Rama publikon mesazhin e Pëllumb Kullës për Teatrin: Ja çfarë kërkon regjisori, aktori, diplomati dhe profesori që ra viktime e luftës së klasave e punoi në gurore

Kryeministri Edi Rama ka sjellë një tjetër zë pro ndërtimit të një teatri të ri. Ai është Pëllumb Kulla, aktor dhe regjisor, i vlerësuar me çmimin “Mjeshtër i Madh”.

Kulla vë theksin tek ndërtimi i një teatri të ri, njësoj si në vendet e tjera Europiane, teksa shprehet se kjo situatë e krijuar, po e heq vëmendjen nga problematika e vërtetë mbi teatrin.

“Regjisori, aktori, diplomati dhe profesori i mirënjohur Pëllumb Kulla (që më 1967 ra viktimë e luftës së klasave dhe biografia me njollë e çoi për riedukim në gurore e miniera), me një jetë të tërë kontributesh në botën e skenës dhe spektaklit shqiptar për të cilat është vlerësuar me titullin Mjeshtër i Madh, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar.

Pëllumb Kulla:

Për më shumë se 70 vjet ne nuk kemi patur një ndërtesë të përshtatshme për teatrin qendror. Mjafton të them se ajo ishte shumë larg me shoqet e saj të Europës, po se po, por ajo ishte edhe më e papërshtatshme edhe se disa teatro të vendit. 

Në atë kompleks të ngritur nga italianët, u bë jetëgjatë një dramaturgji, pjesa më e madhe e të cilës meriton të mos kujtohet më.

 Mendoj dhe shpresoj se edhe kjo, në korpusin e ri do të realizohet nëpërmjet veçimit të një pavijoni memorialistik, ku mund të ruhej edhe një maket i madh i godinës së teatrit të deritanishëm, ku mund të ekspozoheshin kostumet e paharruara, që nga ai i Hamletit të Shekspirit, Ezopit dhe Kleas të Figuereidos dhe deri tek ato të Halilit dhe Hajries të Kol Jakovës. 

Në atë ambient muzeal mund të gjenden shfaqje të filmuara apo radiofonike, këndi i dramaturgëve, ai i regjisorëve dhe i skenografëve, makete dekoresh të qëlluara dhe plot elementë që do të plotësonin nevojat shpirtërore të atyre artistëve, që me ashk kërkuan muaj me radhë restaurimin e plotë të ndërtesës. 

Përshëndes atmosferën optimiste që po krijohet dhe mezi pres ditën kur problemet e teatrit do të fokusohen, jo më tek ndërtimi historik i korpusit teatror, që ndodh njëherë në mijëra vjet, por tek problemet e vërteta dhe të përditshme të teatrit kombëtar, të dramaturgjisë kombëtare. 

Uroj të jetë sa më i shpejtë fillimi i punimeve dhe qoftë e afërt dita kur të sakrifikohen ngrehinat e dy teatrove “ndërkombëtarë”, që t’i bëjnë vend ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë!

 

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Rama publikon mesazhin e Pëllumb Kullës për Teatrin: Ja çfarë kërkon regjisori, aktori, diplomati dhe profesori që ra viktime e luftës së klasave e punoi në gurore”

  1. Olimpia says:

    Z.Rama ,kur ka diskutume te tilla,zgjidhja me e mire eshte nje referendum i popullit te Tiranes.Ne fund te fundit shprehja ,,teatri kombetar,,nuk ka kuptim .Te gjithe teatrot jane ,,kombetare,,dhe shprehja ,,teatri popullor,,eshte perfaqesuese dhe nuk ka asgje ideologjike .Nese populli i Tiranes e do ,le te behet vetem mbi truallin e Teatrit ,me nje fond shteteror dhe nje takse te vogel nga qytetaret e Tiranes .Nuk besoj se 2 …3. euro per cdo qytetar te rritur do te ishte sakrifice e madhe
    ..Dicka tjeter…ka nje tregim te jashtezakoneshem te Sh Musarajt…Isha une Cobo Rrapushi,,.Dhe nje kategori politikanesh dhe personazhesh jane bere me keq se Cobo Rrapushi,i cili pjesmarrjen ne lufte e kishte shnderruar ne nje medalje mburraveci te bezdseshme dhe njerezit nuk e duronin dot .Edhe ju z.Rama ,,30 vite pas renies se murit te Berlinit jeni bere me keq se Cobo Rrapushi ,kur na e paraqet P.Kullen ,natyrisht nje figure e merituar ne art,sikur ka vuajtur ne Aushvic.Edhe ata qe punonin ne gurore ishin njerez ,bile te jashtzakoneshem sepse pa gure nuk mund te ndertoheshin themelet.Na mjaftojne Tufat,Alibejajt,Butkat ,Alizotet dhe pinjolle te tjere te tradhetareve qe u keni dhene para,tituj dhe funksione .Beni nje rekomandim ne shkolla ,te rinjte le te kuptojne se edhe ne ato kohra ata qe mburreshin me te kaluaren shoqeria i stigmatizonte dhe ironizonte.

  2. Edi says:

    Prape ky?!
    Po ke dhe kur beri per te qeshur ky?!
    Me cfare?!
    Me “hapi syte e zese moj”?!
    Me “dasmen e Malos” , qe duhej te prisje 10 min shfaqje per te degjuar nje batute qe provokonte buzeqeshjen qe te jep nje skec ibpare 200 here?!
    Ky?!?! Me ata banalitet(humor) ne kohen e : Woody Allen, Sordit, Berdones, Nutit … etj?!
    E shumta qe ky mund te thote per artin eshte: epoka komuniste nuk me la te bej art! Asgje me shume….
    Ose te thote: Me falni, krijova banalitet nga halli… me dush te merrja nje rroge…
    Kur do pushoni(Rama e di qe ky eshte medioker) se krijuari kete kategori mitesh?! N’a fyeni…

  3. Edi says:

    Prape ky?!
    Po ke dhe kur beri per te qeshur ky?!
    Me cfare?!
    Me “hapi syte e zese moj”?!
    Me “dasmen e Malos” , qe duhej te prisje 10 min shfaqje per te degjuar nje batute qe provokonte buzeqeshjen qe te jep nje skec ibpare 200 here?!
    Ky?!?! Me ata banalitet(humor) ne kohen e : Woody Allen, Sordit, Verdones, Nutit … etj?!
    E shumta qe ky mund te thote per artin eshte: epoka komuniste nuk me la te bej art! Asgje me shume….
    Ose te thote: Me falni, krijova banalitet nga halli… me dush te merrja nje rroge…
    Kur do pushoni(Rama e di qe ky eshte medioker) se krijuari kete kategori mitesh?! N’a fyeni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *