PSG në kundërsulm, kërkon talentin e Real në shkëmbim të Neymar

14 Gusht 2019, 21:50Sport TEMA

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, skuadra e Paris Saint Germanin kërkon të përfshijë sulmuesin 19-vjeçar brazilian Vinicius Jr në bisedimet me Real Madrid për transferimin e Neymar te “merengues”.

Ai që ka bërë propozimin ka qenë drejtorti sportiv i PSG-së, Leonardo, që ka një debulesë për talentin brazilian.

Leonardo e konsideron Vinicuis Jr si të përshtatshëm për PSG-në. Jo vetëm kaq, por sulmuesi i ri do të mbushte boshllëkun që do të krijohej nga largimi i Neymar, që kërkohet nga ngulm si nga Barcelona ashtu dhe nga Real Madrid.

Gjithsesi, përgjigjja e “los blancos” ka qenë e menjëhershme, JO, duke refuzuar këtë shkëmbim. Vinicius mbërriti verën e kaluar te Real Madrid, ku në total luajti 31 ndeshje dhe realizoi 4 gola.

Ai pritet të jetë protagonist sezonin e ri me “merengues”, pasi trajneri Zinedine Zidane synon t’i besojë një fanellë si titullar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje