FOTOT: Zbulohet pinguini me përmasat e një njeriu, jetonte në Zelandën e Re

14 Gusht 2019, 17:49Lifestyle TEMA
FOTOT: Zbulohet pinguini me përmasat e një njeriu, jetonte në

Mbetjet e një pinguini gjigant me përmasat e një njeriu janë zbuluar në Zelandën e Re.

Ky zog gjigant i detit është i gjatë 1.6 metra dhe peshonte 80 kilogramë, rreth katër herë më i rëndë dhe 40 centimetra më i gjatë se pinguini që shohim në ditët e sotme.

“Crossvallia” quhet zogu gjigant i detit i cili daton në epokën e Palaelitit, 66-56 milion vjet më parë.

Studiuesi i Muzeut Canterbury Vanesa De Pietri tha se ishte pinguini i dytë gjigant i gjendur nga epoka e Paleolitit i zbuluar në këtë zonë.

Shkencëtarët kanë spekuluar më parë se mega-pinguinët përfundimisht u zhdukën për shkak të shfaqjes së grabitqarëve të tjerë detarë, më të mëdhenj se ai, si balenat dhe peshkaqenët, thotë BBC.

Zelanda e Re është e njohur për zogjtë e saj gjigantë të zhdukur, duke përfshirë “Zogjtë moa”, e cila ishte e gjatë deri në 3.6, dhe shqiponja e “Haast”, e cila ka krahë prej 3 metrash të gjatë, prandaj dhe është shqiponja më e madhe e njohur në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje