Plani i Solskjaer për t’ia bërë jetën “ferr” Sanchezit

Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm ta dëbojë Alexis Sanchez te rezervat, nëse nuk pranon të largohet nga Mancheser United.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” për kërkojnë me dëshpërim të “çlirohen” nga paga e lartë e sulmuesit kilian, që është më i paguari i skuadrës me 500 mijë paundë në javë.

Roma, aktualisht, është e vetmja pretendente e mundshme dhe po e merr në konsideratë nënshkrimin me Sanchezin, por paga e tij ka të ngjarë të jetë një pengesë e pakalueshme në bisedime.

Sanchez u aktivizua në vetëm 16 ndeshje me United në të gjitha garat nën drejtimin e Solskjaer, duke shënuar vetëm një gol.

Kiliani po stërvitet larg qendrës Carrington, ku përgatitet United. 30-vjeçari mësohet se është riaftësuar nga dëmtimi që pësoi në muajin korrik.

Solskjear fillimisht e kishte përfshirë Sanchezin në planet e tij për sezonin e ri, por tani trajneri norvegjez besohet se do t’i japë vetëm një rol dytësor në ndeshjet e kupave, sigurisht nëse do të refuzojë të largohet.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *