Ushtron presion mbi Inter, Chiellini: Nuk mund të fshihen më!

Pas miqësores verore tradicionale të Villar Perosa ndërmjet Juve A dhe Juve B, mbrojtësi bardhezi, Chiellini ka folur mbi sezonin e ardhshëm në Seria A dhe për sfidën me Inter për titullin kampion.

“Inter, edhe sezonin e kaluar kishte kontigjentin për të fituar titullin kampion në Seria A dhe tani është përforcuar edhe më shumë. 

Me Inter dhe Napolin besoj se shtë krijuar një distancë, por në fund do të jetë fusha që do të flasë. Nuk do të jetë e lehtë si gjithmonë për të fituar”, deklaroi Chiellini.

“Do të ketë pak presion mbi ne, por edhe në shpatullat e Inter, sepse një skuadër që ka bërë një merkato si kjo, nuk mund të vazhdojë të fshihet dhe të thotë se nuk duhet të fitojë. 

E njëjta gjë vlen edhe për Napolin. Jemi tre skuadra me objektivin për të fituar”, u shpreh kapiteni juventin, Chiellini.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *