PROFILI: Kush është Valdrin Pjetri, njeriu me certifikatë “Sigurie”

14 Gusht 2019, 10:43Politika TEMA

Emri i Valdrin Pjetrit si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës për zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishte katapultimi i një njeriu pa përvojë dhe pa kontribute si punonjës dhe drejtues i lartë në administratën shtetërore.

Në maj të 2018 ai mori postin e kreut të Hipotekave, deri kur ky institucion u shkri në fillim të këtij viti, për t’iu bashkuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pak para zgjedhjeve të këtij viti u emërua prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Këto ishin dy pozicionet e fundit të mbajtura prej tij para 30 qershorit.

Valdrin Pjetri ka shërbyer në disa pozicione drejtuese në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga viti 2010 deri 2014 ka mbajtur detyrën e administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në kuadër të ligjit antimafia.

Më pas mori detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai ka mbejtur edhe pozicionin e kryetarit të Komisionit të Demontimit të Municioneve po në këtë Ministri.

Në 2015 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sa i takon formimit profesional, Valdrin Pjetri ka përfunduar studimet për Financë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.

Nga 2012 deri në 2014 ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin Europian të Tiranës.

Pjetri gëzon një diplomë “Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare” dhe certifikatën “Për Drejtim Strategjik” lëshuar nga Britania e Madhe.

Ai është i certifikuar edhe si auditues i brendshëm dhe zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.

Pavarësisht se pretendohet se ai ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali, prej vitesh punon në administratë dhe ka mbajtur poste të rëndësishme.

Është e habitshme, se si përgjatë gjithë këtyre viteve, nuk është bërë asnjë verifikim për të kaluarën e tij, edhe pse ka drejtuar institucione të rëndësishme.

33 komente në “PROFILI: Kush është Valdrin Pjetri, njeriu me certifikatë “Sigurie””

  1. I kane varur ujkut melcit ne qafe ti ruaj.
    Vete e ka fajin kur ka nje biografi te keqe dhe xhaxhi enver i zbulonte me ane te fuksave…
    Rdhe sot e njejta gje kur denojme luften e klasave,por e vazhdojme ne menyre tjeter.
    Per nje luge corbe te prishur vuan gjithe jeten

    1. Kalec says:

      pjetri eshte nje hajdar i ripjelles se Rames e PS

  2. ka akoma budallenj e skllever ketu? says:

    Pyesni arben imamin qe e ka emeruar per here te pare ne ministrine e mbrojtjes.Dhe ne cfare deturash se!Cfaj ka valdrini ketu.

    1. Grigor says:

      Shume e drejte mor mik.
      Ne qofte se eshte denuar nga gjykata italjane, le te mbaje pergjegjesi. Vetem te tregohemi te permbajtur sepse ky mund te kete qene edhe kalama 17-18 vjec atehere (nuk ja di moshen). Mos te behemi si ata debilat qe ne vitet 91-92 na dilonin ne emisione televizive per te na treguar se Enver Hoxha paska qene njeri I keq sepse kur ishte ne shkolle ne Gjirokaster na vidhte dardhat e komshinjve.
      Analizen me dinjitoze te problemit me Valdrin Pjetrin e ka bere Mero Baze duke e marre nga kendveshtrimi se kush e ka mbeshtetur kete Pjetrin ne Shkoder. Duket se e kane mbeshtetur te ashtuquajturit “te fortet” e Shkodres, gje qe ve komplet ne pikepyetje integritetin e tij, me shume se sa nje gabim idiot para 20 vjeteve.
      Per shembull, problemi me Bashen nuk eshte fakti se ku e ka bere shkollen, por se po shkaterron PD-ne deri ne percudnim te partise qe do sillte ne Shqiperi demokracine europiane. Ne fakt deri tani kane sjelle nje surroagato Berisho-Bashiane qe as nuk haet e as nuk pihet.

      1. Altini says:

        MeNdoj qe problemi nuk qendron te vrpra qe ka bere atje,por me pas kur u miratua ligji i dekriminalizimit.Çdo problem qe ka patur ligji e thot qarte ta deklaroje.

  3. Person shqiptar says:

    KY personazh qe ka fshehur te kaluaren e tij dhe pati guximin te bente karriere ne politike tregon edhe nje here kalbesine e shtetit shqiptar si te PS-se ashtu dhe te PD-se. Ai kujtoj se ja hodhi lumit por PD-ja duke pare se ne c’gjendje eshte mori dhe roli e “detektivit” apo “policit”. Dhe kete mire e beri. Eshte fatkeqesi per kete popull qe prodhon vetem drogaxhinj,te korruptuar,hajdute , kriminele,vrases etj etj. Mire e kane shqiptaret keto i prodhojne me shumice se ata personat e korrekt i prodhojne popujt e tjere.

  4. lesh e li says:

    Kjo eshte shqiperia: Te gjithe hajdute te ndershem. Ndersa ministrite nuk mere me pune, or shoku, meren me lekun. Pastaj, njerezit e partise nuk verifikohen. Ky vet trafikant, natyrisht genjeshtar e me siguri servil. Partia e pranon kandidat si te forte, we mbledh vota, ndoshta ka mare dhe ryshfet prej tija. Organet certifikuse Jane organe koti, qe nga ministra e rendit, te DSIK etj.

  5. Askushi says:

    E pra; “Është e habitshme , se si përgjatë gjithë këtyre viteve……”;-por aspak e çuditshme….., sepse shteti skypëtar dhe gjithë qeveritë që ka pasur, kanë qenë VRROMË dhe SHUSHUJZA për popullin dhe shqiptarët

  6. operacioni zjarri says:

    Po babai i tij, Luigji ka bere namin ne KESH. Leku çan bllokaden ose ne kete rast u zuri syte zyrtareve qebe emeronin.

  7. h says:

    Asnjë çudi.Shqipëria është e pushtuar dhe drejtohet (ose më mirë vidhet)
    nga hajdutët,drogaxhijtë,trafikantët e drogës dhe prostitucionit,kontrabandistët e armëve dhe njerëzve,
    prokurorëve palë me krimin,gjykatësve që dënojnë viktimat,guvernatorët që vjedhin bankën që drejtojnë,
    Një popull që admiron krimin do vdesi nga krimi,siç po vdes( në mynyrë figurative)

  8. Pyetja “1 milionshe” eshte: KUSH NGA LIDERSHIPI I PS E FUTI KETE PERSON NE ADMINISTRATEN E LARTE TE KOHES QE QEVERISJEN E VENDIT E KA PS, prej mes-Shtatorit te 2013 (4-vitet e para me LSI ne koalicion, gje qe duhet pare me “Kujdes”). Si erdhi ky person nga radhet e Administrates se Qeverisjes se PD-LSI ne radhet e Administrates se PS-LSI dhe me tej PS e kandidon per Kryetar bashkie ne Shkoder. Kush eshte Ai apo Ajo nga radhet e PS qe e propozoi per postin me te rendesishem ne Bashkine e Shkodres, dhe perse…???

  9. realisti says:

    As mos e coje kush ndermend qe te behen verifikime per kuadrot qe rekomandohen nga ingliterra apo amerika,kur nuk verifikohen ata me shumice nga rusia,serbia,greku e rumuni do u verifikoken ata te mbretereshes se deteve qe ja ka dash gjithmone te miren kombit tone budall

    1. Kurva loke says:

      Po kush e ka rakomanduar kete nga jashte qe flisni budalliqe. Ky eshte nje bastard qe ka blere cdo pushtet me leke ja kaq e thjeshte eshte. Jo po do merret Amerika me Valdrinin, pronarin e hotelit me ore Prestige ku shkojne lacat me kurvat

  10. sinani says:

    Nuk eshte habi per te tille persona te inkriminuar ne jeten e tyre ,sepse mjafton ti pelqeje njeshit si ne rastin e pare pra te PD edhe tani te PS dhe çdo gje merr fund!Ndaj edhe Valdinet shkojne e vijne sa andej kendej sepse kane punuar per ate çertifikim sigurie!Ndaj dhe nuk ka shtet e s’beson njeri se do te behet ndonjehere sepse Valdinet duke bere kariere kane krijuar edhe tarafin e tyre te pandeshkuesherise!Edhe ky denoncim nga ana e PD ka ardhur si pasoje xhelozie pasi te jini te bindur qe Saliu e ka ditur qe eshte me cen ne biografi e dosien ia ka mbajtur per presion ku erdhi dita dhe ja nxorri per te goditur tjeter person ! I kam dhene gjithato poste por nuk e kam ditur se kush ishte deklaron Rama me mendjelehtesine me te madhe,per ta kaperdire elektorati!Siç ke ngritur grupe pune per problemet e hallet e popullit ,ngre edhe nje grup pune per verifikimin e personave qe qeverisin nen ombrellen tende e mbase nuk do te te perseritet ky problem me!Ma paska hedhur qafiri na thote kryeministri ,tani pergjegjesia eshte indiviuale kur ai ka kaluar tere funksionet ç’ka ka dashur Partia e Njeshi Yne qe keta i shikon me shkallen e zvogelimit ne lente e ne me shkallen e zmadhimit per te na evidentuar negativitetin!Ma do mendja qe pas marrjes se kryesise se Kryetarit te bashkise se Shkodres do ta beje edhe “antar te birose politike”!

  11. kafe e hidhur says:

    prap tani po e kerkojm fajin te parardhesit..nuk eshte e drejte.kryetar bashkie shkoder e beri rama jo sala..je akuzuar sh her per raste te tilla duhet te kishe vene mend..kryetar bashkie nuk zgjidhet dokushdo dhe minimumi kryetaari kur ben listen duhet te ket nganje dosje per gjithsecilin me informazione,.se si i ka shpetuar hajde mere vesh.tani le ta haj turpin me buk.njeher qe pati mundesi te jap vizionin per shkodren deshtoi.dhe justifikimet me paraardhesit nuk i bejne mire as atij as neve

  12. Ujku Plak says:

    Si ky ka plot r.q te tjere qe duhet ti kthejne te gjitha rrogat qe kane marre ne shtete nga taksapaguesit shqipetare, dhe cfar pasurie kane tu sekuestrojne, atehere shkon haku te i zoti dhe nje mesim per te ardhmen

  13. xhemal says:

    sa thote nje genjeshter saliu e banda e tij neonaziste menjehere merret e vertete,pa folur istitucionet e shtetit.bien ne vorbullen e p ropogandes saliste

  14. xxx says:

    Filloni edhe nga deputetete ministrat, drejtoret dhe pergjegjaset e ndryshem dhe do shihni xhevaihire ne te shkuaren e tyre, te gjithe hajdute, kontrabandiste, kriminele, qe nuk kane lene gje pa bere ne kete shtet. Dihet nga te gjithe qe pa pare nuk hyn dot ne politike apo ne pune te kategorise se larte. Kjo eshte administrata dhe politika shqiptare qe ushqehet nga paret dhe punet e pista

  15. Gladiola_ Lezhe says:

    – Ky Valdrini nuk duket djal i keq.
    – Por duket qe Voltana e paska dit perpara se ky e paska pas ket kleçke, dhe ka prit pikerisht kete moment qe ta perdori.
    – Edhe institucionet monitoruese brenda dikastereve ku ka punuar e paskan dit dhe ja kane shit Voltanes pikerisht kur Valdrin Pjetri u kandidua per kryetar bashkie ne Shkoder.

    – Njerzit e Voltanes te cilët punojnë edhe sot ne Ministri te Mbrojtjes ja kan be kete dhurate te bukur Voltanes dhe shume te keqe Valdrinit.
    – Ne asnje menyre partia ime nuk do duhej te kandidonte per me e djeg Valdrinin.

  16. USA says:

    Administrata shqiptare qe nga 2005 eshte zevendesuar nga mafia dhe edi 2013 erdhi me mentalitetin qe nuk hiqte demokratet nga puna se edi ishte demokrati i Vertete dhe mbajti Plehra si puna ketij valmutit. Socialistet e ndershem jane papune ose mergim.

    1. Guçi says:

      Sakte. Pastaj Mimi e katapultoi tek sherbimet mbeshtetese. Fale Arjan Krajes dhe milionave qe ndanin bashke. E vetmja pune qe di te beje ky medioker eshte ti jape dhoma me ore lacave me kurva tek hoteli vet Prestige tek TEG

  17. muci-muci says:

    Z.Pjetri eshte i deklaruar socialist, ne Ministrine e Mbrojtjes nuk e mori Arben Imami por Mimi Kodheli.
    Ka qene krahu i djathte i saj ne fushatat elektorale te PS-se ndaj e mori edhe ne Ministri.
    i ati i tij ka qene gjithmone funksionar i larte ne qeverisjet e PS-SE…

  18. Driko says:

    Agjencia qe ka punuar ky ne 2010-2014 varej nga ministria e brendshme apo e financave dhe ekonomise? Apo doni me ja faturu lulit si minister brendshem ne 2019-2011 kur eshte emeru valdrini…o media preshi verifikojeni e hidheni…

  19. Lexuesi i durueshem says:

    Paska goxha CV si kuader dhe paska punuar ne shume sektore te rendesishem. Fillimisht paska qene ne PD, ne lsi dhe tani ne PS.
    Pehlivanet nuk rrine dot ne nje vend, ne nje parti, ne nje ministri, kjo dihet, po si nuk e mori vesh ky kryeministri yne(?!) se ata, qe levizin si pehlivanë, mbartin me vete pehlivanlleqet e partise se likemonikes e salilulziut!
    Kryeministri im dhe i gjithe vendit tim! Po humbet pike çdo dite! Ne kete rast edhe ti ke pergjegjesine tende per miratimin e Valdrinit si kandidat te PS per Shkodren. Nuk kishte Shkodra nje tjeter njeri te paster, jo nga PS, as nga pd e lsi, por shkodran?!
    Nese vertetohet, qe ky Valdrini eshte ”pehlivan i madh”, qe hidhet nga nje dege ne tjetren, nga nje ministri ne tjetren, nga nje parti ne jetren, duke fshehur pasurine e krijuar me mashtrime, servilizma, dmth ne rruge joligjore, t’i sekuestrohet e gjithe pasuria dhe te shkoje ne qeli. Ne te kunderten, ne se eshte i paster, te vazhdoje punen dhe te mbahet nen kontroll te rrepte ne administrimin e fondeve, tenderave apo ne investimet per Bashkine e Shkodres. Ne shkeljen me te vogel, te shkarkohet dhe t’i jepet drejtesise.

  20. Tironci says:

    Pyetja eshte:
    kush ja rekomandoi Rames kete kandidat ???!!!

  21. Faslli Flluska says:

    Që vlera për të bërë karierë në këtë vënd rritet shumë nga fakti po të kesh qënë në burg, kjo nuk është një gjë e re. Le të marrim Sokol Olldashin, një figurë të cilin, tani pas vdekjes duan ta paraqesin si ëngjëll. Ai kurrë nuk pyeste, se çfarë shkolle dhe eksperience kish një kandidat në emërimet që bënte, kjo për të ishte fare pa vlerë. Ai donte vetëm të dinte nëse kandidati kish qënë në burg dhe për çfarë. Për ata që kishin qënë në burg për vrasje dhe me ndërhyrje kishin dalë, gëzonte një respekt të madh. Pastaj vinin me radhë ata që kishin qënë për vjedhje, përdhunime, etj., dhe në shkallën e fundit vinin ata për kultivim dhe shpërndarje droge. Për këta të fundit nuk para kish shumë respekt, për faktin se respektin e ruante për ata që i drejtonin nga jashtë dhe kurrë nuk hynin vetë në burg.
    Për zotin Olldashi dhe tipa si ai, (Jooooo, se mos më keqkuptoni, nuk e fus Ramën këtu!) nuk kish fare rëndësi kualifikimi nëpërmjet shkollës, rëndësi kish kualifikimi nëpërmjet burgut. Sepse ai e dinte mirë, që pushteti në Shqipëri merret dhe mbahet vetëm nëpërmjet këtij kontigjenti. Zgjedhjet e lira, kandidimi nëpërmjet garës paraprake brënda partisë e më the e të thashë, për tipa si Olldashi e kompani janë thjesht ushqim për kafshët ripërtypëse, tallash, asgjë më shumë.

  22. ASU says:

    O USA, un jam socialist i vjeter, qysh prej 1992 dhe jam pikerisht i nje mendje me ty. Vete jam pa pun por kam nje njeri te afert qe punon ne administraten e sotme te Rames dhe di qe neper zyra mbi 70% jane PD-ista, sikur edhe ky valdrini. Rama veq me socialistat nuk asht, po me dreqin e te birin asht gati me u ba e me qeveris.

  23. ASU says:

    O USA, un jam socialist i vjeter, qysh prej 1992 dhe jam pikerisht i nje mendje me ty. Vete jam pa pun por kam nje njeri te afert qe punon ne administraten e sotme te Rames dhe di qe neper zyra mbi 70% jane PD-ista, sikur edhe ky valdrini. Rama veq me socialistat nuk asht, po me dreqin e te birin asht gati m’u ba e me qeveris.

  24. Daja says:

    Paulin sterkaj ja rekomandoi lidhja pd dhe pjerin ndreu dhe lindita nikolla ushtare saliut bejne pallate me or take shikasit saliut.

  25. Liu Cakut says:

    Ja rekomandoi Tom Doshi

  26. Nik says:

    Vazhdon lufta e “kllasave” si ne kohen e Enverit dhe luften me te ashper e bejne vete njerezit nen udheheqjen e partive! Po nje i ri edhe mund te gaboje ne ate moshe si rasti i Z. Pjetri dhe pastaj per te eshte fundi i botes!? Nuk mund te rehabilitoen keta te rinj!? Ne se reflektojne duke pumuar fort dhe ndershem pse t’i ndalojme keta njerez te zote, ne se jane te tille, te ecin perpara dhe te kontribojne per shoqqerine dhe vendin!? Ligji i Dekriminalizimit per mendimin tim eshte bere edhe me frymen e luftes se “kllasave”. Ai qe ka nje “njolle” ne biografi, pamvaresisht nga aktiviteti i tij i metejshemne, eshte i denuar per jete.

  27. Jaku says:

    Po ne Shqiperi krimi dhe kriminelet kane qene ne pushtet dhe ne poste drejtimi.Pse habiteni???.Kujtoni kush ka qene ne pushtet Saliu, Nanoja qe ishin kriminela dhe ata qe u shkonin pas ishin kriminela.Prandaj nuk ka gje per tu habitur.Pyetja qe shtrohet eshte : Akoma kriminelave do tua leme shtetin???

  28. Pedro i ri says:

    Tipiku i te riut qe pasurohet shpejt duke shfrytezuar postin zyrtar.
    Nje hijene si ata qe e emeruan ne detyrat ku ai abuzoi.
    Tani duhet ti dorzoje te gjitha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje