Shkup, lirohet nga burgu ish- luftëtari i UÇK: Reagon Serbia

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë liruar nga paraburgimi ish luftëtarin e UÇK, Tomorr Morina i cili ishte ndaluar disa ditë më parë në bazë të një urdhër-arresti të nxjerrë nga Serbia.

Gjykata e Lartë në Maqedoninë e Veriut la në fuqi vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit e cila arsyetoi se nuk përmbushen kushtet ligjore për ekstradim në Serbi.

Ish- luftëtarit të UÇK, Morina i janë dhënë sendet personale në burgun e Shutkës dhe është nisur drejt Kosovës.

Tomor Morina, me shtetësi të Kosovës dhe të Mbretërisë së Bashkuar u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Bllacës më 24 korrik. Ai akuzohet nga autoritetet serbe për krime të kryera gjatë luftës në viteve 1998- 1999 në Kosovë.

Ministria e Jashtme serbe reagoi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Maqedoninë e Veriut për të mos ekstraduar ish luftëtarin e UÇK duke thënë se edhe njëherë u tregua se politika është mbi ligjin.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Shkup, lirohet nga burgu ish- luftëtari i UÇK: Reagon Serbia”

  1. ¬ says:

    Ti themi Maqedonis që Jugosllavia ka vdekur, apo ta lëmë ngordhesiren sllave në délire sans fin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *