E paprecedentë: Ministrja shqiptare zmadhon takimin me ambasadorin britanik, ky i fundit e “kthen me këmbë në tokë”

14 Gusht 2019, 21:35Rajoni TEMA

“Goditja” që mori sot ministrja (në detyrë) e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nga ambasadori britanik Ruairi O’Connell, është për t’u mbajtur mend.

Ministrja Hoxha lëshoi një deklaratë se ajo dhe ambasadori O’Connell, mbajtën një “takim të frytshëm”, ku ishte vlerësuar, siç tha ajo, “zbatimi i MSA-së, reformat si dhe fuqizimi i sundimit të ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut si he në veçanti procesin integrues”.

Por kundër këtyre pretendimeve reagoi publikisht ambasadori O’Connell nëpërmjet “Facebook”-ut.

“Në fakt, unë nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë. As nuk e diskutuam. Ne nuk diskutuam për të drejtat e njeriut.

Ne diskutuam për rregullin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë thashë që Kosova ishte në një pikë të rëndësishme, dhe se duhej të ndërmarrë hapa për të pastruar politikën nga kriminaliteti. Unë nuk ofroi asnjë vlerësim për punën e institucioneve”, ka shkruar O’Connell në “Facebook”.

Pas këtij “demaskimi”, Ministria e Integrimit Evropian ka sqaruar opinionin përmes një komunikate për media, duke thënë se:

“Zyra e Komunikimit dhe Informimit e Ministrisë së Integrimit Evropian, shpreh keqardhje për versionin e kumtesës e cila kishte lëshime dhe ishte shabllon i përdorur më herët dhe i pakonfirmuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar”.

7 komente në “E paprecedentë: Ministrja shqiptare zmadhon takimin me ambasadorin britanik, ky i fundit e “kthen me këmbë në tokë””

  1. Ix says:

    Dhurata Hoxha???
    ?????

  2. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    nje Hoxhe per ”integrimin” e vatanit ne evrope!!!!!
    ja rrezultati; mashtro e genje,ose me popull/ce ; futja pordhes gri sallate sa te gdhihet dhe kjo nate………………

  3. Sjellje jo-diplomatike e diplomatit britanik says:

    Eshte interesant fakti qe Ambasadori i Britanise se Madhe (BM), qe nuk do jete me pjese e BE-se, pranon nderhyrjenn ne punet e brendeshme te Kosoves duke i kerkuar informacion per sundimin e ligjit dhe per kriminalitetin e organizuar apo pastrimin e politikes nga krimi. A do te lejonte Britania e Madhe qe nje ambasador i nje shteti tjeter te pavarur te Europes apo gjetke te flase per sundimin e ligjit, per korrupsionin apo kriminalitetin e organizuar ne Britani apo per pastrimin e politikes nga kriminaliteti!? Kjo ministre do te beje mire qe te mos diskutoje me punet e brendeshme te shtetit te saj me BM. E kuptojme qe BM ka ndihmuar Kosoven per clirimine saj nga Serbia. Por kjo nuk do te thote qe Kosova t’ja fale shpirtin BM per tere ekzistencen e saj mbi toke! Ky ambasador duhej sjelle ne menyre diplomatike me ministren kosovare duke i kerkuar ministres qe ta korigjonte deklaraten. Por, kjo qe ka bere ky ambasador eshte krejt jo-diplomatike dhe krejt menyre arrogante e sjelljes sikur Kosova tev ishte nje koloni e britanise. E turpshme!

    1. mik says:

      Ministrja e Kosoves rren publikun e vet, e diplomati Britanik thote te verteten, e kjo qenka sjellje jo-diplomatike ?!!

  4. HashimThaqi i verteti says:

    ministrja shqiptare????… e Shqiperise apo Kosoves?….Ministrja Kosovare apo Ministrja Shqiptare (e Shqiperise)…hajde shtyp skandaloz dhe i rruges….
    Kjo eshte ministre e Republikes se Kosoves dhe perfaqson shtetin Kosovar dhe ska pse te thuhet ministrja shqiptare kur ajo eshte ministre e Kosoves….lat nam…nderhyni paciperisht ne punet e nje shteti te huaj dhe pa lidhje me Shqiperine.

    1. Alba - Prishtine says:

      Na n’Kosove i thojm vetes shqiptar, ti vllehogreku shqipfoles i vocerr. Pra edhe neper gazetat tona, quajm veten shqiptar. Sigurisht kan kopju shkrimin prej naj gazete t’Kosoves kta. Ti mos u nxej per kaq pak. Kuptoj qe jeta asht e veshtir per juve, far e shemtut, 1.50 te gjat, me lekur te zez, por mbaje veten. Rrri aty te deti e pritna si cdo vere, me na e hanger pak jashtqitjet. Jashtqitjet e neve bardhokave jane te shendetshme, t’a keni per nder, grekuc i vogel.

  5. Lul kamarieri says:

    E kthen me kembe ne toke !!??
    Tamam KAZAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje