Kriza e paprecedentë që mund të tërheqë pas vetes rasti Pjetri

14 Gusht 2019, 11:23Politika TEMA

Nga Ardit Rada 

Imagjinoni për një moment që kryetari i pabetuar i bashkisë Shkodër të gjendet përgjegjës, në lidhje me dispozitat e ligjit për dekriminalizimin. Kjo do të sillte menjëherë dorëheqjen e tij si kandidat fitues për bashkinë e Shkodrës.

Pas këtij hapi do të duhej të hynte urgjentisht në lojë presidenti Ilir Meta, i cili është i vetmi autoritet kushtetues që shpall zgjedhjet, si në rang kombëtar ashtu edhe në atë lokal. Neni 10 i Kodit Zgjedhor e parashikon qartë se Presidenti i Republikës është i vetmi autoritet që përcakton datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Dhe këtu loja bëhet krejtësisht e paparashikueshme. A do t’i dekretojë Meta zgjedhjet e reja për Shkodrën, kur dihet se ai nuk e njeh rezultatin e 30 qershorit?

A do ta bëjë ai këtë, kur është publikisht e njohur se ai është investuar vetëm për zgjedhjet e 13 tetorit?

Po sikur kreu i shtetit të mos pranojë të dekretojë një datë tjetër zgjedhjesh për qytetin e dytë më të madh në vend?

Mandati i Voltana Ademit në krye të bashkisë Shkodër ka mbaruar. Në këto kushte ajo nuk mund të ketë më të drejtë firme dhe vendimmarrjeje si qytetarja e parë e Shkodrës.

Po nëse Meta nuk dekreton zgjedhjet për pasardhësin e saj, për arsyet e mësipërme, cili do ta drejtojë bashkinë më të madhe të Veriut?

Ja një rebus që nuk i duhej mishmashit të komplikuar shqiptar të muajve të fundit!(javanews)

16 komente në “Kriza e paprecedentë që mund të tërheqë pas vetes rasti Pjetri”

  1. Ari says:

    Don”t wary! Kryetari i Keshillit te Bashkise deri ne zgjedhjet e reja kurdo qe te behen

    1. syri says:

      Ore Ari po meso shqip se anglishten e “ditke “!

  2. Klodi says:

    Faji i Ram idiotit qe nuk i kontrollon kandidatet qe ve.

  3. Xhaa Suloja says:

    Zgjidhja është e thjeshtë: Iliri datën e zgjedhjeve e ka caktuar më 13 tetor dhe voltana është kryetare bashkie në detyrë deri më 13 tetor. Por ju informuesit nuk keni qëllim për të treguar të vërtetat por doni të bëni mishmash çdo gjë. Kjo sepse jeni të errësuar nga sytë politikisht. Doni të krijoni probleme atje ku nuk ka. Ilir meta nuk ka pse të caktojë datë tjetër sepse ndryshe del që ai të njohë zgjedhjet e 30 qershorit. Prandaj mos ja fusni si kau pelës. tung Së fundi mos u bëni dhumë të zgjuar, ka juristë dhe institucione përkatëse që merren mebkëto punë.
    xha Sulo

  4. juristi says:

    keto palacolleqe behen me qellim nga rama e kompani dhe ka te drejte Voltana kur thote qe shkodren duhet ta administrojne nderkombetaret.

  5. Zgjidhje says:

    Zor se mund te gjenden paterica per ta mbajtur shtetin ne kembe. Perfundimisht ka rene.
    Ngushellimi eshte qe Nehat Kulla ka dale nga burgu dhe mund te krijoje ai nje qeveri apo komitet te perkohshem per shpetimin e kombit

  6. Lani says:

    Hall i madh ky me demek? E kush po e rruan per ligje e moral ketu?
    Do ta gjejne nje zgjidhje qofte dhe antiligjore dhe ne do ta pranojme.

  7. gimi says:

    O z. Rada , po ti si gazetar a i njèh ligjet . Per deri te shprehet gjykata ai eshte njelloj si gjithe kryetaret e tjere ai brenda afatit me ligj pra deri me dt. 20 ai duhet te beje betimin dhe te formohet keshilli bashkjak dhe ky keshill cakton nje a dy zevendsa e n.q.se nuk del fajtor vazhdon punen po doli fajtor (pra kur te shprehet gjykata ) atehere Valdrini jep dorheqen e detyren e tij e kryen njeri zevendes qe ta caktojne , po nuk dha dorheqen e shkarkon keshilli i ministrave . Ju ngrini çeshtjen a do caktoj apo jo Presidenti nje dt. zgjedhjesh pas 45 diteve . Po mor ajo èshte detyrim kushtetues dhe nuk eshte ne deshiren e presidentit . Por po luajti mendesh presidenti ai arrestohet menjehere dhe parlamenti zgjedh president tjeter dhe zevendesi i Valdrinit me keshillin bashkjak vazhdojne punen si me te mirte . Po pse o gazetare e beni kete pune si te pazgjidheshme pse mbyteni ne nje gote uje .

    1. Sherefedin says:

      Gjykata nuk ka cfare thote më o hú gardhi. Gazetari ate po thote, sikur te faktohet fajesia. Dhe perderisa e leshoi Rama ashiqare, dmth qe eshte i zhytur ne mut. Dhe e pret burgu Valdrinin nqs se ke kuptuar akoma ? Dhe nuk eshte si gjithe kryetaret e tjere, sepse nqs i shef lajmet duhet ta kishe marre vesh zotrote qe u anullua betimi dhe konstituimi i planifikuar per 20 Gusht

  8. Beki says:

    A thua se po ngeli pa kryetar Shkodra nuk do drejtohet!Edhe kur ishte Voltana pa kryetar ishte!,perkundrazi per mua me shume vemendje ka per te patur nga qeveria !

  9. Hot says:

    Artikull ligjor me njohuri prej nallbani.

  10. Grigor says:

    Ari,
    Komentin e ke shume drejt nga ana e permbajtjes. Vetem dy-tre verejtje per drejtshkrimin dhe ghuhen.
    – Nuk e di pse u ndjeve i detyruar te komentoje ne anglisht. Nuk eshte problem i madh, se ti nuk je gazetar, por kur vendos te komentosh ne anglisht, te pakten shkruaje drejt.
    – Shkruhet Don’t, me apostrof, dhe jo Don”t me thonjeza.
    – Wary egziston si fjale ne anglisht, por ajo qe ti kishe nder mend te shkruaje eshte worry. Sepse thuhet “Don’t worry” = mos u bej merak.
    Nuk jam me i zgjuar nga ty, sepse nuk duhet ngaterruar zgjuarsia me njohurine. Vetem se kam patur fatin te studjoj anglisht qe ne klase te peste, dhe mund te them qe para se gjithash kam mesuar mire gjuhen shqipe. Disa mund te mos i kene problem fare gabimet gjuhesore, por ka edhe disa si puna ime qe i kemi problem. Por sidoqofte, ti nje komentues i thjeshte si puna ime je. Mendo se cfare masakrimi i bejne gjuhes gazetaret, dhe pa pike pergjegjesie.
    Nderime, dhe mos e merr per ters. Njerezit mesojne nga verejtjet e te tjereve. Ti mund ta kesh shkruar edhe ne telefon, dhe korigjimi automatik i telefonit shume here ben cudira.

  11. ana says:

    Deri tani kemi vetem indicje qe kryetari i pa betuar i bashkise Shkoder ka genjyer ne plotesimin e formularit te pastertis se figures. Eshte gjykata qe e verteton kete gje. Keshtu, qe fare mire ai behet kryetar bashkie. Nese do te rezultoje fajtor, shkarkohet dhe derisa te behen zgjedhje te reja vetem per shkodren, drejtimin e merr nje nga zevendesat dhe miratim te keshillit bashiak.

  12. Toni says:

    Bravo gimi, shume me vend.

  13. Aldo says:

    Loje kurvash e kurvaresh.Mjer ky populli se ne doren e kujt ka mbete…….

  14. Korabi says:

    Po. Komentuesi “gimi” ka te drejte. Valtin Pjetri eshte zgjedhur kryetar bashkie. ka mar mandatin nga gjykata. Eshte fajtor kur ta vertetoi gjykata shqiptare. Tani ai eshte i pafajshem. Fjasia meret me vendim gjykate e jo partiake. Nuk kane folur ,as prokuroria ,as drejtesia. Partia flet me shkresa kuesture, e jo vendime gjykate. Shtrohet pyetja: Pse nuk e beri denimin ne Itali ? Pse e fali drejtesia Itraljane ? Po dekomentat e Pjetrit cili organ i drejtesise Italiane i ka leshuar ? Ndaj edhe Rama ben gabim qe eka ngrire. Valtini duhet te marri detyren. Kur te dal para gjyqit e te mari denimin , athere te zbatohet ligji per drkriminalizimin. Ne kemi kryetar partishe ,te cilet bejne politikat e vendit qe kane vjedhur e vrare e vazhdojne te bejne moral. Madje edhe vet presidenti eshte i perfolur ,madje dhe i akuzuar per vjedhje dhe vazhdo detyren ,pasi nuk ka vendim gjykate qe e cileson hjadut. E njejta gje dhe pe r Lulin dhe Ramen. sae sa akuz e perfolje ka. Si thoni ju, po te ishte veprim qe ai duhej denuar ,pse e fali drejtesia Italjane ? Ende ne veprojme me thash e theme? Denimin me te madh ta mari Zguri dhe Prokurorja neraste se nuk kane kryer detyren…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje