hiçit…(javanews)

24 komente në “Dështimi i Valdrin Pjetrit është një (tjetër) dështim i partitokracisë”

  1. Orli says:

    Dhe linde pyetja: a nuk paska Shqiperia njerez te ndershem apo vetem,miellaxhi,drogaxhi,skiftera,te korruptuar,servila,te pabese,injoranta e antishqiptare?!!!!! Cdo dite shikon ne tv e lexon ne gazeta,u kapen 17,9,20……drogaxhi,skiftera,rrehana ne Itali,aq e kaq ne Angli,France,Gjermani,Belgjike,Hollande etj.ku veni keshtu o te dhjere?…..

  2. Timo says:

    Ndoshta PS i pa vlerat reale si njeri punetor Valdrinit dhe ka menduar se kontrollin ia kishte bere PD-ja meqe e ka patur ne funksione drejtuese ne kohen e saj.

    Njerezia duhet te jene te duruar dhe mos te shprehin vrerin personal pa u shprehur me pare prokuroria.
    Flet prokuroria flasin edhe gazetaret. Se keshtu dukemi si ato grate llafazane qe marrin neper goje.
    Atyre u falet se e bejne nga injoranca, apo tradita ballkanase.

    1. Bureto says:

      @Timo, nuk ka punë prokuroria këtu. Sigurisht që ajo do shprehet, por Pjetri tashmë nuk akuzohet për ndonjë vepër penale. Për atë që ka bërë në vitin 2003 në Firence u gjykua njëherë aty. Nuk gjykohesh përsë dyti për të njëjtën vepër, për më tepër të kryer 16 vjet më parë (se nuk ka vrarë njeri de). Duke e ditur ligjin e dekriminalizimit, Valdrin Pjetri ka bërë faj që nuk e ka deklaruar këtë, kur ka qenë i detyruar ta bënte. Këtu me të mbaron meseleja. PS dhe Rama do paguajnë kostot politike, por Rama ca më shumë. Hëpërhë ky ka gjykuar të distancohet, por nuk mjafton. Duhet që më tej, të kërkojë dhe një falje të madhe publike, për më tepër që nuk është rasti i parë. Mirë atëhere (me Elvis Roshin), u justifikua se nuk kishte ende ligj dekriminalizimi, po tani që ka?!

  3. Mirmengjes says:

    Minxhozi, eshte per te ardhur keq qe rreahtohesh te ushtaret qe retushojne Ramen.
    Rama nuk eshte viktime por shkaku, i prezences se ketyre njerezve ne drejtimin e shtetit.
    Edhe ligjin e dekriminalizimit, nuk e propozoi Rama, por fatkeqesisht Basha.
    Pa denoncimin e PD, ky robi do ishte kryetar bashkie.

    Rama, ne rastin me te mire do ishte nje njeri super naiv. Por a ka njeri ne kete rruazull qe beson se Rama eshte naiv?

    1. naimi says:

      BRAVO, MIREMENGJES, APO MIREMBREMA?

  4. Artibr says:

    Me ata e ka kontraten rama me imbecil delinqu’entre hajduta prone intelektuale me pa shkollet kjo eshte kontrata e tij sa per reagimin e tij eshte i pa sinqert ai nuk ka nje me shkoll qe ta kete mbaruar ne perendim po i ka varrosur per se gjalli i ka len te pa perfshir i kazhdukur nga syte kembet i ka ven kazmen arsimit njesoj si henveri kishave e xhamive dhe modeli kultural eshte pjetri demo dako roshi po keshtu i ka te gjith germani cik ju gazetar dhe do shihni llatari cfar kuadrosh e drejtojne shtetin germani nxirina lakrat.

  5. drita says:

    po ik o minxhozi bo sikur nuk e njef edi ramen ! plehre ka qene e plehre do mbetet ! po ai njerez me precedente penal do ! ti shantazhoje ti perdhosi ! turp qe hoqi ditmir bushatin nje socialist te vjeter dhe e zevendeson me nje plehre te pd dhe drogaxhi ! o minxhoz mos bej lojen se ju doli boja

  6. Gjergj says:

    Ku ka parti ketu? Ky eshte deshtim total fatal I Edvinokracise o minxhoz qe ha buke e kos.Ky tha sikur beme shtet,PSE po ja faturon parties e Jo rilindjes? Modeli I rilindjes gjithe shqiptaret beji konsumatore e trafikante droge e sidomos verioret, mbushin xhepat e tyre e teercenareve ne admknistrate e agjenci te pafund e kriter sajuar per paga te mira per miqte ,hajdutet , minoritaret…Gjithe procesi i trafkkimit te droges qe tolerohet nga nderkombetaret eshte qe te fuqizojne pa limit pushtetin politik, ekonomik,mediatik te minoritareve sllavd,greke,bllehe,gorane,maqedonas etj e qe pushteti ne shqiperi te mos bjete kurre ne duar te shqiptareve.Nje pjese e verioreve injorante halabake apo te paarsimuar e padjallezuar me ose padashje jane bere lolo te kesaj loje.Me ne krye nje ballaban pashe matin e rilindur ne Minxhoz pashe matin!.Mekat e krim!

  7. kol says:

    Per autorin e shkrimit.
    Nuk je i sinqert as me veten por je sherbetot dhe per kete paguhesh te pastrosh sa te mundesh nga poshtersite pa fund te Edi Rames….
    Kur merr favore nga pushteti i tij nuk mund ta kritikosh dhe te thuash se beri mire qe hoqi dore prej Valdrin Pjetrit.
    Pse nuk thua te heq dore edhe nga hajdute zgjedhjesh te provuar nga prokuroria me pergjime si Gjiknuri, Ulsi Mana, Kujtim Qefalia etje.
    Pse nuk kerkon ????
    Apo vetem per kaq je instruktuar sot….
    Turp te vij se nuk mbulohet dielli me shoshe…. dhe as ti nuk e ben dot por vetem denigron veten para opinionit.

  8. Virusi says:

    Shkrimi ngre nje problem: si te perzgjidhen kandidatet per kryebashkiak apo deputet. Ai mendon qe perzgjedhja e kandidatve te nje partie te behet me gare, midis tyre. Te kandidojne disa dhe kush fiton garen brenda partise te vazhdoje garen me kandidatet e partive te tjera. Menyra e deritanishme, qe kandidatet caktohen, ka deshtuar. Bravo Minxhozi!

  9. Fuat Babani says:

    Shoku Minxhoz,si dhe pse kaq shume gjera te tilla ndodhin vetem te Edi Rama.Po te na jpesh nje spjegim te qarte per kete atehere do ishe i besueshem.Edhe pernje rast kaq flagran dhe kaq demonstrtiv,mundohesh ta barazosh problemin.Jo Shoku Minxhoz,duhet teishe marrev etem me Edi Ramen dhe jo me V.Pjetrin.Edhe ne kete rast ti shkruanme dhembje se po te deskrititohet Partia dhe Udheheqesi.

  10. Shpetim says:

    Keshtu eshte kur vetem njeshi drejton Partine. Partia socialiste vetem emrin ka. rreth Edi Rames ka vetem jesmene. Ne parti nuk ka fryme socialiste, ajo ka vdekur. Ne kete parti eshte nje vorbull, apo,corbe derrash. Tani postet kryesore i marrin njerez pa intergritet qe vijne nga hici, nderkohe qe PS ka shume kuadro te zot qe i kane menjanuar. Me nje fjale klasa politike ne Shqiperi ka vdekur, mjere populli. Sa te jete Edi Rama keq e me keq do vuaj ky popull.

  11. ermali says:

    Nuk e di nese e lexon Rama kete,qe beson se i di te gjitha e i peshon te gjitha!Faji i partise Socialiste eshte sepse asnje anetar i kryesise se saj ng bene gek per çka propozon kryetari,per çka zgjedh ai si nje alternative e pakundershtueshme si ne kohen e Saliut!Naiviteti gjithe te bene te gabosh,i tille eshte edhe naiviteti i ketyre anetareve te kryesise duke menduar se po e tha Rama e ka thene partia e po e tha partia nuk e ka thene Rama!Jam plotesisht dakort me analizen qe i bene z.Minxhozi qendrimit te “pagabueshmerise tashme te bere menyre pune” te Kryetarit te kesaj partie qe drejton vendin jo si parti por si Individ ku partia perdoret vetem per ngritje kartoni me tek tuk ndonjerin qe edhe pse mundohet ta kundershtoje apo dialogoje eshte prapalistave per tu hequr si anetar i kryesise!Deri diku ia pranojme vetvendosjen z.Rama si domososhmeri per te bere ato ç’ka ka ndermend e ne vizionin e tij por kurrsesi te hiqet i dijtur e i vendosur per te tilla raste qe bene te mundur qe te perflitet e gjithe partija ku ne fakt eshte vetem propozimi dhe miratimi i tij per te tille monstra qe per fat te keq ka shume ne Shqiperi!Eshte njelloj sikur per kryetar Bashkie ne Shkoder te zgjidhte Lulezim Bashen e me pas te na thonte qe distancohem nga veprimtaria e qendrimi itij se une nuk e kam njohur te tille!Eshte sa e pamoraleshme aq dhe e turpeshme ky qendrim !

  12. Zagoriti says:

    Duhet gare Brenda partise per vender per kryebashkiak,prefekt,Deputet,keshilltar,Partial socialiste Duhet ta vendosi me statut.Duhet te behet votim nga gjithe antaresia .Vetem pas kesaj mund te behet lista per te garuar ne zgjedhjet.Kjo do te vendosi demokracine direkte ne parti.Rama Duhet te demokratizoi menyren e drejtimit qe te MOS pesoi te tjera deshtime personale si rasti I shkodres.

  13. emigranti says:

    Me vjen shume keq per keta soj njerzish qe bejne milione ne perendim dhe dipllomat i marrin ne shqiperi. Une kurr nuk do ta besoja nje gje te tille..Degjo po bej 20 vjet ketu dhe me pune ne shtet dhe nuk kam vila,por keta lloj kane sakrifikuar por ama kjo nuk do te thote qe te paguajne leket dhe te pajisen me dipllom dhe i shofim ne parlament.

  14. USA says:

    Jo mor minxhos ne ps nuk ka demokraci dhe gare ps e komandon mafia e berishes si valmiri gardisti I burre lit pjerin ndreu paulin sterkaj mos u fshih pas gishtit.

  15. Mali says:

    Zoterinj pedheista,
    Rama vetifikoi valdrinin me dokumentat e shtetit shqiptar. Valdrini doli paster dhe e kaloi testin.
    Partia pordhaiste e saliut serbit kishte informacione. Pse nuk i nxorri me pare, qe ky valdrini te mos futej fare ne gare? Aty fo shihnim nese Rama do te mbante drogaxhiun apo do e hiqte. Por partia pordhes nuk i ncorri me pare dokumentet kompromentuese, pra ajo do show politik, jo zgjidhje.
    Ketu mbaron historia.

  16. Kalopi says:

    Nje pyetje per te gjithe opinionistet ne lidhje me ceshtjen e mesiperme,po kur punonte Valdrini per pd a edinin qe ky ishte i denuar? Po si shpjegohet qe sapo e kandidoi ps na del i denuar? Ky eshte me i rrezikeshem se Saliu dhe te tjeret qe kane vrare dhe kane vjedhur dhe pretedojne te drejtojne Shqiperine???

  17. Gjoli says:

    Vetem nje gje nuk pohoni ju Skender,te vereten.Perpiqeni ta sperdridhni gjuhen,te fantazoni vetem e vetem per te na theme se Ai shefi i madh eshte i virgjer.He sa keq.

  18. Zgalem says:

    Nje gjyq dhe denim Italian , ne 2003 , sot quhet I shlyer . Djali do vijoi jeten si qytetare I lire . Jemi ne Demokraci . Mos na sillni ne luften e klasave . Zgalem

  19. Daja says:

    I mali aktualisht 2 shtete kemi nje te saliut nje te edit nje shtet kemi por e drejtojne dhe edi dhe saliu sipas qefin dhe vjedhin sipas qefin. Mali mos na bej budallej parulla enveri sdinte gje per ata qe bente mehmeti e kadriu eshte e vjeter pe aktualitetin.

  20. pa e lexuar.. says:

    Po c’parti eshte PS-ja a derebardhe? Ajo eshte nje bande mafioze qe komandohet nga Edi Rama dhe ceta e tij. Formalisht ekziston nje mase militantesh qe mbeshtet “partine”. Shumica jane dele qe duhen per vota dhe nuk i pjerdh askush, ndersa pjesa tjeter perbehet kryesisht nga mercenare te cilet paguhen me poste e privilegje publike.
    Kjo ndodh edhe ne partite e tjera shqiptare qe komandohen nga kryebanditet Berisha, Meta, etj.
    Se ku hyn partitokracia ne kete mes, vetem Minxhozi mund te na e shpjegoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje