Njeriu që ringriti lavdinë e humbur të qytezës

Nga Astrit Dervishi

Ekipi i volejbollit Dragot – Tepelene maj 1978

Kishte mbi një shekull që lavdia ishte varrosur thellë nën themelet e perzhitura nga zjarri i luftrave dhe harresa e madhe.

E vetmja që se kish humbur lavdin e saj ishte dhe është Vjosa,kjo nimfë kalteroshe që vazhdonte e vazhdon të drethkeloje e zhurmoje herë ëmbël si një flutur e herë egër si një lubi.

Kish shekuj që nuk shikoheshin në ato anë të kalonin karvanët e pashait as asqeret e taborit,të mos dëgjoheshin me vrengellimat e armëve të Abaz Tahirit e Tahir Abazit me shokë dhe as gjëmimi i zileve dhe kemborve të kopeve që vareshin nga Goliku dhe Shendellia.Historia qe varrosur si një mumje në sargofagun e gryer nga koha. Por një ditë të bukur fshati u zgjua nga gjumi letargjik dhe hodhi sytë nga e kaluara,nga lavdia e emerit të dikurshëm dhe koha foli.

Tradita s’kish vdekur,në qyteze që ngritur një brez i ri me djemë e vajza si sorkalle që për nga bukuria dhe eleganca nuk u afrohej as qyteti përbri.Ishte një zgjim i vonuar, por mjaftoj për të ndezur një zjarre që çliroi aq shume energji.

Mes atyre djemve azgan e të qytetëruar dallohej prof Demiri. Një djalë tepër simpatik dhe elokuent,i kulturuar dhe fisnik në gen,I shoqërueshëm dhe gjithmon buzagaz mes shokëve dhe miqve të shumtë.Ai vinte nga radhët e studentëve të viteve më të arta që po sfidonin kohën.Kish një mal me ëndërra në krah,kish dëshirë dhe pasion për t’i dhënë jetë qytezës,për t’i kthyer famën dhe lavdin e dikurshme.

Mes djemëve të fshatit gjeti energjitë dhe vellazerin,gjeti katalizatorin që ndez zjarrin dhe koha ishte ajo që priste.

Mes banorve gjeti mbështetjen dhe pse kish aq shumë paragjykime sidomos për vajzat,por ai arriti ti tejkaloj.

Nga hiçi bashkë me një dorë djemesh gjeti akordin dhe ngritën skuadrën e futbollit e me pas madhështia erdhi me ekipin e volejbollit të vajzave duke ngritur lartë jo vetëm emerin e qytezës por gjithë rrethit.

Në krah të tij ishte një vajzë e shkëlqyer gjirokastrite,një princeshë që rrezatonte jo vetëm qytetari por dhe race të pastër arberi,ishte ajo që mjekonte lodhjen e profesorit dhe zbuste zemeraten e luanit kur idiotesia e kohës vinte shkopinj nënë rrota.

Ehhh…ndjese pastë ajo zonjë që me ikjen e saj nuk vrau vetëm zemrën e atij që i kish rrëmbyer zemrën ne zenitin e vet,por hidheroi një qytezë të tërë,një krahinë që gëlon akoma emëri i mirë që ajo la pas në pragun e shtëpisë së burrit,në folezen ku ngritën çerdhen e tyre e ku mekuan me aq dashuri fëmijtë e mrekullueshëm!…

Nuk kishja as një njohje me profesorin,por xha Rrokua,im kusheri kish mik shtëpie Hakim Zeken në atë kohë i ndjeri ish kryetar kooperative dhe vinte shpesh në Dervishaj te xha Rrokua. Ajo që binte në sy ishte një kal i zi me qime të ndritshme dhe me paime kalorsiake që i ndjeri dhe fisniku Hakim e përdorte për punë të tilla.

Kishja degjuar të flitej mirë për atë burrë energjik e të fisem. Ishte aq burrë i përkushtuar sa nuk ja gjeje shokun; si duket Zekajt e paskan në gjak punën dhe ndershmërinë…

Profesori e ktheu qytezën e Dragotit në një qendër sportive e kulturore duke thyer tabut e kohes. Me mbështetjen e rinisë së mrekullueshme ai ngriti në zenit famën e qytezës dhe Dragoti zhurmonte si një zgjua blete.

S’kish mbasdite të mos kish aktivitete sportive e të mos zhvilloheshin spartakiada midis fshatrave të rrethit ku ekipi djemëve të Dragotit do shkëlqente e ndërkohë volejbolli vajzave kish kapërcyer famën e rrethit dhe kish hyrë në elitë.

Qyteti jonë përfaqësohej nga vajzat e Dragotit dhe darkave kur zhvilloheshin ndeshjet me rrethet qyteti shpërthente në ekstazë e brohoritje frenetike duke perkrabur ato vajza legjendë dhe bashk me to trajnerin e tyre prof Demirin.

Dragoti tani kish kthyer famën dhe emerin e madh të dikurshem.

Këta njerëz bënë epokë në nje kohe te mbrapsht duke sfiduar gjithçka.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Njeriu që ringriti lavdinë e humbur të qytezës”

  1. Beni says:

    Qyteze Dragoti hahahahahahaha. Po ai eshte kokrra e fshatit more kur doli qyteze. Aty kam bere ushtrine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *