Lamtumira emocionuese e “Labit”: Largohem nga klubi me të cilin u dashurova që ditën e parë, por ia arrita qëllimit

Lamtumira pas 6 vitesh e Labinot Ibrahimit nga radhët e Partizanit ka ccuditur jo pak tifozët e të kuqve të cilët nuk e prisnin që mbrojtësi të largohej nga skuadra ku në vitet e fundit kishte qenë një pikë fikse e për më tepër nuk kishte dhënë sinjale pakënaqësie.

Por Ibrahimi ka gjetur mirëkuptimin me drejtuesit e klubit dhe i ka dhënë lamtumirën skuadrës për t’iu bashkuar Prishtinës, ku do të vijojë karrierën e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, “Labi” ka dashur të falënderojë të gjithë ata që e mbështetën në këto vite si futbolli i të kuqve, ndërsa ka theksuar se ikte me kokën lart pasi kishte bërë realitet objektivin që i kishte vënë vetes kur i ishte bashkuar kësaj skuadre.

POSTIMI

“Të dashur miq dhe dashamirës të mi dhe të skuadrës së Partizanit

Nga sot nuk do jem pjesë e Partizanit

E falënderoj president Gaz Demin për mbështetjen që më ka dhënë këto 6 vite, falënderoj drejtorin Olsi Rama, falënderoj trajnerët me të cilët punova, shokët e skuadrës, gratë të cilat na bënin bukën e na lanin rrobat, punëtoret dhe çdo njeri që e rrethon këtë klub

Falënderim tjetër kam edhe për UG e madh, ju falënderoj nga zemra për këto 6 vite, më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time dhe keni qenë mbështetja ime gjithmonë

Unë po largohem nga klubi në të cilin u dashurova që në ditën e parë që erdha, po largohem me kokën lart pasi ia arrita qëllimit që kisha

TITULLIN KAMPION

Shpresoj të shihemi përsëri

Me respekt, Labi juaj

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *