Ja vdekja që na shesin kompanitë e karburanteve (në vend të një letre për kryeministrin Rama)

Nga Mentor Kikia

Kësaj makine sapo i janë zbërthyer mushkëritë në një ofiçinë në Tiranë. Blozë dhe baltë të zezë, që ka ardhur si pasojë e karburantit skandaloz që kompanitë na shesin çdo ditë.

Një litër nga kjo gjëja, që vetëm karburant nuk quhet, sot kushton 180 Lekë. Kostoja e shërbimit të makinës nuk llogaritet. Po kostoja e shëndetit tonë?

Sa prej kësaj bloze ne e kemi thithur dhe e kemi në gjak? Çfarë ka patur brenda ky karburant? Me çfarë kurajoje këta kriminelë na shesin të tillë llumra, duke na shkatërruar jetën? Dhe pale, edhe të padisin në gjykatë, kur i quan abuzues. 

Unë e mirëprita dhe e përshëndeta publikisht deklaratën e ministres Balluku, kur tha se do të kontrollojmë tashmë edhe informalitetin cilësor të karburanteve dhe jo vetëm evazionin fiskal të kompanive.

Dhe shpresoj shumë që kjo të ndodhë tashmë, ndaj dhe po ju jap një provë të fortë të maskaradës që ndodh në këtë treg ujqërish të pamëshirshëm. 

Mijëra tonelata naftë vergine, e Ballshit, që duhej të shkonte jashtë për përpunim, na është shitur këtu, si naftë importi, duke u përzjerë në çisterna.

Një kastë njerëzish janë pasuruar deri në paimagjinatë, duke na zhvatur jo vetëm paratë por edhe shëndetin. 

Ky nuk është vetëm një krim financiar. Kjo është vrasje!

P.S: Të nderuar miq, meqë në protestë ne nuk dalim për këto gjëra, ju ftoj ta shpërndani këtë postim, si një formë proteste që të shkojë deri në zyrën e kryeministrit, për ta nxitur dhe mbështetur, në vazhdimin e asaj që ka nisur.

26 komente në “Ja vdekja që na shesin kompanitë e karburanteve (në vend të një letre për kryeministrin Rama)”

  1. gim says:

    nga pantallonat e shkurtra te mekanikut kuptohet qe makinen e ke te lodhur. 10-15 vjecare. Prap nga pantallonat e shkurtra te mekanikut, kuptohet qe asaj makine i ben sherbim sa me pak te mundesh, qe do te thote qe pastrimin e kolektoreve sja ke bere kurre me pare. Edhe nje qiri po te mbaje ndezur 15 vjet, do kishte bere me shume bloze. Boll bere kompetentin me mendjen e mekanikut tend me pantallona te shkurtra, se me mendjen e atij dhe tenden ne kete rast, nuk shkohet as ne hale. Merr 5 profesora nga fakulteti i mekanikes, bej nje studim, se kot rrine gjithe diten deri sa te filloje shkolla ne tetor. Jo per gje por te te marri dhe pak peshe dhe forme fjala, Ky qe ke bere sot quhet Desinformim ose amerikance, Fake News.
    Kalofsh bukur zoti zedhenes i mekanikut pantallonshkurter

    1. Tajari says:

      Z. Gim je shume drejt…… Kundershto çdo njeri per çdo lloj shkrimi te tille qe kritikojne Qeverine dhe KM. Ti kemi me jete te gjate…… Marshim nga ditet e tyre.

      1. Kastrati ky fshatar hajdut says:

        Kampioni i mashtrimit ishte dhe jane besnik sula me kastratin njejte si taci apo me rende.I gjithe ky show po behet vetem per ti demtuar kundershtaret e kastratit qe shet qe 25 vjet solar per nafte.

      2. gim says:

        Jo mor shpirt spo mbroj Ramen. As ma ndjen fare per Ramen&Co. Gazetaret jane ata qe duet te na e shpegoje cpo ndodh, me profesionalizem dhe me nje gjuhet te kuptueshme e pa urrejtje. Ne rastin konret, meqe nafte eshte nje teme mjaft delikate per te gjithe, ftova gazetarin qe te ngreje ne menyre private dhe vullnetare nje grup ku ta analizoje kete fenomen. Nuk dua qe te infuencohem, nga mendimi i nje mekaniku me pantallona te shkurtra. Na u ca trapi me politiken, duam profesionalizem.

    2. Moisi Golemi says:

      Bravo Gimi 👏👏👏 Ky Kikiriku me emrin Mentor, vetëm mend nuk ka.

    3. Loran says:

      O gimo qeke jasht serie 😂😂😂😂 si ste vje turp mor delenxhi ktu dihet boterisht qe makinat po na prishen cdo dit mor qorr qe ske sy te shohesh ene punimi makines ndryshin kur vje dhe nga maqedonia mor hajvon

      1. gim says:

        O Lor kingu, I ke pa ato autobotet LAB-Oil qe ecin varg neper shqiperi?? Besoj se po se ecin varg perdite 10-15 cope. Te gjithe shkojne dhe cojne naften e Ballshit ne Kosove dhe Maqedoni. Ajo nafta jote qe ti e di boterisht qe eshte me e mire, eshte nafte ballshi, kuptove loran kompetenti? Pikerisht per kte po ankohem, na myten gazetaret kompetenta, komentusit kopetenta dhe kafexhinjte kompetenta. Ti je thtjeshte kompetenti i rradhes, qe e mush makinen me nafte ballshi dhe fluturo fluturo gomari, po ik mor kap dhe ti nje dashnore se dhe ti dobet qenke me seksin

    4. Thanks says:

      Sakte gim. Lexo dhe vepro Kikia se me te njejten llogjike edhe un kur shfry qurret ne mengjes me dalin te zeza por pa studim nuk them dot e ka fajin nafta Kastratit (kot per shembull se gjithe nje mut janej. Boll me shkrime qesharake per gjera serioze

  2. Torino says:

    O gimo, po dhe nje here qe lexova nje artikull per te qènè doli prape shpirti i kundershtimit klasik Shqiptar.A do ti bej foto testates se makines time e te te dergoj nje foto?Èshte e 2001.Nuuuk ka kaq blozeeeeeeee!Ps.Sa per kuiozitet sa here kane protestuar bashkombasit tane per gjerat thelbesore uje drita.Sot Po kthehem nga Tirana dhe dje isha i vetmi pasagjer qe protestonte te fatorino i unazes per mungesen e ajrit te kondizionuar,autobusi l.14 ora 12.40.Shperndani dicka qe sensibilizon mbrojtjen e shendetit.Tuajin se une jam ne rregull.Tung.

    1. gim says:

      Torino, nuk kundershtova fare. Sugjerova nje zgjidhje qe kjo ankese te marre pamje profesionale. Edhe une 2001 e kam makinen, e blere ne 2001 ne Tirane, 18 vjet qe ecen me naften me te lire te mundshme, nuk ka bloze!!. Te coj dhe une foto po deshe. Me thuaj ku gaboj qe i Kerkoj gazetarit te mbledhe 5 Profesore dhe ta hetoje kete problem?? Dua te di, cfare ste pelqeu te kjo pjese?
      p.s. nese sheh eksportet shqiptare, pjese e mire e naftes se prodhuar eshte eskport, pjesa me e madhe ne Itali. dhe ti te njejten nafte si ne shqiptaret e shkrete perdor.
      Ave Cesare

  3. beso says:

    FAJTORET KRYESORE PER MASKARADEN E KARBURANTEVE JANE TE GJITHA QEVERITE E KETYRE 30 VITEVE DHE TANI SIGURISHT ESHTE EDI RAMA. KY POPULL MILITANT DHE INJORANT NUK NGRIHEN PER KETO PROBLEME POR COHEN CA PLERA PER TEATRIN DHE RRUGEN TE ASTIRI. COHUNI O DERRA PER CMIMIN ME TE LARTE DHE CILESINE ME TE NDYRE NE RAJON, COHONI O DERRA PER MONOPOLIN E SGS QE NUK MERR PER BAZE KARBURANTIN POR THONE NDERO MAKONE. KY ESHTE KRIM……

  4. Kuq e zi says:

    Gim djali
    Makina ime ka 13 vjet jete dhe nuk di ceshte pastrimi i colektoreve
    Edhe nqs do e mbaj nja 13 vjet te tjera prape skam per ta pastruar e di pse?
    Sepse jetoj jashte dhe nafta eshte e standartit te duhur
    Por ti kthehemi argumentit kryeministri e din aq mire situaten qe per te bere qorrin kushedi sa e ka pazarin dhe jo vetem ky i sotmi por te gjithe pa perjashtim keni pare ju nje parti ta kete cilsine e karburanteve si beteje zgjedhore?
    Po konkurrencen kush e bllokon qe nuk i lejojne te vijne ne shqiperi?
    E kam fjalen rrjetin shperndarjes si psh shell,esso,aggip,q8,total,bp nqs keta do lejoheshin nga qeveria te operonin ne shqiperi kanceri do ulej me 50 % mbrenda pese viteve ndersa matrapazet qe shesin sot do falimentonin mbrenda dites

  5. Karuci says:

    O gimo te lumt goja hahaha

    1. Sami says:

      Dhe ty karuco goja dhe bitha

  6. Shqiptar says:

    Ore gim,po pse me pantallonat e Mekanikut
    kerkon te na mbushesh mendjen zotrote qe
    kjo e zotrinjve “hajdute dhe vrases” qe jane bere
    miliardiere me fitimet karburanteve,dhe sipas teje
    kjo baterdi nuk ka ndodhur!!!
    Po te jap nje shembull qe mund ta dokumentoni
    me flette kontrollin teknik (dokumentat jane ne
    kompiuter ne kolaudimet e vitit
    2017……..: rezultati i ndotjes rreth 70% e normes
    se lejuar
    2018……..: rezultati i ndotjes 30 here me e larte se norma e lejuar
    Kuptohet me kthyen mbrapsht dhe mbas pastrimit
    dhe Rikontrollit Korrekt …
    REZULTATI ……: 0,1 % e ndotjes qe lejohet
    Duhet t’jemi mirenjohes gazetarit qe ngriti zerin
    kunder atyre qe kane masakruar dhe vazhdojne
    ta bejne kete kunder shendetit dhe xhepave te
    Shqiptareve.

    1. gim says:

      Ore pse nuk e lexoi asnjeri deri ne fund komentin tim. Une sugjerova zgjidhje profesionale. Sa kohe keni pa bere seks mor vlla se na habitet, po ju plaska zemra

  7. Qe oxhaku do zere bloze nuk diskutohet dhe po nuk e pastrove do digjet.
    Por qe cilsia e karbrantit eshte e keqe edhe kjo nuk diskutohet…
    Ne kete rrumpall 30 vjecare mashteuset hajdutet kriminelet politikanet e cdo punonjes administrate ka abuzuar ne cdo drejtim sepse hajduti ka mbrojtur hajdutin sepse hajduti bertet kapeni hajdutin dhe popull trushplar bertet:fajin e ka saliu,fajin e ka rama dhe iliri me moniken si koqe kandari sa nga njera ane tek tjetra vetem per te vjedhur.
    Nga kush pret kikia fahri faqebythe qimi e lubonja qe ta zgjidh situaten nga ne qe nuk kemi asgje ne dore apo luli me molotovet e tij…

  8. Vl says:

    Sbraz serbatorin se aty eshte gallata, ska nevoj me shku deri te motorri

  9. Damian Gj. says:

    Vdekshin keta horra qe po na vdesin perdite……harram e paçin. Zoti i vrafte kush po na vret perdite

  10. MH says:

    I vetmi vend ne bote qe kerkon mbajtjen e makinave deri ne 10 vjet ne perdorim.Mbas keti afatit ndalohen me ligj perdorimi i tyre.Kur ne amerike ekzistojne makina qe nga viti 1990 te cilat kalojn testimin e tymit.Djegia e karburantit asht perfekte.Ketu ka hile shteterore korruptive ndermjet shtetit dhe shitjes se karburantve jasht standartit dhe caktojne normen 10 vjet perdorim e makines.

  11. sapa says:

    Eshte dashur nje kohe te kuptoj pse nuk duhet shkelur shqiperia.Kur vija atje dhe merrja ushqimet nga jashte si dhe para se te futesha ne vendin pa shtet shqiperi e mbushja makinen me karburant ne mal te zi ose serbi sigurisht pasi perjetova edhe une difektet e karburantit te gjithe qeshnin me mua por tani eshte bere nje shumice e madhe biles shume e madhe qe e dine se ky vend ka kapitulluar dhe asnje propagande e cfaredolloji nuk e zbukuron realitetin kriminal te ketij vendi.Te gjithe ata qe flasin mire ose jane pjese e krimit politik ose jane naive te lindur.Ketu nuk flitet per ndonje shprese per te ardhmen por eshte vulosur mosberja shtet e ketij vendi kriminelesh me emrin shqiperi.Shume shqiptare kane perjetuar edhe vjedhjen e prones me djersen e vene ne emigracjon dhe ky eshte testi me i mire per besuar qe cdo gje ka mbaruar.Nje jete e re duhet filluar kudo ama jo ne kete vend.Cdo cent qe shqiptaret do investojne ne shqiperi nuk ndihmon popullin e thjeshte se ai eshte mesuar me krizat por ndihmon jetegjatesine e atyre qe e kane grabitur keto 29vjet dhe vazhdojne me te njejtin ritem ta grabisin dhe po shijojne grabitjen e vene me gjakun e popullit te thjeshte.Asnje shqiptar me mend ne koke nuk mund te besoje qe ky veting qe propagandojne krminelet tju ktheje atyre ate qe ju kane grabitur lere pastaj qe te gjykoje kriminelet ose tju konfiskoje pasurite.

  12. BLLOKMENI says:

    Po shtoj edhe une dicka ne kete debat, para disa viteve kur dolen normat e reja te ndotjes nga gazrat ne kontrollin e SGC (norma europiane me karburant shqiptar?????) , mjeti im i cili punon me benzine nuk e mori provimin , pra ngeli ne klase. per nje perqindje shume te vogel. E di si me tha kontrollori? shiko mos i hedhesh pak benzine te mire, pra dhe bufi e di se si funksionon kjo pune. Ustallaret e pikave te karburantit e quajne “LLOKOCITJE” , perzierje te llumrave te gjithfare sojesh per te perfituar pronaret per vete por nga ana tjeter tymrat qe dalin jane te gjitha kancerogjene. Furnizohuni ne piken me te afert te karburantit jashte territorit dhe shikoni krahasimin.
    E di si te thone ne institucionet qe merren me kete pune, ? sipas tyre te karakteristikat e dhena per karburantin qe konsumohet ne Shqiperi jane sipas standarteve europiane. Hajde gjeje pastak kete gje kur vete institucionet shqiptere zyrtare genjejne, dhe mjer populli qe e ka ngrene.

  13. xhulio says:

    O milet, nigjoni e mbani vesh; do ta hani e do ta mbani gjith jeten me buke politiken, kjo tregon shkalle injorance, kur dikush tregon nji lloj korrupsioni, ne i themi se je i djathte ose i majte. Ne nuk protestojme per buke e pune, ne protestojme per paritine, per partine qe sapo mer votat, na qine, na qine aq sa kur ta marim vesh ne, na eshte bere bytha si bloza qe tregojne ketu. Duhet dhe shum e shum vite, ku njerezit ti shikojne politikanet jo si shpetimi i tyre, pir si zhvatesit e tyre, atehere politika do tregoje sa pun ben ne dobi te te vendit dhe popullit te cilit i beson udheheqjen e rradhes. Bloze makinat, bloze gjithandej.

  14. gim says:

    Per te gjithe kompetentet me siper, Rafineria e ballshit prodhon mesatarisht 1 milion Litra Nafte ne dite, e cla eshte e ndaluar te tregtohet ne tregun shqiptar dhe per kete arsye tregtohet e gjitha ne vendet fqinje. edhe une ha mut ne kte moment dhe bej kopentin kot. kte pune duhet ta beje gazetari, sebashku me grupet profesioniste me te cilet duhet te bashkepunoje. boll me me shitsa misrash kompetenta, dhe njerez me epshe qe nuk durojne dot as veten e tyre…kaloni bukur te gjithe, luftoni kunder kopentatve se ata po na marrin ne qafe…

  15. pato says:

    Keta analistet tip Kikia i dine te gjitha e japin mende per cdo gje.

    Te gjithe thone nuk cilesi Nafta por askush nuk thote ku e dine qe nuk ka cilesi? Konkretisht ku e maten qe nuk paska cilesi? Ca ben i vune era apo kthyne ndonje gllenje edhe ndjene qe kishte shume sheqer e shume uje si rakia?

    O Kikia po pate mundesi na e shpejgo nje cik si u digjka “nafta virgin” ose anglisht “crude oil” ne makine pa u rafiniruar? Tek cila cisterne u perzie kjo nafte virgin me ate te rafiniruar kush ta tha e ku e mesove?

    Tani prite kur te dale ndonje debil tjeter e ti bej foto motorrit qe paska vaj..

  16. Outspoken says:

    Une sapo jam kthyer nga londra,
    E po ju them se Cmimet e Naftes,Ushqimeve,Robave,Frutave,
    Ilaceve we sbejne efekt, Jane me te shtrenjta se ne Londer !!!
    Plus qe po u semure ketu ne shqiperi Iken per Lesh, sepse nuk ka spitale, e Doktoret te kerkojne Lek pa pike turpi !
    Plus qe kur ecen ne rruge degjoj vetem biseda per mizerjen
    Njerezit ne shqiperi kane Harruar Humorin dhe shakate,
    Per shoal te jetes Miserabel kane Harruar te bejne edhe Sex
    Une sjam as ME PSe asPD, e as me LeshSi ! Por po them vetem te verrrrrteten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *