Server i përgjigjet Daçiçit: Millosheviçi ishte armik më i madh i Serbisë se Klintoni e Albright

“Madeleine Albright dhe Bill Klinton i ndihmuan Serbisë të çlirohej nga Sllobodan Millosheviqi dhe kështu të krijojë shansin që Serbia të bëhet demokraci europiane”, kështu u shpreh për gazetën e Beogradit, “Danas”, Danniel Server, profesor i Universitetit Johns Hopkins” të Uashingtonit, transmeton Blici serb.

Ai kështu komentoi pohimin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiçit, sipas të cilit populli serb nuk do të ketë amriq më të mëdhenj se ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clintonin, dhe ish-sekretaren e Shtetit amerikan, Madeleine Albright.

Në lidhje me konstatimin e Daçiçit se Serveri, i cili e kishte kritikuar për shkak të deklaratës se do t’u bëjë thirrje serbëve në Amerikë që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të votojnë për republikanin Donald Trump “dëshiron që të drejtën që e kanë shqiptarët në SHBA t’ua suspendojë serbëve që jetojnë atje”, Server është shprehur se “Daçiç në mënyrë dëshpëruese përpiqet të mbulojë gabimin e vet personal që e ka bërë duke paralajmëruar se Qeveria serbe do të përzihet në zgjedhjet amerikane në favor të Trumpit”.

Server, kohë më parë kishte deklaruar se nuk ishte vendim i mençur i Daçiçit që në zgjedhjet e ardhshme në SHBA të organizojë fushatë ndër mërgimtarët serbë për mbështetje të Trumpit, sepse kështu ka rritur vetëm atë që kushdo që të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA nga radhët e demokratëve, Daçiçi, ndoshta edhe Serbia, do të konsiderohen për armiq.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Server i përgjigjet Daçiçit: Millosheviçi ishte armik më i madh i Serbisë se Klintoni e Albright”

  1. Piro says:

    Shume e vertet! Nacionalizmi Milloshevicit e futi serbine ne lufte me gjithe shtetet ish jugosllave. Me genocidin qe ndermori ndaj shqiptarve Ai mundesoi nderhyrjen e NATO-s dhe shkeputjen e Kosoves. Milloshevici ishte antishqiptar por veproi si proshqiptar.

  2. Titi says:

    Serbet jane nje nga popujt me te trashe ne rruzudhin toksor! Dacic nje idjot qe mendon se eshte i mencur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *