Gjyqtarët e Apelit dhe ish-anëtarët e KLD që i pret vettingu në shtator, nga Gjin Gjoni te Fatmira Hajdari. Emrat

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të rifillojë punën vrullshëm në shtator. Momentalisht komisionerët e vetingut janë me pushime, por nga ana tjetër janë edhe dhjetëra emra që po presin të rivlerësohen.

Gjatë gjithë kësaj periudhe pune, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kaluar në veting me prioritet kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokuror të Përgjithshëm, Gjykatën Kushtetuese e për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Në “skaner” kanë kaluar edhe një pjesë e mirë e krerëve të gjykatave e të prokurorive, por pa u rivlerësuar janë ende gjyqtarët e Gjykatës së Apelit. Janë rreth 60 gjyqtarë për të cilët është hedhur shorti që vitin e kaluar, por akoma nuk janë thirrur në seancë dëgjimore.

Shorti i parë i hedhur nga KPK për anëtarët e Apelit është ai i datës 18 shtator 2018. Pra, ata janë prej një viti në pritje sepse KPK ka qenë e zënë duke rivlerësuar kandidatët prioritarë. Por në vjeshtë duket se do të jetë radha e tyre. Vetëm nga Gjykata e Apelit të Tiranës janë 22 gjyqtarë që nuk janë skanuar për pasurinë, aftësitë profesionale dhe integritetin e figurës.

Ndër ta mund të përmendim Agim Bendon, i cili ka qenë pjesë e trupës gjykuese në Apel që i dha lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për 2 vrasje. Nga lista mund të veçojmë edhe emrin e Andi Civicit. Emërimi i tij, i bërë nga Bujar Nishani, u cilësua si nepotik pasi në kohën kur mori postin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë, ai kishte anëtare të Këshillit të Lartë të Drejtësi bashkëshorten Eneida Civici.

Ndërkohë, pa u futur në veting janë edhe anëtarët e Gjykatave të Apelit në rrethe, nga ku përmendim: Astrit Kalajën në Shkodër, Anita Micin në Durrës, Brunilda Orhanin në Korçë, etj..

Sakaq, pa kaluar akoma në veting është edhe anëtarja e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Nure Dreni. Një tjetër emër i njohur që nuk është përballur me KPK është edhe ai i Elisabeta Imerajt, e cila kandidon edhe për në SPAK.

Vjeshta pritet të tronditë edhe ish-anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Duke nisur nga Gjin Gjoni e Fatmira Hajdari, tek Eneida Civici dhe Ridvan Hado, por edhe emra të tjerë, nuk janë përballur akoma me trupën gjykuese. Emrat e tyre janë shortuar që në nëntor të 2018, por prej afro një viti i kanë “shpëtuar” procesit të vetingut për shkak të prioriteteve të tjera që ka pasur KPK.

Por duket se tani erdhi edhe për ta ora e llogaridhënies. Gjin Gjoni njihet si një nga ish-anëtarët e KLD me pasuri marramendëse. Pak kohë më parë ai shkaktoi një debat mes ministres së Drejtësisë dhe KLD, e cila i dha leje prindërore për 2 vjet. Kjo u interpretua si një tentativë e Gjin Gjonit për t’i shpëtuar vetingut. Nga ana tjetër, mund të veçojmë edhe emrin e Fatmira Hajdarit, e cila është akuzuar shpesh nga Izet Haxhia si një gjyqtare që ka shitur gjakun e burrit, Azem Hajdarit, për të shpëtuar veten.

Kujtojmë që emri i saj shkaktoi një kaos të madh para pak kohësh në Gjykatën e Apelit me çështjen e Izet Haxhisë pasi askush nuk pranonte ta gjykonte atë për shkak të miqësisë me Fatmira Hajdarin. Pjesë e listës është edhe ish-anëtari i KLD, Petrit Çomo, i cili është gjyqtari që liroi me kusht ish-drejtorin e fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxollin.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Gjyqtarët e Apelit dhe ish-anëtarët e KLD që i pret vettingu në shtator, nga Gjin Gjoni te Fatmira Hajdari. Emrat”

  1. Lakja says:

    Deri tani kam shume besim te reforma ne drejtesi, me sakt te investimi Amerikan, por nese e kalon njera nga keto 2 emra vettingun per mua eshte mashtrim, po me Ameriken ska shaka. Viva America👻

  2. ceni boston says:

    Mire do I lene pa pune por problem eshte a do ja sekuestrojne pasurine?! nga korrupsioni dhe maskaralleqet qe kane bere keta duhet te shkojne ne burg per shkeljen e ligjeve te shtetit.Nqtse nuk ju sekuesstrohet pasuria atehere nuk kane dhene llogari per vjedhjet sepse jane perseri te lire te meren jo me drejtesi por me bisnes dhe maskaralleqe te tjera qe ata I dine shume mire ti bejne.

  3. Ai says:

    Të arrestohet hajdutja Fatmira Hajdaroviçi Ish shitsja e trangujve dhe kosit ne Tropoje qe thoshte shekulli XX dhe jo shekulli 20. Kjo ka bere namin duke vjedhur popullin dhe ka ndertuar 6 pallate se bashku me palloshin injorant dhe komunist Radom Hasani, vellai I Azemit i ludhur me tertoristet islamik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *