Lulzim Basha i vërsul PD-në e Shkodrës, Jozefina Topallit: Ti je mike me babain e Valdrinit dhe na e bëre "peshqesh" në parti edhe ne

14 Gusht 2019, 18:30Politika TEMA

PD-ja lokale në Shkodër ka sulmuar ashpër Jozefina Topallin, si reagim ndaj mesazhit anti-Basha të kësaj të fundit, gjithnjë lidhur me rastin e Valdrin Pjetrit.

Madje demokratët e Shkodrës pretedojnë se ka qenë znj. Topalli ajo e cila është investuar që Pjetri të marrë poste drejtuese dhe në kohën e qeverisjes së PD-së.

“Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demokratike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!”, thuhet në deklaratën e PD-së së Shkodrës, ku ndër të tjera aludohet se reagimet e znj.Topalli vijnë si mbrojtje ndaj Ramës.

“Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!”, thuhet në deklaratë.

7 komente në “Lulzim Basha i vërsul PD-në e Shkodrës, Jozefina Topallit: Ti je mike me babain e Valdrinit dhe na e bëre “peshqesh” në parti edhe ne”

  1. Astriti says:

    Nuk besojj qe Topalli eshte ne mbrojtje te Rames. Ishte ajo qe i beri presion Bashes mos e lere çadren.

    Topalli do mbahet mend si nje kryetare parlamenti pa etike sjellje e cila ne menyre te vazhdueshme dhunonte verbalisht kundershtaret e saj politike ne parlament. Tamam njesoj si Berisha.

  2. USA says:

    Ua ua gjeti armikun saliu jeni Delenxhij ju te pd te gjithe armiq.

  3. spata says:

    Xhofi je e madhe .Qe kur kuptove se kan shku per lesh lesh po i bene te dy palet .

  4. doni says:

    O PD, jeni bere gazi i botes. Nuk vjen dot ne pushtet se qenka Valdrini i denuar me pare. Ju jeni denuar nga shumica per mos realizimin e atyre qe premtuat, keshtu qe ju do vini ne pushtet kur sot PSja nuk do realizoje ato qe ka premtuar. Nuk jua ka fajin xhozefina e as Valdrini, fajin jua ka menyra se si kryetari juaj zgjedh persona jo te justifikuar per te qene ne politike, jo njerez se babai shkruan per PDne, jo njerez ku prishin familje me dashuri jasht martese, keto jane turpe ku preket gjith komuniteti, ku i neverit me vote.

  5. Arber iliri says:

    Po mire mo njerez nese Rama dhe jozi se kan ditur denimin e tij pse kane faj.e dini ju se 50%e emigranteve shqiptar kane rekorde kriminale.

  6. hola mucacos says:

    kape per zhelesh qite jasht kyt zhele e njef shkodra mire, peshqesh sander leshin kur e propozoj per president, po edhe pjeter leshin lesh mas leshit.

  7. Muli says:

    Jozefina ka shku per lesh. Nuk i hy ne pun askujt. Nje ish sigurmise qe nuk i dha asnje vler demokracise.

    Ne mes Lulit dhe Xhozevines do zgjidhja Lulin. A nuk ishte kjo qe tha per Fatos Nanon ne zgjedhjet e 2005 qe ai e kishte hak plumbin kokes. Nje xhihadiste e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje