Probleme te Flamurtari, largohen trajneri dhe drejtori sportiv

14 Gusht 2019, 13:08Sport TEMA

Rrufe në qiell të pastër te Flamurtari. Teksa mendohej se klubi kishte nisur riorganizimin e ekipit, duke afruar edhe lojtarët e parë në merkato, vjen lajmi “bombë”.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta, se trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori i ri sportiv Artim Pollozani, kanë paraqitur pak minuta më parë dorëheqjen e parevokueshme.

Mësohet se shkak për këtë është bërë moskorrektësia e drejtuesve të klubit për të paguar lojtarët që kishin arritur marrëveshjen.

E mërkura ishte lënë si afat i fundit për të vërë pagesën, por në Vlorë ka rezultuar si mashtrim i radhës.

Flamurtari është tashmë në një kolaps të plotë dhe rrezikon të mos nisë sezonin futbollistik, pasi askush nuk merr përsipër të drejtojë këtë ekip.

3 komente në “Probleme te Flamurtari, largohen trajneri dhe drejtori sportiv”

  1. albatros says:

    Ka menduar ky erdoganuci i Vlores edhe per kete situate. Djale i shkathet!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Bambi says:

    Dihej qe ne fillim ky fund.
    Ekipi legjendar i Flamurtarit , emer qe simbolizon ngritjen e flamurit dhe Pavaresine nga Turqia u mor ne dore nga turqit.
    Arsyeja ishte qe te shkaterrohej… dhe te denigrohej si emer .
    Eshte njelloj me fastimin “bytheperpjete” te myslimaneve ne sheshin Skenderbej, si karshillek dhe sfide kunder figures se Skenderbeut.
    Pasoja te nje politike … ne rastin me te mire mund ta quaj “naive” ; ne rastin me te keq “antikombetare”.

  3. Terbacjoti says:

    Lajm i fundit.Drejtimin e Mori Lasgushi.Dhe drejtor teknik Migjeni.Fluturo lart Flamurtar.Se Sinani ka hale per te lare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje