Modeli akuzon këngëtaren e njohur për ngacmime seksuale: Më trajtoi si një prostitutë

Josh Kloss, model dhe balerin, protagonist i videos së këngës “Teenage Dream”, të vitit  2010, thotë se është ‘poshtëruar seksualisht’ nga këngëtarja Katy Perry.

“Më detyroi t’u tregoja të gjithëve organin tim seksual….Më trajtoi si një prostitutë dhe më ekspozonte përballë miqve të saj… “, thotë ai, gati 10 vjet pas daljes së kësaj kënge.

Akuza e Kloss ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur pikërisht në përfundim të regjistrimeve të videos së Perry-t, në të cilën ai ishte protagonist.

“Dola me  Katy-n disa herë pas divorcit së saj nga aktori Russel.

Një herë solla me vete një shok që vdiste nga dëshira për ta takuar. Ishte festa e datëlindjes së Johny Wujek.

E kur e pashë, u përqafuam, unë isha i çmendur pas saj…

Por, teksa u ktheva për t’i prezantuar mikun tim, ajo më uli pantallonat dhe të mbathurat për t’i treguar organin tim të gjithëve.

Imagjinoni se çfarë sikleti i tmerrshëm ishte për mua!”

Kloss, i cili e përkufizon sjelljen e Perryt si një abuzim të mirëfilltë seksual, nuk ka folur kurrë për këtë publikisht, siç shpjegon në një postim të dytë, për të mbrojtur imazhin e Katy, edhe pse do kishte dashur ta bënte shpesh herë.

“Mendja jote bllokohet në tentativën për të bërë punën dhe në të njëjtën kohë të mbrosh imazhin ose të jesh i ndershëm dhe të ndihmosh diskutimin global mbi pushtetin dhe abuzimin”, shkruan modeli.

Ai shton se Perry ishte “e ftohtë si akulli” kur kishte njerëz të tjerë bashkë me ta dhe  “e këndshme dhe e sjellshme” kur ishin vetëm.

“E dija që duhet të duroja, për time bijë që ishte ende një fëmijë, duhet të vazhdoja të punoja… “.

Në fund Kloss shton se një faktor tjetër që e bllokonte për të publikuar ngjarjen, ishte edhe paragjykimi i pranuar nga të gjithë se vetëm fuqia mashkullore është perverse:

“Edhe bota femërore mund të jetë perverse, në mënyrë të pështirë…”.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *